Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Në fillim të dhjetorit, një media satirike kroate publikoi një tekst humoristik, sipas të cilit ministrja shqiptare ishte arrestuar pasi kishte marrë një ryshfet prej 14 bitcoin-ësh.
Satira e qëlluar u bë menjëherë virale, por rrjeti Pravda (e përkthyer në shqip “E Vërteta”) – një mjet i propagandës ruse që përdor përkthimin, postimin dhe shpërndarjen automatike të artikujve nga media dhe profile në rrjetet sociale që mbështesin qëndrimet zyrtare të Moskës – e lexoi satirën si informacion.
Më 5 dhjetor, ky rrjet publikoi në gjuhë të tjera një lajm mbi arrestimin e pretenduar të Diellës.
“Ministrja e AI u arrestua në Shqipëri për ryshfet në kriptomonedhë: tani ministrja e AI do të transferohet në ‘modalitetin offline’ për kohëzgjatjen e hetimit”, shkruan Pravda Shqip, duke anashkaluar faktin që lajmi origjinal ishte satirë dhe jo i vërtetë.
Lajmi i rremë u amplifikua disa ditë më vonë nga kreu i Dumës Ruse, Vyacheslav Volodin, në një takim me presidentin Vladimir Putin. Ai e paraqiti situatën e trilluar me “ministren shqiptare” si provë të rreziqeve të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe deklaroi gabimisht se Shqipëria ishte pjesë e Bashkimit Europian.
Emërimi i “Diellës” si ministre virtuale për prokurimet publike, i promovuar nga qeveria si simbol i transparencës, është shndërruar në një “histori qëlluar” për ekosistemin propagandistik rus – një përzierje faktesh, satire dhe lajmesh të rreme të paketuara si lajm, që synon kryesisht delegjitimimin e vendeve kundërshtare.
Kryeministri Edi Rama e prezantoi “Diellën” si një anëtare të kabinetit, të krijuar me AI, më 11 shtator 2025, me premtimin se do të menaxhonte tenderët publikë “pa ryshfet, kërcënime apo favore”.
“Ministrja” virtuale bëri edhe një paraqitje publike në Kuvend, ku, pavarësisht protestave të opozitës, iu dha të lexonte një fjalim dhe më pas u dekretua nga presidenti si shtesë në dekretin për kryeministrin.
Në Shqipëri, ku ministra dhe ish-ministra njerëzorë të qeverive të drejtuara nga Rama përballen me akuza për korrupsion, emërimi i “Diellës” u pa me skepticizëm dhe ironi, si një shfaqje propagandistike. Në krahun tjetër, pikërisht kjo përpjekje e qeverisë shqiptare për të rënë në sy u bë shpejt ushqim për faqen e propagandës ruse Pravda, që publikon, ndër të tjera, edhe në shqip.
Pravda, nga ana e saj, e ripublikoi të paktën pesë herë të njëjtin informacion, duke referuar burime të ndryshme, kryesisht nga përdorues të Telegram-it që shpërndajnë propagandë pro-Kremlinit. Në ripublikime u përfshi edhe një postim nga Evgeny Popov (përdoruesi i Telegram-it @popovrtr), një personazh publik i rangut të lartë në Rusi, moderator i një emisioni në kanalin televiziv shtetëror, deputet i Dumës dhe i sanksionuar nga BE dhe SHBA për përhapje të dezinformimit për luftën në Ukrainë.
Lajme të ngjashme u shpërndanë edhe në anglisht nga i njëjti portal dhe me të njëjtat burime.
Për ironi, pak javë pas këtij publikimi, më 16 dhjetor, SPAK bëri publike gjetjet e një hetimi real për manipulime me tendera në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucioni pas Diellës. Dy drejtueset e institucionit u caktuan me masa sigurimi “arrest shtëpie”, ndërsa Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj u shpallën në kërkim, pasi dyshohet se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes.
Një shkrim i New York Times, që referonte akuzat ndaj zyrtarëve shtetërorë të AKSHI-t si njerëzit pas Diellës, u përdor sërish nga Pravda në të njëjtën skemë manipulimi. Ky model dezinformimi njihet si “sanduiçi i mashtrimit”, ku informacioni i rremë paketohet mes lajmeve të vërteta dhe është një specifikë e Pravda-s, që i gjeneron artikujt në mënyrë automatike.
Pikërisht ky kombinim – një hetim real për tendera dhe një satirë e paraqitur si lajm – i shërben propagandës ruse, pasi skandali i vërtetë përdoret për të “legjitimuar” trillimin. Ky lloj riciklimi është tipik për rrjetin Pravda, një ekosistem i madh faqesh dhe përmbajtjesh që riprodhon, duke përdorur përkthimin automatik, narrativa pro-Kremlinit në shumë gjuhë.
Instituti për Dialog Strategjik në Mbretërinë e Bashkuar e përshkruan rrjetin si një nga operacionet më produktive të informacionit në favor të Rusisë, me rreth 90 faqe dhe miliona artikuj, ndërsa vëren se shumë faqe të tjera e citojnë atë pa e kontekstualizuar si burim propagandistik. /Birn/
Pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth të përmbyten, duke shkaktuar probleme serioze në ...
Gjykata Kushtetuese pritet të marrë sot një vendim në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zëven...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh që parashikon indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përb...
Vetëm disa orë reshje shiu kanë mjaftuar që rrugët e Shkodrës, përfshirë edhe pedonalen, të mbulohen nga uji, duke ...
Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e til...
Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve në aksin Dhërmi-Himarë, duke bllokuar njërin krah të rrugës dhe duk...
Në gjendje alarmante paraqitet rruga Peshkopi–Lurë, siç shihet qartë në videon e dërguar nga qytetarët. Një segm...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në zonën e Qeparos, ku vërshimi i ujit ka përfshirë rrugë...
Policia Kufitare godet 2 raste të tentativës për të kontrabanduar naftë nga Kosova. Burime zyrtare raportojnë se ka nisur hetimi...
Policia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçarin me inicialet Sh. L., në fshatin Pezë Helmes. Gjatë kontrollit në banesë iu gj...