Finlanda do t'i bashkohet mbrojtjes bërthamore të Macronit
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Në fshatin Neviçisht vetëm pak km larg Korçës këtë 14 shtator dyert e shkollës nuk u hapën. Shkak ësht&...
Një tjetër shkollë nuk arriti dot të hapte dyert këtë shtator në qarkun e Korçës. Shkolla fillore e Eçme...
Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, ka thyer heshtjen në një intervistë të bujshme të dhënë këtë javë...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar se ka marrë oferta politike nga subjekte të ndryshme, por ka vendosur të vijojë aktivit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Një tjetër aksident është shënuar sot në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Një automjet ka dal&eum...
Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij n...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat bombë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se qeveria Rama b&e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet se plagosi me drap&eum...

Situata në Lindjen e Mesme është prej vitesh e ndezur dhe, për këtë arsye, protokollet e tyre u imponojnë rregulla për siguri të shtuar ndaj personelit të tyre diplomatil. Ndodh që masat e përforcuara të krijojnë edhe situata alarmante, por që përfundojnë në çështje banale.
Diçka e tillë ka ndodhur me Ambasadën e Katarit në Tiranë. Në fillim të nëntorit 2025, një defekt i sajuar në automjetin me të cilin lëvizte titullari i selisë diplomatike, ngriti shqetësim të madh në radhët e stafit të përfaqësisë së huaj.
Mercedezi me targa diplomatike, me të cilin udhëtonte ambasadori nga rezidenca e banimit drejt zyrës e kthim, si edhe në takime zyrtare, pëson defekt në rrugë. Nga verifikimi teknik, rezultoi se në vajin e automjetit ishte hedhur qëllimishtë një lëndë, që ngjante me “sheqer”.
Episodi ngriti nivelin e sigurisë, nxiti një hetim të brendshëm administrativ nga ana e Ambasadës, si edhe angazhoi strukturat e Sigurisë në Shqipëri, deri në nisjen e një hetimi penal nga ana e Prokurorisë së Tiranës.
Hetimet, deri në këtë fazë, kanë arritur në konkluzionin se nuk bëhej fjalë për ndonjë veprim subversiv ndaj ambasadorit të Katarit. Prokurorët dyshojnë se incidenti ka ndodhur për shkak të një konflikti banal ndërmjet shoferëve që punojnë në Ambasadën e Katarit.
Një incident, i cili, sipas Prokurorisë, duhet të çonte pas hekurave shoferin personal të ambasadorit, shtetasin Shkëlqim Z. (emri dhe incialet janë ndryshuar nga redaksia), për veprën penale të “veprimeve të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”.
Megjithatë, Gjykata është treguar më e butë me personin e dyshuar, duke caktuar ndaj tij masën e “detyrimit për paraqitje”. Sipas togave gjyqësore, nuk duket se ka element që të mbështesin fuqishëm idenë se “incidenti” lidhej me jetën apo shëndetin e ambasadorit.
Provat e deritanishme, sipas dokumenteve të lexuar nga “Boldnews.al”, tregojnë se gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes shoferëve.
Në 6 nëntor 2025, shoferi i ambasadorit të Katarit, Shkëlqim Z., duke shkuar për të marrë titullarin e tij në rezidencën e banimit, pëson një defekt në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë një qendër tregtare. Ai njofton eprorët e tij, të cilët dërgojnë një automjet tjetër për të marrë ambasadorin, ndërsa Mercedesi me defekt tërhiqet dhe dërgohet tek koncesionari për riparim.
Gjatë kontrollit të mjetit, u konstatua se defekti në mjet kishte ardhur për shkak se në depozitën e vajit të motorit gjendej një lëndë e huaj, që ka bllokuar funksionin e saj. Ekspertët autoteknikë arritën në konkluzionin së lënda e huaj ishte “sheqer”, i cili, i kombinuar me vajin, ka krijuar një shtresë të trashë që ka bllokuar tubacionet qarkulluese.
Pasi u zbulua shkaku i defektit, stafi i Ambasadës nisi një hetim administrativ për të zbuluar autorin, pasi bëhej fjalë për makinën e Ambasadorit dhe, nëse mund të ndodhte ndonjë problem i rëndë gjatë lëvizjes së titullarit, pasojat mund të ishin të rënda.
