Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do të nisin të përdorin sistemin POS/POI për pagesat, bileta e autobusit për qytetarët nuk do të kushtojë 40 lekë sa është aktualisht çmimi, por do të kushtojë 30 lekë më shumë.
Nëse qytetari zgjedh që biletën e autobusit të mos e paguajë cash, por me kartë bankare, nëpërmjet sistem POS, çmimi i paguar nga ai do të jetë 75% më shumë apo në vlerë 30 lekë më tepër.
Sipas njoftimeve të Tatimeve, brenda 30 majit të gjitha bizneset, që kryejnë shitje me para në dorë, përfshirë edhe sektorin e transportit janë të detyruar të pajisen me terminale POS/POI.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre shqetësime serioze mbi kostot dhe zbatueshmërinë e këtij procesi në transportin urban.
Sipas shoqatës, nëse qytetarët zgjedhin të paguajnë biletën e autobusit me kartë bankare dhe jo cash përmes pajisjeve POS, kostoja e transaksionit mund të rëndojë ndjeshëm mbi çmimin aktual të biletës prej 40 lekësh. Vetëm tarifa fikse bankare për një transaksion arrin në 30 lekë, pa përfshirë komisionet përqindëse dhe kostot e tjera operative.
Në një letër drejtuar Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e Transportit Rrugor, shoqata thekson se sektori funksionon me volum shumë të lartë transaksionesh dhe me vlerë shumë të ulët për çdo pagesë individuale.
Sipas Shoqatës Kombëtare të Transpoirtit Qyteytas, tarifat e komunikuara nga bankat për përdorimin e terminaleve POS/POI përfshijnë:
-Komision për transaksionet me karta VISA/MasterCard kombëtare: deri në 2.70% për çdo transaksion;
-Komision për karta ndërkombëtare: deri në 3.20% për çdo transaksion;
-Tarifë fikse për çdo transaksion: 30 lekë / 0.30 euro;
-Komision instalimi terminali POS: 5,000 lekë;
-Komision mirëmbajtje mujore terminali POS: 1,000 lekë/muaj;
-Komision mos-përdorimi terminali POS: 1,000 lekë/muaj;
-Kosto e terminalit POS në raste kontraktuale: deri në 50,000 lekë;
-Komision për procedura “chargeback”: 500 lekë për rast.
Shoqata paralajmëron se, me një biletë urbane që kushton vetëm 40 lekë, vetëm tarifa fikse e transaksionit përbën pothuajse të gjithë vlerën e biletës, duke krijuar paqartësi serioze mbi realizueshmërinë ekonomike të sistemit.
Operatorët kërkojnë sqarime nga institucionet mbi mënyrën e zbatimit të sistemit, nëse kostot do të mbulohen nga shteti, operatorët apo qytetarët, si dhe nëse do të ketë periudhë tranzitore dhe modele të unifikuara elektronike pagesash për transportin publik urban.
“Duke marrë në konsideratë faktin që një biletë urbane kushton vetëm 40 lekë, rezulton se vetëm tarifa fikse prej 30 lekësh për transaksion përbën pothuajse të gjithë vlerën e biletës, pa përfshirë komisionet përqindëse dhe kostot e tjera operative. Në këto kushte, implementimi i këtij sistemi paraqet paqartësi serioze mbi realizueshmërinë ekonomike të tij në transportin publik qytetas.
Për këtë arsye kërkojmë sqarim mbi çështjet e mëposhtme:
-A do të jetë i detyrueshëm instalimi i pajisjeve POS/POI në çdo autobus urban individual apo në pika të tjera shërbimi të operatorëve?
-Si parashikohet të realizohet procesi i pagesës me kartë në autobusët urbanë, duke pasur parasysh fluksin e lartë të pasagjerëve dhe kohën shumë të kufizuar të qëndrimit në stacione?
-A janë përcaktuar norma apo tavane mbi komisionet bankare për transaksionet e kryera përmes POS/POI për sektorin e transportit publik?
-Duke qenë se vlera e një bilete është vetëm 40 lekë, kërkojmë sqarim nëse komisionet dhe tarifat do të rëndojnë mbi operatorët, mbi qytetarët apo do të subvencionohen nga shteti.
-A parashikohet ndonjë mekanizëm mbështetës financiar nga shteti për pajisjen me terminale POS/POI dhe kostot e mirëmbajtjes së tyre?
-A ekziston një model i unifikuar elektronik pagesash (kartë abonimi, QR, kartë elektronike qytetare, aplikacion celular apo sistem tjetër), i projektuar posaçërisht për transportin publik?
-A është parashikuar periudhë tranzitore për sektorin e transportit publik, duke marrë parasysh nevojën për investime teknike, trajnime dhe përshtatje të infrastrukturës?
-A do të ketë udhëzime specifike për trajtimin fiskal dhe procedurat e lëshimit të biletave elektronike në këtë sektor?
Shoqata vlerëson nismat për formalizim dhe modernizim, por konsideron se zbatimi në sektorin e transportit publik qytetas kërkon analizë të veçantë teknike dhe ekonomike, për shkak të natyrës së shërbimit, tarifave shumë të ulëta dhe numrit shumë të lartë të transaksioneve ditore”, theksohet ne letër./ Monitor
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe...
Ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të hënë në SPAK pasi iu zbut masa e siguris&eu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në qeli ish ministrin e Shëndetësis&e...
“Elton Alushi, drejtori i Policisë Vendor të Tiranës, mësohet se ka paraqitur dorëheqjen. Kërkesa e tij ndodhet me Drejto...
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesić, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Liri...
Janë zbuluar emrat e disa prej kandidatëve në garën për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit. Burime bëjnë me ...
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne te “Rruga e Elbasanit”, në Tiranë. Një ...
Ngjarjet e rënda ndodhën përkatësisht në lagjet nr. 17 dhe 18 të qytetit bregdetar. Në zonën e ish-Kënetës,...
Anëtari i KPP-së, Kreshnik Tërnova, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Emri i Tërnov&eum...
Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Shkak është bërë mungesa e av...