Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Shefes së Onkologjikut Silvana Çeliku i është hequr së fundmi titulli “Profesor i Asociuar”. Gazetari Osman Stafa ka kritikuar Çelikun, për qëndrimin e saj në detyrë në kundërshtim me ligjin.
Sipas tij, ajo duhej të dilte në pension në vitin 2021, por arriti të mbajë postin falë një titulli akademik të marrë në mënyrë të paligjshme. Bëhet me dije se mjeku Helidon Nini e paditi në Gjykatë, me argumentin se ky titull, i është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Gjykata vendosi anulimin e titullit të Çelikut si "Profesor i Asociuar", por ajo vazhdoi të qëndrojë në detyrë. Një tjetër fakt që vihet në pah nga gazetari është edhe se bashkëshorti i Çelikut ka marrë pjesë në procedurën për dhënien e titullit "Profesor i Asociuar" duke ja dhënë kështu bashkëshortes së tij.
Stafa ngre pyetje mbi arsyet pse Çeliku relativizon mungesën e ilaçeve kimio dhe skandalet në pavionin e Onkologjikut.
Gjithashtu ai e akuzon atë për deklarata të pavërteta dhe për mbrojtjen e një sistemi të korruptuar. Gazetari thekson se nuk ka njohje personale me Çelikun apo Ninin, dhe shprehet kundër deklaratave të saj skandaloze, që sipas tij dëmtojnë pacientët.
SHEFJA E ONKOLOGJIKUT, SILVANA ÇELIKU, NË DETYRË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN
Znj. Çeliku në 2021, duhet të dilte në pension. Por kjo nuk ndodhi, pasi shumë afër ditës së pensionimit të saj, ajo merr një titull: "Profesor i Asociuar". Ky titull i dha mundësinë asaj, të qëndronte ende në punë dhe të emërohej Shefe e Onkologjikut.
Një mjek tjetër i Onkologjikut, Helidon Nini bën padi në Gjykatë, me argumentin se ky titull, i është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Gjykata ka arritur në konkluzionet:
1. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë nuk i ka përcjellë Departamentit të Kirurgjisë dosjen e kandidates Silvana Çeliku për titullin akademik "Profesor i Asociuar", në shkelje të ligjit për arsimin e lartë dhe Rregullores së UMT-së.
2. Departamenti i Kirurgjisë nuk është njohur me dosjen e aplikantes, nuk është mbledhur asnjëherë për ta shqyrtuar aplikimin dhe nuk ka asnjë vendimmarrje lidhur me të.
3. Drejtuesi i Departamentit të Kirurgjisë, bashkëshorti i Silvana Çeliku, në konflikt të pastër interesi, ka marrë pjesë në procedurën për dhënien e titullit "Profesor i Asociuar" bashkëshortes së tij.
4. Drejtuesi i Departamentit nuk ka njoftuar anëtarët e Departamentit për aplikimin, nuk ka thirrur asnjë mbledhje apo të ketë kërkuar marrjen e një vendimi, por në shkelje të detyrimeve ligjore, ka caktuar një komision të posaçëm për të vlerësuar dosjen e bashkëshortes së tij.
5. Nisur nga shkeljet e rënda proceduriale, Gjykata ka vendosur konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit për dhënien e titullit akademik "Profesor i Asociuar" dhe heqjen e këtij titulli zonjës Silvana Çeliku.
________
Pra znj. Çeliku është në atë detyrë vetëm si pasojë e atij titulli, që Gjykata e Shkallës së Parë, ia ka hequr, pasi vlerëson se është marrë në kundërshtim me ligjin dhe në konflikt interesi.
A është kjo arsyeja se pse znj. Çeliku, nuk flet për mungesën e ilaçeve kimio, të cilat nëse nuk jepen sipas protokollit nuk kanë asnjë vlerë për pacientin?
A është kjo arsyeja, marrja e një titulli në mënyrë të padrejtë, që shefja e onkos, të relativizojë skandalet e atij pavioni?
p.s Unë nuk kam asnjë lloj njohje personale me Silvana Çelikun as me Helidon Ninin. As kam pasur të bëj dhe uroj që asnjëherë të mos të kem të bëj me të dy. Me emrin e znj. Çeliku jam njohur për herë të parë në Dosjen "Onkologjiku" dhe për herë të dytë në Komisionin e Shëndetësisë, ku ajo raportoi për skandalin.
Gjithë këto kohë ende nuk kam arritur të jap një përgjigje pyetjes: Si ka mundësi të bëj ato deklarata, ku ndër më skandalozet ishte; "mungesa ka pasur edhe do ketë"?
Si mund të flasë një shefe kështu? Në vend që ajo të ngrejë kujën se ilaçet kimio mungojnë, ajo relativizion çdo gjë.
Më bëri shumë përshtypje, sesi mbronte një sistem (Onkologjikun), i cili në momentin që ajo po fliste mungonin 4 medikamente shumë të rëndësishme. (Gemcitabina, irinotekani, erlotinib, paxlitacel).
Pastaj, jo njerëzore, ishte deklarata e saj per të ndjerën, zysh Ina Kasimatin. Si mund të flasësh duke hedhur baltë mbi deklaratat e së ndjerës, teksa ajo s'mund të të kthej përgjigje? Dhe Silva Çeliku gënjen kur thotë se nuk e njihte, pasi siç thonë kolegët e saj, e njihte shumë mirë.
Më besoni, unë kurrë nuk do të shkruaj për një mjek, veçse kur ka vendime gjykate, apo kur bëjnë deklarata skandaloze, duke mbrojtur të pavërtetën, në dëm të pacientit.
Jam me të gjithë ata mjekë të cilët punojnë ndershmërisht, e duan këtë vend dhe duan të bëjnë më mirë për shëndetësinë shqiptare.
PODGORICË- Një shqiptar është ndaluar nga policia ditën e sotme në Podgoicë. Siç raportohet dyshohet se ai i ka dh&e...
SARANDË- Një turk është arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 26-vjeçari me iniciale Z.G po drejtonte ...
foto ilustruese SELENICË- Një 65-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Selenicë. Mësohet se...
foto ilustruese VLORË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë-Zvërnec. Mësohet...
foto ilustruese FIER- Tre persona të moshave 50 deri në 60 vjeç janë infektuar me “Ethet e Nilit” në Fier. Tre ...
pamje nga ngjarja GJIROKASTËR- Arrestohet një person në Gjirokastër ditën e sotme. Mësohet se D.B, banues në lagjen...
pamje nga ngjarja ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë. M&...
foto ilustruese ELBASAN- Dy persona janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Elbasan. B&...
foto ilustruese ELBASAN- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se I.Ç 38 vjeç dhe R....
foto ilustruese DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e mesditës së sotme në Durrës. Mësohe...