Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Sipas njoftimit mësohet se nga 25 vatra, 19 prej tyre janë shuar dhe 6 mbeten aktive.
Bëhet me dije se një vatër problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Po punohet për shuarjen e vatrave aktive në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës - Skuraj, bashkia Kurbin - Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend është ndikuar nga temperatura dhe thatësira, duke kërkuar ndërhyrje të koordinuar nga strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror.
Nga 25 vatra zjarri të raportuara, 19 janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet tona në terren.
Një vatër e veçantë dhe problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zona të banuara.
Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës - Skuraj, bashkia Kurbin - Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.
Në operacionet e fundit për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:
- 128 forca zjarrfikëse,
- 80 forca ushtarake,
- 17 efektivë të Policisë së Shtetit,
- 69 nga strukturat e emergjencave civile të pushtetit lokal,
- 14 punonjës të administratës së zonave të mbrojtura,
- 42 pjesëtarë të shërbimit pyjor, dhe
- 52 vullnetarë.
Gjithashtu, në operacion është përfshirë edhe helikopteri Cougar, duke ndihmuar strukturat operacionale në kontrollin dhe shuarjen e zjarreve.
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e zjarreve, ftojmë qytetarët, veçanërisht fermerët dhe blegtorët, të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye. Çdo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.
Theksojmë se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit. Autorët e këtyre veprave do të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo rrezik që i shkaktojnë jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe vlerave kulturore. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet përkatëse, do të vazhdojnë të ndjekin situatën dhe të angazhojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.
ELBASAN- Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Bëhet fjalë p&e...
TIRANA- Lidhur me gjetjen e një kufome ditën e sotme në kryeqytet, kanë mbërritur dhe detajet e para nga autoritetet. Mësoh...
TIRANA- Në shkollën "Andrea Stefani" në Laprakë njoftohet sapo është gjetur një kufomë. Gjithashtu konfirmohet se...
TIRANA- Një 50-vjeçar turk, i identifikuar si Yalcin Hanci, është ekstraduar nga Gjeorgjia drejt vendit tonë. Bëhet me di...
TIRANA- Media “ManifoldTimes”, në Singapor, i ka dedikuar një artikull çështjes së skandalit të transportit t...
DURRËS- Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të...
GREQIA- Katër bullgarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare shqiptare. Sipas media...
Foto ilustruese LEZHA- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në aksin rrugor &ldqu...
ITALIA- Një emigrant shqiptar, prej vitesh rezident në provincën e Breshias, u arrestua nga karabinierët dhe Guardia di Finanza e Bol...
ITALIA- Një 34-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penalë, veçanërisht për trafik droge, ë...