Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje e këpucë, sipas të dhënave të Eurostat, një tregues indirekt ky i varfërisë së tyre. Sa më pak të ardhura në dispozicion, aq më të ulëta janë shpenzimet e konsumatorëve për mallra jo të domosdoshme, duke nxitur blerjen e produkteve të lira.
Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet nominale për frymë të shtetasve shqiptarë në vitin 2021 ishin 147 euro, shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 681 eurosh. Për Kosovën e dhëna është e vitit 2020, me 130 euro për frymë.
Të gjitha vendet e rajonit, që janë dhe më të varfrat në Europë shpenzojnë më pak për veshje, ku më e larta regjistrohet në Malin e Zi, me 348 euro për frymë në vit. Në total, shpenzimet për veshje e këpucë në Shqipëri për vitin 2021, sipas Eurostat ishin 413 milionë euro. Rekordin në Europë për veshje e mbajnë norvegjezët, austriakët, danezët, me mbi 1 mijë euro për frymë në vit, të ndikuara dhe nga çmimet e larta të veshjeve në këto vende, por nuk mbeten pas as italianët (943 euro), që ndonëse nuk janë aq të pasur sa vendet nordike shpenzojnë shumë për veshje, si për të “justifikuar” perceptimin që ata janë qendra e modës.
Ku janë çmimet më të lira
Nëse do të që të blesh veshje e këpucë të lira në Europë, më e leverdishmja është Turqia. Vendi, që është dhe një prodhues i madh veshjesh, i ka çmimet sa 45.3% e mesatares së Bashkimit Europian.
Pas Turqisë renditet Bullgaria, me 76.6% të mesatares europiane. E treta më e lirë është Maqedonia e Veriut (78.7).
Lirë mund të gjesh veshje e këpucë edhe në Mbretërinë e Bashkuar (85.6).
Në Shqipëri, çmimet janë sa 88% e mesatares europiane, pothuajse në nivele të njëjta me Spanjën.
Në Itali, çmimet janë pak më të shtrenjta se mesatarja europiane (103%).
Nëse shkoni në vendet nordike bëni mirë që të mos u drejtoheni dyqaneve pasi veshjet e këpucët kanë çmime të kripura, rreth 30% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian dhe rreth 4 herë më shumë se në Turqi.
Tregu i veshjeve në vend i orientuar nga markat e lira
Tregu i veshjeve në vend mbetet në pjesën më të madhe informal dhe i fragmentuar. Operatorët pohojnë se shqiptarët e duan luksin dhe veshjet me stil, por për shkak të të ardhurave të ulëta, shumica e tyre vijojnë të shpenzojnë më tepër për veshjet ekonomike.
Numri i ulët i individëve me të ardhura të larta nuk e favorizon zgjerimin e tregut të markave të shtrenjta, të cilat janë shumë të pakta në vend me përfaqësi direkte.
Në vitin 2021, ndër shumë marka të veshjeve me çmime ekonomike dhe stil bashkëkohor, për shqiptarët më të preferuarat ishin ato të markës “LC WAIKIKI”, “Zara” dhe disa marka që tregtohen nga kompania “Fashion Group Albania”.
Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë “ITX Albania” (që përfshin dyqanet e veshjeve si: “Zara”, “Bershka”, “Pull & Bear”, “Stradivarius”, “Massimo Dutti” dhe “Zara Home”) ishin 5 miliardë lekë, me rritje 56% në raport me vitin pasardhës, sipas të dhënave të bilancit.
Sipas të dhënave të bilancit, të ardhurat e kompanisë “LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k.” në vitin 2021 arritën në 4,6 miliardë lekë, rreth 37% më shumë se në 2020.
Të ardhurat ishin në rritje në vitin 2021 edhe për kompanitë “In Sport”, që është e treta më e madhe në vend, me 25%, në 1.5 miliardë lekë.
Kërkesa ka qenë e lartë edhe për veshjet e tregtuara të markave, si “Aldo”, “High Spirits”, “Hoss Intropia”, “Okaidi & Obaibi”, “Pedro Del Hierro”, “Mango”, “Geox”, “Springfield”, “Cortefiel”, “Women Secret”, “Carpisa”, “Parfois” dhe “Prenatal” të “Fashion Group Albania”. Të ardhurat e kompanisë në vitin 2021 u rritën rreth 26% në krahasim me në 2020-n, në 919 milionë lekë.
Së fundmi në TEG hynë edhe veshjet e markës H&M. H&M është shitësi i dytë më i madh ndërkombëtar i veshjeve, pas Inditex, kompania mëmë e Zara./Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve...
ITALI- Aksion në orët e para të mëngjesit në Bolonja. Policia arrestoi tetë italianë dhe shqiptarë, të akuzu...
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillTë premten do të jetë thelbësore, do të ndjeni nevojën për të pasur pra...
SARANDË- Një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa greke që rezultojnë të vjedhura në Lezhë, ka vënë ...
TIRANË- Axel Hoxhaj, personi që vrau Stiven Toshkësin pas sherri për të dashurën e këtij të fundit është vet...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku një biznes është qëlluar disa herë me armë zjarri. N...
Del momenti i atentatit ndaj biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj. Në video duket momenti kur autori, ende i paidentifikuar futet brenda lokal...
Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar masën “arrest me burg” Lois Kononit, (Elton Llozhi) i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar me Ramazan R...
Foto ilustruese TIRANË- Shpallja e lumit Vjosa park kombëtar nga Shqipëria nuk ka marrë të njëjtën përgjigje ng...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po thyen rekorde në rënie, ditë pas dite. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bank&e...