
Një valë e gjerë kontrollesh u krye gjatë ditës së djeshme nga më shumë se 40 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët patën në fokus zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe biznesmenë të njohur që kanë lidhje zyrtare dhe private me të pandehurën, Belinda Balluku. Karshilliku i kësaj të fundit përballë SPAK, çoi në agravimin e situatës, duke rënduar jo vetëm pozitën e saj penale për shkak se SPAK i shtoi akuzat, por tashmë duket se e “mbytura”, Belinda Balluku, por merr me vete dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë si dhe biznesmenët klientë të ministrisë.
“Tani ka nisur hetimi…”-i tha një burim pranë SPAK gazetarit Elton Qyno. Dhe realisht në një periudhë kohe prej 20 ditësh, SPAK dhe BKH-ja kanë intesifikuar veprimet hetimore ndaj Belinda Ballukut dhe klanit të saj, ku veç rëndimit të pozicionit juridik të zv/kryeministres së Shqipërisë, një kërkesë për arrestim është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë.
Dhe më tej veprimet hetimore janë shtuar ditën e djeshme, me ushtrimin e 54 kontrolleve në zyra dhe banesa të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe biznesmenëve që kanë përfituar tenderat e paracaktuar nga dyshja Belinda Balluku dhe Evis Berberi. Ndaj klanit “Balluku” po ndiqet një strategji hetimore për ta futur në unazë (Rrethim), me qëllim goditjen jo vetëm subjektin e posaçëm Belinda Balluku, por edhe krastitjen e degëve të tjera të zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën dhe oligarkën që kanë përfituar fondet publike. Përmes kësaj lëvizje, prokurorët e SPAK Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe shefi i ri i akuzës, Klodian Braho, synojnë njëherësh të shkojnë në komisionin e mandateve me një argument më shumë për të kërkuar dhënien e autorizimit me qëllim arrestimin e ministres Belinda Balluku.
E cila tashmë është kthyer në detyrë dhe sipas prokurorisë ka indicie bindëse se po vijon me të njëjtën formulë të gabuar drejtimi në Ministrinë e Infrastrukturës. Tashmë çështje ka hyrë në procedurën e saj dhe se SPAK nuk ka më kohën të tërhiqet. Por të vijojë të eci përpara duke hapur hetime të reja, me qëllim futjen në skaner të gjithë personat që kanë pasur një marëdhënie zyrtare apo dhe private me tenderat e administruara nga Belinda Balluku dhe Evis Berberi.
Sindi Dushku, drejtoresha e Kabinetit të Ballukut, oligarku Ram Geci, Sadik Ismailaj i “Alb-Star”, Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, biznesmeni Ilir Shtufi si dhe biznesmenët Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj e të tjerë mësohet të jenë kontrolluar nga SPAK dhe BKH. Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it, është kontrolluar për herë të dytë si dhe marë aparati i telefonit, mëson Syri.net. Në këto veprime Policia e Shtetit është mbajtur larg duke pasur vetëm rolin e mbështetjes, por jo të kryejë veprime proceduriale kontrolli.
Shumë telefona dhe paisje kompjuterike janë sekuestruar gjatë ditës së djeshme. Ndërsa sot prokurorët me shumë urgjencë kanë vlerësuar të ligjshme këto sekuestro dhe më pas kanë kërkuar ekspertimin kompjuterik të tyre me qëllim kopjimin e imazheve dhe përmbajtjeve të bisedave të zhvilluara në disa aplikacione telefonike. Zv/kryeministrja Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në 7 procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.
Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa pak ditë më parë ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj. / Elton Qyno
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Dhjetor19:46
Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj, reagon UGSH: Akt kriminal që duhet zbardhur dhe autorët të ndëshkohen
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar me shqetësim dhe tronditje lidhur me dhunimin e gazetarit Elton Tozaj, ngjarje e raportuar nga disa me...
AKTUALITET
27 Dhjetor19:30
Krim mjedisor në Bashkinë Bulqizë, lëkurë, kocka e placenta hidhen në lumë nga thertorja
Një situatë alarmante mjedisore është denoncuar në redaksinë e Piranjat.neës në fshatin Shupenzë, në...
AKTUALITET
27 Dhjetor17:46
Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë
Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë...
AKTUALITET
27 Dhjetor17:42
Skandal në Tufinë, plehrat pushtojnë zonën
Varrezat publike të Tufinës, ndodhen në një gjendje shqetësuese ndotjeje.
Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë grumbuj mbetjesh...
AKTUALITET
27 Dhjetor17:03
Rriten çmimet në tregun e fruta-perimeve, qytetarët: Pensionet s' mjaftojnë, 13 mijë lekë 1 kg mish
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve në prag të festës së fundvitit është një problematikë që shqet&eum...
AKTUALITET
27 Dhjetor16:24
Shkrumbohen autobusët e vjetër në Fllakë, publikohen pamjet nga vendngjarja
Autobusë të vjetër, të parkuar dhe jashtë përdorimit, janë përfshirë nga flakët ditën e sotme në a...
AKTUALITET
27 Dhjetor16:00
E rëndë në Koplik! Po vendoste një reklamë, 27-vjeçarin e zë korenti, humb jetën
Një aksident tragjik ka ndodhur në Koplik, ku një i ri 27-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte për vendosjen e një rek...
AKTUALITET
27 Dhjetor15:43
Konflikt për arsye banale në Elbasan/ Tre persona nën hetim penal
Tre shtetas janë proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit, pas një konflikti fizik të ndodhur për motive të dobëta.
Sipas po...
AKTUALITET
27 Dhjetor15:30
I dehur në timon aksidentoi dy efektivë policie në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi automjeti që dyshohet se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit goditi dy...
AKTUALITET
27 Dhjetor15:06
Ndërroi jetë në kalçeton e Vlorës, mjeku i urgjencës rrëfen momentin kur 42-vjeçari mbërriti në spital: Erdhi pa puls
Sot është përcjellë për në banesën e fundit 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në pjes&eum...