Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Një javë më parë emisioni “Piranjat” trajtoi rastin e Mirjana Karinit, 65-vjeçares nga Shkodra, e cila ka probleme të theksuara shëndetësore, të shkaktuara nga një grup njerëzish, secili me përgjegjësi për këtë masakër.
Historia që lidhet me keqmjekimin e kësaj zonje nis më datë 31 mars 2019, teksa ajo konsumonte një kafe me familjarët e saj, dhe aty padashur theu kaviljen. Personi i parë që ka gisht në invaliditetin e Mirjanës është shoku i djalit të saj, Saimir Suma, pasi ai i sugjeroi operimin te Poliklinika Gjermane në Laprakë, duke i gënjyer se po shkonin te Spitali Gjerman, pasi ambulanca që e mori zonjën nga Shkodra ishte e Spitalit Gjerman.
Ajo pagoi 500 euro për ambulancën dhe 5000 euro për operacionin, por cash, jo me faturë tatimore.
Pas operacionit, mjekët i thanë se çdo gjë përfundoi me sukses, por ishte totalisht e kundërta. Ajo ishte keqmjekuar. Këtu hyn në lojë personi i dytë përgjegjës, mjeku serb Gordan Gavrillovic, njëkohësisht ortak i Poliklinikës Gjermane. Në këmbën e zonjës duhej vendosur një implant dhe mjeku nuk i vendosi implantin e duhur, por një implant stok, më të gjatë dhe më të trashë, duke ia holluar kockën së tepërmi, duke i zhvendosur kupën e gjurit dhe këputur nervin shiatik. Kështu, zonja Karini mbeti invalide përjetë, në masën 72.5 %.
Duke marrë parasysh këtë dëm të madh që i bënë, ajo vendosi ta padisë Poliklinikën Gjermane dhe Gjykata e Shkodrës konstaton një mal me shkelje ligjore.
E para, Poliklinika Gjermane nuk ishte e licencuar për të kryer operacione të tilla, pasi ishte vetëm poliklinikë me shtretër ditorë, jo spital;
E dyta, mjeku Gordan Gavrillovic nuk ishte i regjistruar në Urdhrin e Mjekut dhe nuk kishte diplomat e duhura;
Së treti, pagesa u krye pa kupon tatimor;
Së katërti, mjeku serb kishte punuar pa përkthyes;
Së pesti, ai e kishte keqmjekuar pacienten duke e lënë invalide.
Kështu, Gjykata vendosi që dëmi pasuror dhe jopasuror ndaj saj të kapë vlerën rreth 350 milionë lekë të vjetra. Këtu hyjnë në lojë shumë persona, të cilët bënë të pamundurën për të shmangur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. Gavrillovic zhduket, ndërsa Ardian Kazaferi, bashkë me menaxherin financiar Saimir Suma dhe avokatin e tyre Aranit Roshi, krijuan një skemë fiktive për të mospaguar asnjë qindarkë te zonja Mirjana Karini.
Së pari, llogaritë e Poliklinikës Gjermane u boshatisën.
Së dyti, u krijua një skemë fiktive për shitjen e pajisjeve mjekësore, të cilat në total kapnin një vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra. Miku i Ardian Kazaferit, Andrea Papa, krijon shoqërinë Arthromed shpk, me të cilën i bën ofertë Poliklinikës Gjermane për blerjen e pajisjeve për 79 milionë lekë. Në dokumentin e tyre të panoterizuar nuk përcaktohet nëse këto lekë janë të reja apo të vjetra.
Shkelja e parë ligjore që bën Ardian Kazaferi është shitja e këtyre pajisjeve, të cilat ishin lënë barrë në bankë, pasi më herët z. Kazaferi kishte marrë kredi 200 mijë euro dhe pajisjet i kishte lënë kolateral. Nga ana tjetër, Andrea Papa merr hua 55 mijë euro te miku i tij Josif Kozma, duke i lënë këtij të fundit pajisjet si peng për shlyerjen e borxhit.
Në këtë kohë, pas shumë mundimesh, kur kuptuan se asnjë qindarkë nuk do të kalonte në llogari të zonjës, kjo e fundit u bë pronare 100 % e Poliklinikës Gjermane, por pa asnjë qindarkë në llogari dhe pa asnjë pajisje të sajën. Dhe këtu hyn në lojë familja Pipero, pronarja e godinës 4-katëshe në Laprakë, atje ku kishte zhvilluar aktivitetin më herët Poliklinika Gjermane, më pas Arthromed, dhe më pas klinika “Pipero Care”, themeluar nga Mario Pipero, djali i mjekut të njohur Pëllumb Pipero.
Ky i fundit i mori pajisjet mjekësore me një çmim qesharak, ku nga burimet e gazetarit Freard Rista tregohet për një shumë 60 milionë lekë të vjetra.
Më pas, Mario Pipero ndërron emrin e klinikës në “Lifeplus” dhe këtë biznes, po sipas burimeve, ia shet për qindra mijëra euro 6 mjekëve të Spitalit të Traumës në Tiranë, por me dokumente shitja është bërë për vetëm 1 milionë lekë të vjetra.
A ka njeri në botë që mund ta besojë se një aktivitet me vlerë mbi 500 mijë euro të shitet për një milion lekë të vjetra?
“Unë tani, në 6 vite e gjysmë, jam me këtë hall. Po si mund të të lënë në këtë farë feje?! Të mos merret asnjë përgjegjësi. Unë tani erdha në poliklinikën tuaj, duhet të themi, se unë u nisa për spital, e ju besova, hyra në operacion dhe ju më lini në këtë gradë?!”, shprehet me lot në sy 65-vjeçarja Mirjana Karini./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Njoftimi i policisë Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale n&eum...
Pak ditë më parë, deputeti Erion Malaj, i zgjedhur nga lista e mbyllur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për qarkun T...
Sot, 23 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81.3 lekë dhe shitet me 82.3 lekë. Euro blihet me 96 lekë dhe shitet 96.7 lekë. Franga z...
Në datën 19 shkurt ’91 rreth orës 15:00, Plenumi i Komitetit Qendror të PPSH-së, del me një deklaratë, duke the...
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madh...
Banorët e fshatit Poshnje, në Bashkia Dimal, po përballen me një problem serioz infrastrukturor që po ua vështirëson jet&eu...
Në ditën e shenjtë të Shën Valentinit, askush nuk duhet të qajë… Por fati i keq nuk do t’ia dijë pë...
Ambra Alimeti, që nga dita e premte është 13-vjeçarja më e njohur në vend. Me fjalimin dhe e saj në parlament nxën&eum...
Marc Ghorayeb konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban në një intervistë tregoi se në burgjet e Siris&eu...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me 20-vjeçarin që u qëllua për vdekje pasi hyri i armatosur në perimetrin e siguris&eum...