Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Mbrojtja kundërshton provat e reja të prokurorisë
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, t&eum...
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, t&eum...
Shtyhet për në datën 7 korrik seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Shkak për shtyrjen e seancës...
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës. Pas largimit të Ermal Onuzit në qe...
I lindur si “Revolucioni i Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me Kushnerin, protestat në Tiranë janë sh...
Teksa vendi është përfshirë në protesta masive antiqeveritare prej 24 ditësh, një mesazh i fortë ka ardhur nga preside...
Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit në majën e Korrës, vijon të jet&eum...
Për më shumë se tre javë, në bulevardin përballë Kryeministrisë kanë dalë çdo mbrëmje mijër...
Sindikatat e Pavarura ashtu siç u njoftua një ditë më parë, këtë të martë po zhvillojnë një protest&e...
I ftuar në “Kafe Shqeto”, Olsi Nika, biolog mjedisi, u shpreh se Tirana po përballet me një situatë të rënduar t&eum...
Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë, i ftuar në “Kafe Shqeto”, u shpreh se transport...

Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethe.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për Monitor se sot numri i autobusëve në rrethet kryesore ku funksion transporti publik urban dhe interurban ka arritur deri në 60%.
Konkretisht sipas tij, në qytetin e Durrësit numri i autobusëve që ofrojnë shërbimin publik është reduktuar me 50%, në qytetin e Vlorës me 60%, në Berat me 60%, në Lushnjë me 50% dhe në Peshkopi me 40%.
Për sa i përket shërbimit të transportit ndërqytetas nëpërmjet linjave të furgonëve Memaj thotë se vijojnë me orare të reduktuara. Sipas tij ky shërbim prej kohësh gjendet në situatë të vështirë financiare nga rënia e numrit të pasagjerëve, një dukuri që është theksuar ndjeshëm pas pandemisë së Covid-19. Numri i pasagjerëve ndër vite është ulur deri 50%.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Memaj thekson se shtrenjtimi i çmimit të naftës vështirosi edhe më tepër vijueshmërinë e shërbimit për rrethet. Ai thotë se shumë prej operatorëve në rrethe gjenden në presionin e pezullimit të shërbimit, deri në reagimin e institucioneve shtetërore për dhënie të kompensimit të naftës.
“Operatorët jo vetëm në rrethe, por edhe në Tiranë e kanë të vështirë të vijojnë normalisht shërbimin pa kompensim nga shteti, teksa çmimi i naftës është shtrenjtuar ndërsa numri i udhëtarëve ka rënë deri në 50%”, pohoi Memaj.
Sakaq që në orët e para të mëngjesit, pothuajse në të gjithë vendin është bllokuar lëvizja e qytetarëve me transportin publik.
Në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, nga rreth 200 autobusë për afro 50 linja transporti, kanë operuar vetëm 115 prej tyre. Mungesa e mjeteve të transportit publik krijoi radhë të gjata dhe pritja në stacione, ku sipas qytetarëve sot koha e pritjes për të marrë këtë shërbim, ka qenë dyfish më e gjatë. Në rrethe sipas shoqatave të Transportit Publik, sot numri i mjeteve të reduktuara ka arritur deri në 60%.
Në total, në të gjithë vendin funksionojnë rreth 450 linja të rregullta të transportit publik, një shërbim që ofrohet nga 250 operatorë.
Si Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dërguar disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare të krijuara pas shtrenjtimit të naftës.
Prej tyre edhe në takimin e zhvilluar më 1 Prill me ministren e Ekonomisë është kërkuar të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.
Në mungesë të reagimit të institucione për dhënie të kompensimit, operatorët zyrtarisht i kanë “duart të lidhuara” për rritjen e çmimit të biletës, me qëllim zbutjen e kostove nga shtrenjtimi I naftës. Si për transportin publik në Tiranë dhe në rrethe çmimet e biletës miratohen me udhëzim qeverie.
Por qytetarët pohojnë se në rrethe që pas nisjes së luftës disa operatorë kanë nisur të aplikojnë çmime deri 20% më të lartë. /Monitor
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Strike”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për shtrëngim me anë ...
Një pallat i kompleksit 'Arlis' u dogj, por rezulton se edhe ndërtuesi Armand Lilo duket se e ka djegur rrjetin me pozat si 'play boy'.Lilo sot në...
Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrethrrotullimin e rrugë...
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë përpara ambienteve të Prokurorisë së...
Kompania “Arlis Ndërtim” ka reaguar përmes një deklarate për shtyp pas zjarrit që përfshiu një pallat në T...
Janë publikuar emrat e katër personave, të cilët janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shkrumboi dhjetëra apartamente n...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar sot duke ngritur alarmin se kryeqyteti rrezikon të përball...
Përhapja e flakëve me një shpejtësi tronditëse në pallatin e "Arlis shpk", pamjet e të cilit ishin dramatike, ka ardhur si ...
I prekur dhe pa mundësi për të gjetur një zgjidhje, një prej banorëve të prekur nga zjarri dje te pallati pranë QSUT-s&e...
Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka arrestuar 4 persona, n...