590 milionë lekë ‘rrush e kumbulla’/ SPAK zbuloi ‘mal’ me shkelje nga Erion Isai për rrugën Korçë-Ersekë
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si n...
Bujqësia ka qenë historikisht një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, duke siguruar jetesën për një pjesë të madhe të popullsisë rurale dhe duke kontribuar ndjeshëm në prodhimin vendas. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, ky sektor është përballur me një degradim të vazhdueshëm, që sipas vetë fermerëve dhe agropërpunuesve lidhet drejtpërdrejt me politikat e ndjekura nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama dhe projekti politik i quajtur “Rilindja”.
Njeriu që dy mandatet e parë qeverisëse i nisi duke kanabizuar vendin dhe vijoi më pas më vjedhjen e fondeve që Bashkimi Europian jepte për Shqipërinë, duke çuar deri në bllokim të kësaj mbështetje nga BE, ka dalë sot duke bërë propagandë me “femerë” në një takim të organizaur nga Ministria e Bujqësisë.
Ndërsa fermeri shqiptar ka falimentuar dhe fshati është braktisur, Edi Rama ka vijuar me propagandë pikërisht aty ky puna e qeverisë së tij është më zi se kudo, tek integrimi i bujqësisë dhe përafrimi me standardet europiane. Ndërkohë që mban në zyrë Frida Krifcën, e akuzuar nga BE-ja për zhdukjen e fondeve të IPARD dhe për këtë shkak fermeri shqiptar është i përjashtuar edhe nga ajo pak ndihmë që vinte nga jashtë, Edi Rama ka vijuar talljen me bujqit duke u përmendur përralla më investime.
1. Premtimet elektorale të Edi Ramës dhe realiteti i hidhur
Në fushatat elektorale, Partia Socialiste premtoi një transformim rrënjësor të bujqësisë:
subvencione për fermerët dhe blegtorët,
ulje të kostove të prodhimit,
rritje të eksporteve,
investime në infrastrukturën ujitëse dhe zhvillimin rural,
formalizim dhe mbështetje për fermerin e vogël.
Megjithatë, 13 vite më vonë, realiteti në terren tregon një situatë krejtësisht të kundërt. Fermerët protestojnë, produktet bujqësore mbeten stok, hidhen në kanale ose shiten nën kosto, ndërsa shumë familje rurale janë në prag falimentimi. Fshati është braktisur, toka ka mbetur djerrë.
2. Mungesa e subvencioneve dhe politikat fiskale të dëmshme
Një nga problemet më të mëdha që evidentohet është mungesa e subvencioneve reale dhe të qëndrueshme. Ulja e TVSH-së për imputet bujqësore u paraqit si lehtësim për fermerët, por në praktikë u shoqërua me një masë tjetër shumë më dëmtuese:
ulja e rimbursimit të TVSH-së nga 20% në 6%.
Kjo politikë goditi drejtpërdrejt konkurrueshmërinë e fermerëve shqiptarë, duke i bërë ata më të pafavorizuar krahasuar me prodhimet e importuara, të cilat shpesh vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës.
3. Rritja e kostove të prodhimit
Një tjetër faktor kyç në kolapsin e bujqësisë është rritja e kostos së naftës dhe energjisë. Fermerët paguajnë të njëjtin çmim për karburantin si qytetarët në Tiranë, madje në disa raste më të shtrenjtë sesa karburanti për mjete luksi apo jahte turistike.
Kjo situatë është absurde në një vend që pretendon të mbështesë prodhimin vendas dhe e kthen bujqësinë në një aktivitet ekonomikisht të paqëndrueshëm.
4. Problemet strukturore: ujitja dhe pronësia e tokës
Pas më shumë se tri dekadash nga rënia e komunizmit, çështja e pronësisë së tokës mbetet ende e pazgjidhur, duke krijuar pasiguri juridike dhe duke penguar investimet afatgjata në bujqësi.
Njëkohësisht, mungesa e ujit për vaditje tregon dështimin e shtetit për të garantuar kushtet minimale për prodhim.
5. Pasojat sociale: shpopullimi dhe emigrimi
Kolapsi i bujqësisë nuk është vetëm një problem ekonomik, por edhe një krizë sociale. Fshatrat po boshatisen, të rinjtë largohen masivisht nga Shqipëria dhe fermeri i vogël nuk sheh më asnjë perspektivë në vendin e tij.
Alternativat që i janë lënë fermerit shqiptar nga Edi Rama janë vetëm dy: falimentimi ose emigrimi.
6. Mungesa e një vizioni dhe programi afatgjatë
Në thelb, problemi kryesor është mungesa e një strategjie të qartë dhe afatgjatë për zhvillimin rural. Politikat e fragmentuara, vendimet fiskale kontradiktore dhe propaganda pa mbulim real kanë sjellë një sektor të paorientuar dhe në kolaps.
Si përfundim, njeriu që shkatorroi bujqësinë, vijon tallet me bujqit për progres e zhvillim të bujqësisë. Qeverisja e “Rilindjes” jo vetëm që nuk arriti të ringjallë bujqësinë, siç pretendonte kur mori pushtetin, por e thelloi krizën, duke e lënë fermerin pa mbështetje, pa siguri dhe pa shpresë.
Përtej propagandës së Edi Ramës, bujqësia dhe fermeri shqiptar sot janë përballë rrezikut të zhdukjes përfundimtare, bashkë me fshatin shqiptar.
Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit dhe ka marrë masat për &ccedi...
Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia adminis...
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për pengmarrje. Sipas Policisë në pranga ka rënë shteta...
Gazetari Bledian Koka u shpreh në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, se situata politike në vend ka hyrë në një fazë kriti...
Dy vëllezërit e shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e regjistruar të dielën në Kukës janë vetëdorëzuar...
Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automj...
Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Në...
Kanë dalë detaje të reja nga dosja hetimore ku janë regjistruar bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqiraj dhe Mirlinda Karçanajn. ...
Disa orë pas ngjarjes së regjistruar pasditen e djeshme në Kukës, ku mbtën të plagosur me armë zjarri dy persona, janë...
Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për javën. Sipas saj, edhe këto ditë të mbetura nga dhjetori do t&eum...