Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitrazhi, gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për mosmarrëveshjen e ngritur nga Bankers Petroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol. Mosmarrëveshja, e sjellë në arbitrazh nga Bankers, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Licencë Marrëveshjes dhe Marrëveshjes Hidrokarbure të lidhura me Bankers të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës.
Në përfundim të gjykimit, dhe pse Bankers kërkoi me anë të arbitrazhit të mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove, Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit të Marrëveshjeve përpara Tribunalit. Konkretisht Gjykata ra dakord me interpretimin e Shqipërisë për aspekte të rëndësishme të marrëveshjeve, në veçanti që kategoritë e kostove të rikuperueshme janë të listuara në mënyrë specifike në marrëveshje, kështu që kostot e tjera si pagesat e bëra për operacionet kanadeze të Bankers ose pagesat për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim me kompani të tjera për furnizimin me naftë nuk mund të rikuperohen (në ndryshim nga pretendimet e Bankers).
Gjykata konkludoi gjithashtu se nuk mund të pretendoheshin as kostot e kundërshtuara që ishin bërë, të tilla si investimet në marrëdhëniet me komunitetin që kane qenë të ekzagjeruara ose pagesat për qiratë e tokës. Tribunali ra dakord me Shqipërinë se kontratat e rëndësishme nënkontraktore duhej të jepeshin nëpërmjet proceseve rigoroze të tenderimit, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e projektit. Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit.
Një rezultat i tillë vepron si një precedent i rëndësishëm për llogaritjet e ardhshme të tatimit mbi fitimin si në Patos Marinzë ashtu edhe në të gjitha asetet e tilla që i përkasin shtetit shqiptar ku zbatohen marrëveshje të ngjashme licencimi. Vendimi është gjithashtu një përligjie e fortë e auditimeve të shtetit në aktivitetet e hidrokarbureve si dhe e vendimit të tij për të kundërshtuar kostot e rikuperuara. Rezultati i këtij vendimi u arrit nga puna e bërë nga grupi i punës, i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN, nga Avokatura e Shtetit, e asistuar nga një ekip ligjor profesional ndërkombëtar (Hogan Lovells Paris), me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë të naftës, për të bërë parashtrimet dhe shpjegimet e duhura para Tribunalit.
Megjithëse u deshën shumë vite për zhvillimin e këtyre procedurave, Shqipëria ka arritur tashmë këtë rezultat përfundimtar, të suksesshëm dhe të verifikueshëm, duke i dhënë shumë qartësi operacioneve të rëndësishme në të ardhmen në Patos Marinzë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pret të vazhdojë të punojë me investitorët për të shfrytëzuar asetet e Shqipërisë në mënyrën më efikase të mundshme, e dobishme për të gjitha palët e përfshira dhe veçanërisht për popullin shqiptar, si dhe për të punuar brenda standardeve më të larta sociale dhe mjedisore për të siguruar që zona të tilla të mirëmbahen në mënyrën e duhur në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të rehabilitohen siç duhet në përfundim të shfrytëzimit të tyre.
Arben Lena TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Sipas njof...
ITALI- Një shqiptar ka rën në pranagt e policisë italiane, pasi në garazhdin e tij është gjetur 30 kg kokainë. Në...
AMP TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme një inspektor policie të shpallur në kërkim....
Mjeku TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur me skan...
foto ilustruese FIER- Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë”. Mësohet...
Foto ilustruese TIRANA- Pas masave të caktuar nga Gjykatës së Tiranës, mësohet se sot Drejtoria e QSUT pezulloi nga detyra mj...
Vangjush Dako TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Dako është n&eu...
foto ilustruese KORÇË- Procedohen të lirë dy persona të moshave 25 dhe 34 vjeç në Korçë. Bëhet...
foto ilustruese POGRADEC- Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar në Pogradec. Mësohet se 39-vjeçari K.R i dehur ...
foto ilustruese DEVOLL- Procedohen të lirë burrë e grua në Devoll. Mësohet se bashkëshortët A.H dhe S.H kanë dhunua...