Ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj 'mbyllin hesapet me burgun' në të njëjtin vit kur mbaron kontrata koncesionare e sterilizimit që kushtoi xhepave të shqiptarëve 153 milion euro.
Gjykata e Posaçme liroi sot ish-zv/ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që u arrestuan në gusht të 2023. Shkak për shuarjen e masës është bërë fakti se sipas përllogaritjeve, atyre u ka përfunduar koha e dënimit më mbajtjen në paraburgim.
Zanafilla
Në 4 mars 2026, GJKKO shpalli vendimin për tetë nga nëntë të pandehurit për aferën e koncesionit të sterilizimit, proces që u zhvillua me gjykim të shkurtuar pas ndarjes më vete të çështjes së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj që zgjodhi gjykim të zakonshëm dhe për këtë çështje kishte vetëm masën e detyrimit për tu paraqitur
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bib Ndreca dhe me anëtarë Flora Hajredinaj dhe Elsa Ulliri vendosi që të shpallë fajtorë ish. zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa rrëzuan një nga akuzat kryesore ajo e grupit të strukturuar kriminal. Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj u dënuan nga GJKKO me nga 6 vite burg për veprat penale. Duke përfituar zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite për secilin. Ndërsa për të pandehurit e tjerë, Marsela Serjani, Naile Ajazi, Arben Gjata, Genc Burazeri, Petref Mersini dhe Saimir Kadiu, masat e dënimit ndaj tyre ose u shuan, ose u konvertuan në shërbim prove.
Pra Rrepaj dhe Rrapaj u shpallën të pafajshëm për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, duke sfumuar kështu akuzën dhe ndëshkimin për një nga aferat më të mëdha me tenderat publik dhe një muaj më pas, 17 prill të lirohen nga burgu pasi sipas përllogaritjeve, atyre u ka përfunduar koha e dënimit më mbajtjen në paraburgim.
Ndërkohë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet i vetëm nën akuzë vjedhje duke shpërdoruar detyrën si grup kriminal. Në seancën e 7 prillit të këtij viti, Beqaj u ankua për këtë akuzë. Kontrata e partneritetit publik privat të sterilizimit, i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 153 milionë euro, është një ndër katër kontratat e kushtueshme të qeverisë “Rama” në sektorin e shëndetësisë.
Hetimet e kryera nga SPAK zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së koncesionit me qëllimin e vetëm të shpalljes fituese të kompanisë së Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.
Rrapaj zotëronte 40% të aksioneve në konsorciumin e kompanive fituese. Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin, hartimin e kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të paracaktuara si dhe mosveprimin për zgjidhjen e konfliktit të interesit. Shkelje ligjore u gjetën edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Prill17:17
Zbulohet një tjetër bazë Call Centeri që mashtronte qytetarët europianë në Tiranë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë
Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient Call Centeri, ku dyshohet se mashtroheshin qytetarët europianë. Policia bën me dij...
AKTUALITET
17 Prill16:53
Protesta e opozitës/ Qytetari: Sot Kukësi marshon para narkoshtetit
Një numër i lartë qytetarësh dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga Kukësi drejt Tiranës, p...
AKTUALITET
17 Prill16:37
Bilanc tragjik nga aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave! Plagosen 5 persona
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Rruga e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot...
AKTUALITET
17 Prill16:29
"Udhëtim të mbarë, engjëlli im i vogël"/ Të afërmit dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit 19-vjeçares Myrto
I gjithë komuniteti vendas është zhytur në zi për vdekjen tragjike të Myrtos në Argostoli të Kefalonisë. Prind&eu...
AKTUALITET
17 Prill16:18
Pjesë e një rrjeti droge në Itali, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë! E fshihte mallin në një përrua
Karabinierët italianë të rajonit të Città di Castello arrestuan në flagrancë një 22-vjeçar shqiptar që aku...
AKTUALITET
17 Prill16:17
Përgjysmojnë çmimin, pikat e grumbullimit fundosin fermerët e trangullit
Pavarësisht premtimeve dhe strategjive që trumbetohen në mbështetje të bujqësisë, realiteti në ara dhe sera ësht&eu...
AKTUALITET
17 Prill16:12
Avokati i Popullit shkresë bashkisë së Tiranës: Jepni bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek kompleksi “Arlis”
Institucioni i Avokatit të Popullit, i drejtuar nga Endrit Shabani, i është drejtuar sot Bashkisë Tiranë me një shkresë, p&eu...
AKTUALITET
17 Prill16:07
Aksident zinxhir në Gjirokastër/ Kamioni përplas 5 automjete, plagosen dy persona
Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër.
Një automjet i bashkisë ka pësua...
AKTUALITET
17 Prill16:04
Ishin përjashtuar nga Kuvendi, Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur sot shfuqizimin e masave disiplinore ndaj disa deputetëve të opozit&e...
AKTUALITET
17 Prill15:36
Mësuesi ndërroi jetë pas përfundimit të mësimit, familjarët: Nuk e lanë të punonte në qytetin e lindjes sepse ishte demokrat!
Opinioni publik u trondit sot nga vdekja e papritur e Alban Bejlerit, mësuesit hero që përshkonte kilometra të tëra në këmb&e...