Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh (energji, ujë, ngrohje) apo blerje të pronave më këste, sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2023.
Kjo do të thotë se afërsisht një në katër familje ka vështirësi reale për të përmbushur në kohë detyrimet në lidhje me menaxhimin e banesës.
Ky nivel është dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në 2023 qëndron rreth 9–10%, dhe e pozicionon Shqipërinë ndër vendet me vështirësi të larta për të përballuar kostot e banimit, pas Greqisë, Maqedonisë së Veriut e Turqisë. Krahasuar me vendet e Eurozonës, ku përqindja e familjeve me vonesa në pagesa është rreth 9.5%, situata në Shqipëri është më shumë se dyfish më problematike.
Kjo përqindje e lartë e familjeve që nuk përballojnë faturat e shtëpisë tregon se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë financiarisht të brishta, të ekspozuara ndaj goditjeve të vogla ekonomike, rritje çmimesh, humbje të ardhurash apo shpenzime të paparashikuara.
Në shumicën e vendeve të Europës Perëndimore, si Gjermania, Franca, Holanda apo Austria vetëm 5–10% e familjeve kanë pagesa të prapambetura, çka e vendos Shqipërinë shumë larg standardit europian të përballueshmërisë financiare.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situata është përgjithësisht më problematike sesa në BE, por Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të lartë të vështirësive. Me 24.2%, Shqipëria ka një përqindje, më të lartë se Serbia (17.9%), dhe më afër vendeve me presion të fortë financiar si Turqia (26.3%).
Shqipëria pozicionohet mbi mesataren rajonale dhe shumë larg BE-së, duke reflektuar një kombinim faktorësh si të ardhurat e ulëta, kostot relativisht të larta të jetesës dhe mungesën e mekanizmave mbrojtës për familjet.
Të dhëna të tjera të detajuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria ka ende kostot më të ulëta në çmimet e qirave dhe faturave utilitare, por nga ana tjetër ka një përqindje të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të paguajnë në kohë këto fatura.
Situata në vitet në vijim mund të vijë në përkeqësim për shkak se çmimet e shtëpive në Shqipëri janë duke u rritur më shpejt se pagat. Sakaq kostot e jetesës po rriten në tërësi duke e bërë menaxhimin e faturave që kërkon shtëpia edhe më të vështirë./ Monitor
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ...
Teksa lamë pas shembjen e rrugës në Dragostunjë, e cila penalizoi trafikun për ditë të tëra në aksin Librazhd-Prr...
Një grabitje është regjistruar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. ...
Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi y...
Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë...
Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pas një konflikti me një tjetër person. I riu është para...
Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durr...
Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili, në ambi...
Një biznes fruta-perimesh në rrugën “Petro Nini” në Tiranë ka rënë prej e vjedhjes. Qytetari i dëmtuar den...
Një 32-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi më 7 mars të këtij viti ka marrë me qira një au...