Për të zbuluar autorin dhe qëllimin, u angazhuan edhe institucionet ligjzbatuese shqiptare, të cilat u vunë në dijeni menjëherë nga stafi i Ambasadës.
Pas pyetjeve e ripyetjeve të shoferëve dhe përgjegjësve të tyre, të gjithë staf shqiptar, autoritetet hetimore arritën të krijonin një panoramë të asaj që mund të kishte ndodhur.
Të dhënat hetimore tregojnë se mes shoferëve të Ambasadës ka pasur një situatë debati, pasi dy prej tyre u ishte rritur rroga, ndërkohë që drejtuesi i mjetit të ambasadorit nuk kishte pasur një fat të tillë.
Ky i fundit dyshonte se përjashtimi i tij nga rritja e rrogës duhet të kishte ardhur nga përgjegjësi i tij, me të cilin kishte pasur debate të vazhdueshme.
Ndërkohë, prokuroria e Tiranës thotë se mësoi në rrugë operative që shoferi i ambasadorit besonte se automjeti i titullarit, i cili kishte bërë shumë kilometra, mund t’i shitej për një çmim të lirë përgjegjësit të tij. E, në këto kushte dyshon prokuroria, shoferi Shkëlqim Z. (me emër e iniciale të ndryshuara), ka dëmtuar mjetin me “sheqer”, me qëllim që makina të prishej dhe të dilte tërësisht jashtë qarkullimit.
Por, ky veprim i nxituar i shoferit, i rrezikoi atij seriozisht lirinë. Prokuroria e Tiranës, pasi kreu hetimet, kërkoi nga gjykata e kryeqytetit arrestimin e tij, nën dyshimet për veprën e rëndë penale “Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”.
Prokuroria argumentoi në kërkesën e saj se, autori i dyshuar, me veprimin e tij, ka cënuar jetën dhe shëndetin e ambasadorit të Katarit, një funksion i mbrojtur ndërkombëtarisht.
“Nga informacionet e administruara, sipas organit të akuzës, rezultojnë tensione në vendin e punës, një paralajmërim ndaj tij, një pakënaqësi lidhur me rritjet e pagave të kolegëve dhe një mosmarrëveshje me një punonjës tjetër të Ambasadës, për të cilin ai dyshonte se kishte ndikuar në trajtim të diferencuar. Edhe pse motivi nuk përbën prove të drejtpërdrejtë fajësie, ai shërben si element që forcon indiciet e tjera”, thuhej në dosjen e Prokurorisë së kryeqytetit, në të cilën kërkohej masa e sigurimit “arrest me burg” për autorin e dyshuar të incidentit.
Megjithatë, gjykata e Tiranës, në 17 shkurt 2026, vendosi të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë, duke e konsideruar atë të bazuar në prova e fakte.
Prokuroria e ankimon vendim në Apel. Gjykata e shkallës së dytë, në 3 mars 2026, vendos masën “detyrim për paraqitje” për autorin e dyshuar.
Në seancën për paraqitjen e informacionit dy-mujor të ecurisë së hetimeve, autori i dyshuar kërkoi shfuqizimin e masës së sigurimit në gjykatën e shkallës së parë. Kërkesa e tij u refuzua nga gjykata e shkallës së parë në 10 mars 2026 dhe u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, në 5 prill 2026.
Një aksident rrugor është regjistruar në hyrjen veriore të Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të shinave të trenit, ku...
Ajri që ndihet në rrugët e boshatisura të Cossombratos është surreal. Një fshat i vogël i zhytur në kodrat e Asti...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Astit, pranë Torinos në Itali. Një 59-vjeçar shqiptar ka vrarë sh-...
Banonte përkohësisht në Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta (koka...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të pun&eum...
Një qarkore e re për emigracionin në Greqi ka ngritur shqetësime të forta te komuniteti shqiptar, pasi pritet të ndikojë drej...
Aksident i rëndë në autostradën Çermë Lushnje në fshatin konjat. Një automjet është përplasur dhe ka m...
Një 28-vjeçar, David Prendi, ka rënë në prangat e policisë, pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga SPAK, pasi...
Publikohen videot e arrestimit të tre personave të akuzuar si autorë të vrasjes së shqiptarit Miklovan Dakaj, në Spanjë....
Prej katër vitesh, shqiptarët e varfër paguajnë dy herë për të pastruar resortet e oligarkëve, apo vilat ku jetojnë...