Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Hysni Ymeri është personi i cili humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në zonën e Perashit në Shkodër. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Burime zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se, sipas verifikimeve paraprake, shpërthimi nuk dyshohet të ketë ardhur nga energjia elektrike, duke argumentuar se fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e madhe, ndërkohë që në vendin ku ndodhi eksplozioni ndodhej një panel me mates elektrik me tension deri në 400 volt që teorikisht dhe teknikisht sipas OSHEE është e pamundur që të sjellin atë shpërthim aq të fuqishëm.
Ndërkohë, grupi i antiterrorit, i cili erdhi nga Tirana ka kryer kqyrjen e vendngjarjes dhe nuk ka konstatuar me sy të lirë mbetje të lëndëve eksplozive, por ka mbledhur materialet të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike. Analiza kimike është ajo që do ta përcaktojë nëse ka patur apo jo tritol.
Nga ana tjetër ekspertiza mjeko ligjore në spitalin e Shkodrës pas kqyrjes së trupit të viktimës e ka përcaktuar humbjen e jetës të 67 vjeçarit për shkak të energjisë elektrike.
Sipas këtij raporti, viktima ka të dëmtuar dorën e djathtë nga kontakti me korrentin si dhe ka dëmtime në koka nga djegia ndërsa në trup është i padëmtuar. Fakti që ka dorën e djathtë të nxirë nga energjia elektrike dhe jo të majtën e cila ishte në anën e panelit elektrik kur tentoi të ngjitej në pallat, ka bindur grupin mjeko ligjor që ta përcaktojnë vdekjen nga kontakti me korrentin duke shtuar edhe djegien nga flakët në kokë. Djali i viktimës, Alban Ymeri deklaroi për policinë se nuk kanë probleme me askënd dhe se nuk kanë patur kërcënime. Gjithsesi hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë deri në përfundimin e ekspertizës së plotë. Analiza kimike do të jetë ajo që do vulosë nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo kriminale.
Por kush është viktima Hysni Ymeri?
67 vjeçari është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në fillim vitet ’90 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i viktimës që humbi jetën sot. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata. Ndërkohë disa vite më pas sipas burimeve dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës pas disa deklaratsve që bëri disa ditë përpara asaj ngjarje.
Djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë Shqipërisë ka ardhur me 25 dhjetor për shkak se nëna e tij vuan nga kanceri dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë për jetën nënës. Edhe sot përpara ngjarjes, ai ndodhej në spital me nënën.
67 vjeçari pasi ka pirë një kafe si çdo ditë me shokët e lagjes është çuar nga lokali për të shkuar në shtëpi dhe më pas në spital tek bashkëshortja por sapo është futur brenda hyrjes së pallatit në katin e parë ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Hysni Ymeri deri në spital ka shkuar gjallë ndërsa për pak minuta ndërroi jetë si shkak i plagëve të rënda në kokë.
Disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten. Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër pas një konflikti pronësie. Autori arriti t’i shpëtojë policisë dhe dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej asaj kohe.
Policia po pret vendimin final të antiterrorit nëse ka patur apo jo shpërthim me tritol për t’i dhënë më pas orientimin e duhur hetimeve dhe për ta ndarë nëse është kriminale apo aksidentale.
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit ...
Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë një kallëzin në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë p&...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santia...
Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se ka vjedhur targat e 5 automjeteve. Policia bën me dije se...
Misteri po mbështjell vdekjen e 67 vjeçarit Hysni Imeri I cili ndërroi jetë pas një shpërthimi të ndodhur në hyrje t...
Policia e Tiranës njofton se do të ketë sërish kufizime dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit pë...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik për rritjen e rasteve të sulmev...
Fatmirësisht nuk ka patur shpërthim çka do të kishte edhe pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera dhe drejtuesit e ...
Dy persona janë ekstraduar nga Spanja dhe në Gjermani për mashtrim dhe trafik lëndësh narkotike. Sipas policisë, nga Spanja u e...