Të rinjtë në Lezhë bojkotojnë sërish mësimin, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”
Një grup të rinjsh në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët ...
Një grup të rinjsh në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët ...
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës. L...
Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet nën presion pas protestave të dhunshme që përfshinë Francën, ndërsa ka pranuar d&e...
Një nismë e re ligjore e qeverisë propozon zgjerimin e lehtësive fiskale për kompanitë që investojnë në industrin...
Një familje shqiptare po përjeton ditë ankthi, pasi ka humbur çdo kontakt me të afërmin e saj, Denaldo Maxhallaku, 31 vje&cced...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke i cilësuar si të rinj që nuk kërkojnë paqe, por përmbysje, nd&eu...
Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar në lidhje me protestën masive në Tiranë. Inva Mula shprehet se duhet që të reagojnë ...
Në këto orë të vështira që po kalon Shqipëria, artistët shqiptarë dhe nga Kosova janë bërë bashk&e...
Protestat studentore në Shqipëri çdo ditë kanë marrë vëmendjen e mediave ndëerkombëtare. Deutsche Welle shkruan...
Protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa situata në kryeqytet ës...

Shqipëria ka një përqindje më të lartë të të rinjve me arsim të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, lë pas Italinë, Gjermaninë dhe Ballkanin Perëndimor.
Por ndërsa në arsim po arrijmë Europën, në të ardhura dhe mundësi ekonomike mbetemi shumë larg saj. Ironia është se vendet që kemi lënë pas në nivelin e shkollimit janë ndër ato që po përfitojnë nga largimi i profesionistëve shqiptarë.
Shqipëria është një hap përpara mesatares së Bashkimit Europian për peshën e të rinjve që kanë përfunduar arsimin e lartë.
Sipas të dhënave të Censit 2023 të INSTAT, 43.2% e popullsisë së moshës 25–34 vjeç kishte përfunduar arsimin terciar, përkundrejt 43.1% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtin vit, sipas Eurostat. Ky është viti më i fundit kur INSTAT e raporton këtë tregues.
Diferenca është minimale, vetëm 0.1 pikë përqindjeje, por Shqipëria renditet më mirë se një pjesë e konsiderueshme e vendeve europiane dhe shumë më lart se ekonomitë e rajonit.
Në letër, të paktën për këtë tregues, Shqipëria e ka arritur Europën. Në praktikë, tregu shqiptar i punës, niveli i pagave dhe mundësitë për zhvillim profesional mbeten larg atyre që ofrojnë ekonomitë europiane.
Krahasimi më domethënës është me Italinë, një nga destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar. Në vitin 2023, vetëm 30.6% e të rinjve italianë të moshës 25–34 vjeç kishin përfunduar arsimin e lartë, sipas Eurostat, ose 12.6 pikë përqindjeje më pak se në Shqipëri.
Italia është ndër vendet me peshën më të ulët të të rinjve me arsim të lartë në Europë. Megjithatë, ekonomia italiane vazhdon të tërheqë shqiptarë të arsimuar, që gjejnë atje mundësi më të mira punësimi dhe të ardhurash.
Një kontrast i ngjashëm vërehet edhe me Gjermaninë. Në vitin 2023, 37.9% e të rinjve gjermanë kishin përfunduar arsimin e lartë, 5.3 pikë përqindjeje më pak se në Shqipëri.
Gjermania është kthyer vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm për emigrimin e profesionistëve shqiptarë, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, por edhe për specialistë të teknologjisë së informacionit dhe profesione të tjera të kualifikuara.
Shqipëria, dukshëm mbi rajonin
Diferencat janë edhe më të mëdha me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në Serbi, në vitin 2023, 34.7% e të rinjve 25–34 vjeç kishin përfunduar arsimin e lartë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut treguesi ishte 32.3%. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha ishte vetëm 26.6%.
Për Malin e Zi, e dhëna e përfshirë në krahasim i përket vitit 2020, kur treguesi ishte 40%,.
Në Europë, nivelet më të larta në vitin 2023 regjistroheshin në Irlandë (62.7%), Qipro (61.7%) dhe Luksemburg (60.2%). Në fund të renditjes ishin Rumania (22.5%), Bosnja dhe Hercegovina (26.6%) dhe Hungaria (30.1%). Italia, me 30.6%, ishte gjithashtu ndër vendet e fundit.
Shqipëria kishte një tregues më të lartë edhe se Austria, Portugalia, Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria.
Europa merr kapitalin njerëzor që Shqipëria e ka të vështirë ta mbajë
Largimi i profesionistëve të kualifikuar është kthyer në një problem strukturor, veçanërisht në shëndetësi dhe në profesionet që kërkojnë aftësi të specializuara.
Sipas një analize të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të raportuar më herët nga Monitor, rreth 23% e shqiptarëve me arsim të lartë jetonin jashtë vendit në periudhën 2023–2024, ndërsa kthimet ishin shumë më të kufizuara.
Ndërsa Bashkimi Europian synon që deri në vitin 2030 të paktën 45% e të rinjve 25–34 vjeç të kenë përfunduar arsimin e lartë, Shqipëria ishte vetëm 1.8 pikë përqindjeje larg këtij objektivi që në vitin 2023./Monitor
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Në Komisariatin nr.3 të Policisë kanë shkuar disa prindër që kanë fëmijët në paraburgim. “Përve&cc...
Tjetër dhunë ndaj gazetarëve të SYRI-t. Policia ka qëlluar një tjetër gazetar të SYRI-t. Elkier Bushkolaj i cili po rapo...
Protesta e gjashtë e studentëve është mbyllur, ndërsa dita e sotme u shoqërua me përplasje të ashpra mes protestuesve dh...
Pamjet e siguruara nga SYRI tregojnë se në momentin kur policia sulmoi me gaz lotsjellës selinë e Partisë Demokratike, në oborr nu...
Forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar aksionin në qendër të Tiranës për ndalimin e protestuesve, ndërsa një...
Nga Edi Oga Si prind i dy fëmijëve të mitur!Si qytetar i përgjegjshëm i Tiranës!Si njeri i moshës që ka jetuar si...
Makineritë e rënda rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës së gjasht&...
policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve të regjistruara pranë selisë së Partisë Demokratike. Përmes një deklarate zyrtare...
Samanda Toçka vjen me një rrëfim të ndjerë për familjen e shpërndarë nëpër botë, vështirësit&...