Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë me protestuesit, tani rrezikon...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...

Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar ndryshime të dukshme në periudhën 2020–2025, duke reflektuar, rritjen e pasigurisë financiare dhe transformimin e stilit të jetesës drejt shërbimeve digjitale dhe shpenzimeve më të domosdoshme.
INSTAT bëri në këtë fillim vit një rifreskim të mënyrës se si mat inflacionin. Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët po zhvendosin gradualisht prioritetet nga konsumi i mallrave dhe shërbimeve dytësore drejt sigurisë financiare dhe shërbimeve bazë.
Risi është përfshirja si kategori e re e shpenzimit “sigurimet financiare”, të cilat zënë 1.5% të shpenzimeve totale mujore të familjeve. Kjo kategori nuk ka qenë më parë në grupet bazë të matjeve. Kjo tendencë lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet ekonomike, pasiguritë në tregun e punës dhe interesin në rritje për produkte financiare mbrojtëse, si sigurimet e jetës, sigurimet shëndetësore apo produktet e kursimit.
Rritje e dukshme është regjistruar edhe në shpenzimet për komunikim, të cilat janë shtuar nga 3.0 në 2020 në 3.6 në 2025, ose me 0.6 pikë %. Zgjerimi i përdorimit të internetit, shërbimeve online, platformave digjitale dhe paketave të komunikimit ka rritur peshën e kësaj kategorie në buxhetet familjare.
Nga ana tjetër, rënia më e fortë është regjistruar te kujdesi personal dhe mallrat e lidhura me të, të cilat janë tkurrur nga 5.6 në 4.5, ose me 1.1 pikë. Kjo sugjeron një reduktim të shpenzimeve për produkte dhe shërbime jo thelbësore, duke reflektuar një fokus më të madh në shpenzimet bazë.
Në rënie janë edhe shpenzimet për mobilie dhe pajisje shtëpiake, të cilat kanë zbritur nga 7.5 në 7.0, ose me 0.5 pikë, duke sinjalizuar frenim të investimeve në mallra afatgjata. Po ashtu, janë tkurrur edhe shpenzimet për argëtim dhe kulturë, nga 2.3 në 2.0 (-0.3 pikë), si dhe shërbimet arsimore, nga 3.4 në 3.0 (-0.3 pikë), duke reflektuar racionalizim të konsumit në kategori që nuk konsiderohen të domosdoshme në afat të shkurtër.
Rënie më e lehtë është regjistruar edhe në shpenzimet për shëndetin, nga 3.5 në 3.2 (-0.2 pikë), si dhe në ushqime dhe pije joalkoolike, nga 34.3 në 34.1 (-0.2 pikë), çka lidhet më shumë me ndryshimin e peshës relative të kategorive sesa me ulje reale të shpenzimeve në këto kategori.
Ndërkohë, shpenzimet për transport kanë shënuar rritje nga 6.1 në 6.4, ose me 0.3 pikë, të lidhur me kostot e karburanteve dhe shtimin e lëvizshmërisë. Një rritje më e lehtë është regjistruar edhe në kategorinë e qirasë, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse, nga 20.1 në 20.2 (+0.1 pikë), si dhe te pijet alkoolike dhe duhani, nga 4.9 në 5.0 (+0.1 pikë).
Shpenzimet për veshje dhe këpucë kanë shënuar një rënie të lehtë, nga 3.9 në 3.8 (-0.1 pikë), ndërsa shpenzimet për hotele, kafene dhe restorante kanë mbetur të pandryshuara në nivelin 5.7./ Monitor
Sot, 13 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 81.8 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.8 lekë. Franga...
Gjatë ditës së sotme, e premte 13 shkurt, moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alter...
Është ekstraduar këtë të enjte nga Belgjika, shtetasi Mario Çela, vëllai i Suel Çelës. Gazetari Elton Qyno, ra...
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me grabitjen me armë që ndodhi paraditen e kësaj të enjteje në një degë të ...
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në “Opinion” u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në ...
Gazetari Artan Hoxha deklaron se përgjimet e lidhura me krimin e organizuar përmbajnë pseudonime që lidhen direkt me kryeministrin Edi Rama....
Gazetarja Ola Xama, foli për konfliktin mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, që po pengon vënien në punë të...
Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar zvarritjet në çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila ka kaluar për gjykim pas katër mua...
Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft në Muttenz dënoi të enjten tre shqiptarë me nga 15 vjet burgim dhe me dëbim nga Zvicra p&eum...
Nga Valentina Romagnoli, L’ESPRESSO Një protestë ka tronditur rrugët e Tiranës. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen...