AKTUALITET

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Korrik 2026, 09:07

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341

Investimet direkte të Shqipërisë jashtë vendit arritën në 341 milionë dollarë gjatë vitit 2025, duke u rritur me 79 milionë dollarë ose 30.2% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të UNCTAD (Agjencia e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin) kjo është vlera më e lartë e investimeve shqiptare jashtë vendit në periudhën 2020-2025.

Në vitin 2024, flukset dalëse ishin 262 milionë dollarë, pothuajse të pandryshuara nga 265 milionë dollarë në vitin 2023.

Krahasuar me vitin 2020, kur investimet jashtë vendit ishin vetëm 88 milionë dollarë, vlera e vitit 2025 është rritur me 253 milionë dollarë dhe pothuajse katërfishuar.

Në total, gjatë gjashtë viteve 2020-2025, Shqipëria ka investuar rreth 1.2 miliardë dollarë jashtë vendit.

Rritja e investimeve jashtë ishte më e shpejtë se rritja e kapitalit të huaj që hyri në Shqipëri. Investimet shqiptare jashtë u rritën me 30.2%, ndërsa investimet e huaja që hynë në vend u shtuan me rreth 8% në vitin 2025.

Megjithatë, Shqipëria vazhdon të marrë shumë më tepër kapital nga jashtë sesa investon në ekonomi të tjera.
Në vitin 2025, flukset hyrëse arritën në 1.84 miliardë dollarë, rreth 5.4 herë më shumë se investimet dalëse prej 341 milionë dollarësh.

Shqipëria renditet e dyta në Ballkanin Perëndimor për investimet direkte të kryera jashtë vendit gjatë vitit 2025.

Serbia kryeson me 1.34 miliardë dollarë, pas një rritjeje të fortë nga 675 milionë dollarë në vitin 2024. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia e Veriut me 249 milionë dollarë, Bosnjë-Hercegovina me 135 milionë dhe Mali i Zi me 76 milionë dollarë.

Investimet dalëse nga Shqipëria u rritën nga 88 milionë dollarë në vitin 2020 në 181 milionë në vitin 2022 dhe në 265 milionë dollarë në vitin 2023. Në vitin 2024 pati një rënie të lehtë në 262 milionë dollarë, përpara rritjes në 341 milionë dollarë në vitin 2025, thekson raporti.

Stoku jashtë kalon 2.2 miliardë dollarë

Të dhënat tregojnë se edhe stoku i investimeve shqiptare jashtë vendit u rrit ndjeshëm. Në fund të vitit 2025 ai arriti në 2.23 miliardë dollarë, nga 1.63 miliardë dollarë në fund të vitit 2024.

Shtesa prej 603 milionë dollarësh përfaqëson një rritje vjetore prej 36.9%. Stoku përfshin vlerën e akumuluar të investimeve shqiptare të kryera jashtë vendit ndër vite.

Shqipëria renditet e dyta në rajon edhe për stokun e investimeve jashtë.
Serbia ka një stok prej 7.47 miliardë dollarësh, ndërsa Maqedonia e Veriut 505 milionë, Bosnjë-Hercegovina 1.17 miliardë dhe Mali i Zi 415 milionë dollarë./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan