
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar se Shqipëria ka hyrë në hartën europiane të identifikimit të kafshëve. Resuli shton se ky zhvillim historik për Shqipërinë është përshëndetur zyrtarisht nga një prej organizatave më të fuqishme të mjekëve veterinarë në Europë.
Ai thekson se Unioni Europian i Veterinerëve të Praktikës, UEVP ka vlerësuar si një hap madhor dhe strategjik marrëveshjen mes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të shoqërimit.
UEVP shkruan se kjo marrëveshje vendos Shqipërinë në rrugën e duhur drejt përafrimit me standardet europiane, duke krijuar një sistem të gjurmueshëm, të sigurt dhe të mbështetur ligjërisht për mikroçipimin dhe pasaportimin e qenve dhe maceve. Vetëm veterinerë të licencuar do të kenë të drejtën të çipojnë dhe pasaportojnë.
Marrëveshja është firmosur më 30 prill 2025 nga presidenti i UPMVSH, Dr. Ervin Resuli, dhe drejtori i përgjithshëm i AKVMB, Sulejman Kulolli. Kjo marrëveshje parashikon që vetëm profesionistë të licencuar nga Urdhri do të kenë të drejtën ligjore të ushtrojnë këtë shërbim.
Ky sistem jo vetëm që garanton mirëqenie për kafshët, por mbron edhe shëndetin publik, duke ndihmuar në kontrollin e sëmundjeve të rrezikshme zoonotike si: tërbimi, lehismaniaza, echinokokoza dhe toksoplasmoza. Për UEVP-në, kjo marrëveshje është një shembull konkret i funksionimit të modelit europian në Shqipëri, ku Urdhri i Veterinerëve luan rolin e vet rregullator dhe garantues të standardeve të profesionit.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:15
Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat/ Lokali prej dy vitesh jashtë funksioni, dy djemtë e pronarit plagosën me thikë një të moshuar
BERAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në një lokal në B...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:15
Regjizori Piro Milkani përcillet sot në banesën e fundit
TIRANË- Regjizori i njohur shqiptar, Piro Milkani do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Familja e tij përmes n...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:14
Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit, arrestohet në Shkodër Arlind Kajoshi, u kap nga policia në një banesë të braktisur
SHKODËR- Vihet në pranga i shpalluri në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit. Arlind Kajoshi është vë...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:14
Agravon konflikti në Fier/ Babë e bir tentojnë të vrasin me sëpatë një 58-vjeçar, në pranga njëri prej tyre, në kërkim djali (EMRAT)
FIER- Një konflikt mes disa personash në Fier ka agravuar deri në përdorimin e sëpatës. Në lidhje me ngjarjen ësht&eum...
m.l
AKTUALITET
25 Maj12:10
Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë/ Humb jetën tragjikisht 52-vjeçari në Tiranë
TIRANË- Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mesditë në kryeqytet. Mësohet se i ndjeri me ...
n.f
AKTUALITET
25 Maj09:51
Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Berat, shkaktohen vetëm dëme materiale, policia nis hetimet
BERAT- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
m.l
AKTUALITET
25 Maj09:26
"Duart e 'lidhura' të rojes kufitare"/ DW: Imigracioni i paligjshëm drejt Britanisë… me jahte luksoze
ANGLI- Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , jan&eu...