Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...

Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.
Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:
-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.
-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.
-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.
Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%), që ishte në 2022, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europë dhe sa dyfishi i mesatares së BE-së prej 21%.
Në rajon, varfërinë dhe përjashtimin social më të ulët e ka Serbia, me 24.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (30%, me të dhënat e vitit 2023) dhe Mali i Zi me 34.1% (të dhënat e vitit 2022). Mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2024 rreth 21% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në rrezik për varfëri ose përjashtim social – që do të thotë se më shumë se 95 milionë qytetarë të BE-së përfshiheshin në të paktën një nga tre kategoritë e treguesit: varfëri monetare, mungesë materiale/sociale, ose intensitet i ulët pune në familje.
Normat ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve. Normat më të larta janë regjistruar në Bullgari, Rumani, Greqi dhe Spanjë, ku mbi 26–30 % e popullsisë rrezikon përjashtim social. Vendet me rezultatet më të mira janë Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Holanda, ku përqindja zbret nën 13 %. Mesatarja e BE-së qëndron në 21 %, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë, por më i ulët se dekadën e kaluar.
Këto të dhëna tregojnë se, megjithëse standardi i jetesës është përmirësuar në disa ekonomi të Europës Veriore dhe Qendrore, pabarazitë rajonale mbeten të forta, veçanërisht në vendet e Europës Jugore dhe Lindore, ku kombinimi i të ardhurave të ulëta dhe punësimit të pasigurt vazhdon të mbajë një pjesë të madhe të popullsisë në rrezik social.
Në vitin 2024, në 93 prej 243 rajoneve NUTS 2 në Bashkimin Europian, norma e rrezikut për varfëri ose përjashtim social ishte më e lartë se mesatarja e BE-së prej 21 %. Vetëm katër rajone kishin të njëjtën normë, ndërsa 146 ishin nën mesatare.
Nga ana tjetër, 26 rajone regjistruan norma mjaft të ulëta, më pak se 12,5 %. Mes tyre përfshiheshin rajone të Italisë veriore (p.sh. Provincia Autonome e Bolzano — 6,6 %) dhe rajone në Çeki,
Austri dhe vende të tjera të BE-së.
Rajone me nivele të larta rreziku përfshin disa nga ato në Greqi, Bullgari, Spanjë, Itali dhe Rumani. Në rastin e Greqisë për shembull, 5 rajone e kaluan pragun 33 %.
Veriu, i dyti më i varfri në Europë
Në renditjen sipas rajoneve, të dhënat e Shqipërisë janë për vitin 2022 (kur treguesi total ishte 44.5%). Veriu i Shqipërisë është i dyti me nivelin më të lartë të varfërisë dhe përjashtimit social, me 47.1%, duke lënë pas vetëm zonën e Guyane (që i referohet Guajanës Franceze (French Guiana), një rajon i jashtëm (overseas region) i Francës, që ndodhet në Amerikën e Jugut, në kufi me
Brazilin dhe Surinamin), praktikisht duke e bërë veriun e Shqipërisë më të varfrin në territorin e Europës. Qendra kishte një nivel prej 44.1% dhe Jugu prej 42.6%.
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Varfërisë
Sot është Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Varfërisë. Për këtë arsye Eurostat ka publikuar të dhënat dhe fton institucionet dhe qytetarët të përqafojnë veprime që reduktojnë varfërinë dhe përjashtimin social në të gjitha rajonet e BE-së.
Ky tregues është një masë e kombinuar e standardit të jetesës dhe përfshirjes sociale, që ndihmon BE-në të krahasojë pabarazitë dhe të vlerësojë ndikimin e politikave sociale midis rajoneve dhe vendeve anëtare.
Në Shqipëri, ndër më të varfrit e Europës, këto ftesa çuditërisht mungojnë!/Monitor
Gjykata e Elbasanit ditën e sotme është ‘mbushur’ me të arrestuar pas një operacioni të policisë në nj...
Pas një infermieri, edhe një mjek në Tepelenë është pezulluar nga detyra pasi regjistroi në mënyrë fiktive një...
Në GJKKO ka dëshmuar këtë të premte, Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut. Vullnet M...
Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin shtator dhe arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2023. Sipas të dhënav...
Një tjetër armë zjarri është sekuestruar nga policia e Shkodrës pas një konflikti në fshatin Trush, që përfund...
Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancen per Ilir Meten, i cili kerkon ...
Policia spanjolle po heton rrethanat e vdekjes së themeluesit të Mango-s, Isak Andic, dhjetorin e kaluar, e cila fillimisht u atribuua një akside...
Për shkak të kushteve atmosferike ditën e sotme, është njoftuar pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla detare dhe ato t&...
Dhjetëra qytetarë nga Kosova janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organ...
Një 38-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit, pasi rezulton i dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit i akuzu...