Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Teksa protestat e dy javëve të fundit kanë dominuar debatin politik në Shqipëri, një efekt i papritur po shfaqet jashtë vendit. Ato e kanë vendosur Shqipërinë në qendër të diskutimeve në komunitetet ndërkombëtare të udhëtimit.
Në Reddit, një nga forumet më të mëdha online në botë dhe një burim i përdorur gjerësisht nga turistët për rekomandime udhëtimi, pyetjet rreth Shqipërisë janë shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. ku turistë nga e gjithë bota kërkojnë informacion për destinacionet e ardhshme nga “A është ende e sigurt të udhëtosh në Shqipëri?” te “Çfarë po ndodh në Tiranë?” dhe “A duhet ta anuloj udhëtimin?”, protestat janë kthyer në një nga temat kryesore për ata që po planifikojnë të vizitojnë vendin.
Por ajo që bie në sy nuk janë vetëm pyetjet. Janë përgjigjet.
Në diskutimet online, turistë që ndodhen aktualisht në Shqipëri, vizitorë që sapo kanë përfunduar pushimet dhe banorë vendas japin pothuajse të njëjtin vlerësim: protestat nuk po ndikojnë në përvojën turistike.
“Absolutisht 100% e sigurt. Kjo nuk është një protestë e dhunshme,” shkruan një përdorues.
“Jam këtu tani dhe gjithçka është absolutisht në rregull,” përgjigjet një tjetër.
“Është shumë e sigurt. Këto janë protestat më paqësore në historinë e këtij vendi,” komenton një përdorues tjetër.
Këshilla më e përsëritur për turistët është praktike, jo alarmuese dhe ka të bëjë me shmangien e bulevardit gjatë orëve të protestës për të mos u bllokuar nga turma apo trafiku.
“Protestat janë pasdite vonë, pasi njerëzit dalin nga puna. Thjesht shmangni bulevardin në atë orar dhe do të jeni në rregull,” shkruan një komentues.
Disa prej komenteve shkojnë edhe më tej, duke e përshkruar atmosferën si më shumë festive sesa konfliktuale. “Pashë shumë turistë që protestonin me ne sot. Ju lutemi ejani, do t’ju pëlqejë,” shkruan një pjesëmarrës.
“Do të doje t’i bashkoheshe protestës po ta shihje. Është më shumë si festë,” shton një tjetër.
Një turist australian, i cili tha se ishte gjendur rastësisht mes protestuesve në Tiranë, e përshkroi përvojën si “shumë paqësore”, ndërsa shtoi se “i gjithë vendi ka qenë absolutisht i mrekullueshëm”.
Një tjetër komentues, që ndodhej në Shqipëri në momentin e diskutimit, shkruante: “Sapo udhëtova këtu, është shumë qetë.” Ndërsa një përdorues tjetër e përmblidhte situatën me fjalët “Më shumë se e sigurt, me respekt nga Shqipëria.”
Në të njëjtën bisedë, një turist pyeste nëse duhet të shqetësohej për udhëtimin dyditor në Shqipëri. Përgjigjja që mori ishte se rreziku kryesor nuk lidhej me sigurinë, por me trafikun dhe turmat në zonën ku zhvillohen protestat.
“Maksimumi mund të ketë pak më shumë trafik,” shkruante një komentues. “Vetëm përpiquni të mos vizitoni monumentet në bulevard gjatë protestës.”
Në komentet e tjera, disa përdorues raportuan se kishin qenë pranë protestave. “Pashë një protestë në Tiranë dhe nuk m’u duk se kishte ndonjë rrezik,” shkroi një komentues. “Jam në Tiranë tani dhe gjithçka është krejtësisht në rregull. E pashë protestën, por nuk është e dhunshme, është thjesht një protestë paqësore,” shtoi një tjetër./ Monitor
Qytetarët kanë vijuar protestën në ditën e dhjetë të saj me një pjesëmarrje masive. Pasi kanë qëndr...
Që prej orës 18:00, e gjithë Tirana është ngritur në protestë! Qindra mijëra qytetarë kanë zbarkuar në rr...
Një video e publikuar në Instagram të dielën në darkë, ku një turist amerikan filmonte veten i buzëqeshur mes protestu...
Prej katër orësh, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të q...
Tirana është në këmbë. Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit E...
Pas denoncimeve dhe shqetësimeve të ngritura mga vizitorët për gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet, &eum...
Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rru...
Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se protesta e nisur nga qytetarët ka dhënë 10 ditë shpresë. Gjatë fjalës së tij ...
Policia italiane zbuloi një rrjet të madh trafikimi kokainë midis provincave të Brescias dhe Bergamos, me bazë logjistike në Rovat...
Edhe sot, në ditën e 10-të protestave qytetare kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, mijëra qytetarë dolën n...