Eurodeputetja holandeze skeptike: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i vështirë me Ramën kryeministër
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...

Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6 milionë euro në fund të vitit 2025.
Të paktën kështu konfirmon Ministria e Financave në buxhetin faktik. Thuajse i njëjti nivel detyrimesh raportohej edhe në buxhetin faktik të 2024 duke mos treguar ndonjë avancim në proceset në të cilat shteti është i përfshirë. Nga totali prej 179.6 milionë eurosh, 69.8 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura nga vendime arbitrazhi dhe kosto ligjore, ndërsa 109.8 milionë euro janë detyrime kontingjente.
Pesha më e madhe e ekspozimit lidhet me çështjen Arbitrazhi ICSID ARB/5/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku shteti është përballë sipërmarrësit Italian Francesco Becchetti. Raporti i Financave tregon një detyrim kontingjent prej 108.3 milionë euro, pa pagesa të kryera gjatë vitit. Ky është zëri më i madh në tabelën e publikuar nga Ministria e Financave me afërsisht 60 për qind të totalit.
Një tjetër çështje me ekspozim të konsiderueshëm është arbitrazhi ICC Case No. 23998/MHM (Copri-Aktor kundër ARRSH), për të cilin detyrimi i mbetur rezulton 41.1 milionë euro. Konflikti me shtetin shqiptar lidhet me rrugën Tiranë-Elbasan.
Raporti përfshin gjithashtu arbitrazhin ICC Case No. 25414/HHM Constructioni Dondi S.P.A, ku detyrimi i mbetur llogaritet në 13.3 milionë euro. Kompania së bashku me atë japoneze Kubota realizuan përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të Tiranës (zona e Kasharit) në vitin 2014 por ndërprerja e kontratës përfundoi në përplasje gjyqsore.
Një tjetër çështje është edhe ICC Case No. 22676/GR GBC Oil Company LTD kundër MIE, AKBN dhe Albpetrol, me një detyrim të mbetur prej 11.9 milionë euro.
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 janë kryer pagesa për një pjesë të proceseve gjyqësore dhe kostove ligjore. Gjatë vitit 2025 shteti shqiptar pagoi rreth 1.47 milionë euro për detyrime që lidhen me arbitrazhet ndërkombëtare dhe kostot e tyre. Në total, pagesat e kryera ndër vite për këto çështje arrijnë në 11.43 milionë euro, ndërsa detyrimet e mbetura dhe kontingjente vijojnë të llogariten në rreth 179.6 milionë euro.
Në disa procese janë shlyer plotësisht kostot administrative ose tarifat ligjore, ndërsa në të tjera mbeten ende detyrime që do të varen nga ecuria e procedurave gjyqësore ose nga ekzekutimi i vendimeve përfundimtare.
Raporti sqaron se detyrimet e paraqitura nuk kanë të njëjtën natyrë juridike. Sipas shënimeve shoqëruese, një pjesë përfaqëson vendime arbitrazhi të formës së prerë, një pjesë lidhet me kontrata për shërbime ligjore dhe ekspertizë, ndërsa detyrimet kontingjente përfaqësojnë çështje që janë ende në shqyrtim dhe mund të materializohen vetëm pas vendimeve përfundimtare të gjykatave ose tribunaleve ndërkombëtare. Detyrimet kontingjente nuk përbëjnë detyrime të pagueshme në momentin e raportimit, por pasqyrojnë ekspozimin potencial të financave publike ndaj proceseve ndërkombëtare në vazhdim./ Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.2 lekë, në shitje me 83.2 lekë. Euro do të blihet me 93...
Namrata Samra, një vajzë nga India rezervoi Shqipërinë për Alpet, por u largua duke promovuar një protestë shqiptare para q...
Nga AFP/ Hektarët e tokës që shqiptari Minella Balliu ka luftuar për dekada për t’i rimarrë, janë vënë në...
Igballe Huduti u shpall non-grata nga Republika e Shqipërisë, me argumentin se cënon sigurinë kombëtare. Ajo ka reaguar gjatë emi...
TIRANË- Mijëra protestues po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur thirrjen e tyre për dor&...
Redaktori i Syri TV thotë se Rama po mbështetet tek SPAK për të linçuar protestën kundër tij që tashmë ka hyr&eum...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar mbrëmjen e sotme një protestues, i cili gjatë fjalës së tij fliste për projektligje, që si...
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Pas nisjes së marshimit masiv, pamjet e filmuara me dron tregojnë më së miri përmasat e vërteta të kësaj proteste n&eu...
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zona e Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe s...