AKTUALITET

Skandali me armët/ Hoxhaj: Shqipëria në rrezik, SPAK e BKH duhet të kishin nisur hetimet

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2026, 20:37
Skandali me armët/ Hoxhaj: Shqipëria në rrezik, SPAK e BKH duhet

Shqipëria po kalon një moment rreziku të jashtëzakonshëm për shkak të aferave të rënda që lidhin nivelet më të larta të qeverisë me trafikun ndërkombëtar të armëve.

Denoncimet e fundit, të nisura nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe të faktuara nga gazetarët investigative të emisionit ‘Plug’ në Syri Tv, kanë nxjerrë në dritë një skemë ku pasuritë e shtetit po përdoren për të pasuruar xhepat e privatëve përmes VKM-ve të dyshimta, ndërkohë që flitet hapur për "punë të pista" të kërkuara nga vetë qeveria.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, gazetari Julian Hoxhaj shprehet se skandali më i madh lidhet me një të ashtuquajtur fabrikë armësh, e cila në letër supozohet të prodhojë dhe eksportojë, porse në realitet është një skemë e mirëfilltë mashtrimi dhe trafiku: armët blihen në Afrikë, sillen në Shqipëri për t'u paketuar si produkte të një vendi të NATO-s, dhe më pas dërgohen në Ukrainë.

Ajo çfarë e bën akoma më flagrante këtë aferë, thekson Hoxhaj, është fakti se kjo kompani pretendon se prodhon armatime me vetëm 14 punonjës të regjistruar—një staf që nuk do të mjaftonte as për të mbajtur hapur një bar-restorant.

Në qendër të këtij rrjeti trafiku shfaqet emri i Eron Ymerit, një biznesmen izraelito-shqiptaro-amerikan me lidhje të ngushta me kryeministrin, ku madje lidhjet e tij shkojnë deri te Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i cili aktualisht vuan dënimin në SHBA për korrupsion të lidhur me vizitat e tij në zyrën e kryeministrit shqiptar, si dhe një shtetas kinez i sanksionuar nga Amerika.

"Çështja është që sot Shqipëria është në një rrezik të jashtëzakonshëm. Për mua Arben Ahmetaj, çfarëdo mëkati të ketë bërë gjatë pozicioneve të tij publike në drejtimin e shtetit shqiptar nga 2013-a deri në vitin 2022, sot Arben Ahmetaj është njeri që çdo shqiptar, pra në mungesë të një presidenti të denjë për ta bërë këtë, duhet t'i firmosë simbolikisht po themi një amnisti publike. Është njeriu sot prej të cilit ka lindur kjo. Unë ndjej si lloj detyrimi po them moral si qytetar i këtij vendi, si një njeri që shoh çdo ditë se çfarë po bën kjo qeveri dhe si një njeri që kam parë gjatë këtyre viteve se çfarë i kanë bërë një pjesë e madhe të ish-kolegëve të Arben Ahmetajt, që vijojnë ende sot të jenë drejtues të këtij vendi pikërisht buxhetit të shtetit, pasurive publike. Sigurisht që them që sot qytetarët shqiptarë duhet t'i kërkojnë falje Arben Ahmetajt dhe duhet ta falin dhe amnistojnë publikisht për të gjithë kontributin që ai i ka dhënë Shqipërisë me denoncimet e tij.

Ai audio-përgjim i mbrëmjes së djeshme ka rrëzuar jo vetëm narrativën se propaganda e kësaj qeverie ka rënë me kohë. Pra asaj që Edi Rama ka dalë dhe të prezantojë një nga këto nismat e tij të bujshme, qoftë për prodhimin e dronëve për të mbrojtur Donald Trump kur të vijë në 2027 në Shqipëri, që edhe ajo tashmë ka rënë pas intervistës së djeshme. Apo edhe në shumë raste të tjera, ka treguar që narrativa e tij ka qenë propagandë për të fshehur një punë nga këto të pistat. Edhe rasti i djeshëm tregoi, pra nuk ka më nevojë për fakte sepse janë aktorët e dorës së parë, aktorët që e luajnë lojën në fushë, ata që (po flas në gjuhën e futbollit) e kupton që shkojnë atje në mes të fushës, marrin topin dhe e gjuajnë si të duan vetë pa respektuar asnjë rregull loje. Dhe këtë e dëshmoi shtetasi izraelito-shqiptaro-amerikan Eron Ymeri, biznesmeni i afërt dhe mik i kryeministrit Edi Rama.

Dhe tha që ne jo vetëm e bëjmë tregtinë e armëve pa rregulla loje, por mbi të gjitha kjo është një tregti e pistë për të cilën na ka thirrur në ndihmë pikërisht qeveria shqiptare. Dhe këtu fillon komplikimi i madh, akuzat shumë e rënda që unë sot përsëri jam i çuditur, jam i habitur. Dhe po dua të citoj në fakt një deklaratë që bëri ish deputeti i Partisë Demokratike gjatë orëve të paradites në emisionin e kolegut Flavio Qarri, z. Gjunkshi, i cili tha se: "Sa herë që për shembull, vite më përpara një nga kolegët tanë, për shembull Artan Hoxha, bënte një denoncim në studio televizive për parcela kanabisi apo për çështje të tjera, pa u mbyllur emisioni, agjentët e krimeve të rënda në atë kohë shkonin dhe bënin sekuestrimin e materialeve."

Dhe sa çuditërisht jo vetëm sot, por në të pesta intervistat e Arben Ahmetajt dhe në qindra denoncime që kemi bërë ne si emision "Plug", çuditërisht asnjë prej agjentëve të BKH-së dhe të SPAK nuk ka trokitur, pavarësisht se dosjet apo denoncimet tona kanë përfunduar në SPAK në një mënyrë apo në një tjetër. Ka disa elementë shumë të rëndësishëm Armela, dhe normalisht që ne nisemi nga indicie të caktuara. Dhe emisioni "Plug" i janarit që është transmetuar në janar, puna ka nisur pikërisht prej denoncimeve që ka bërë Arben Ahmetaj në emisionin e fundit në Çim Peka Live. Ka qenë Arben Ahmetaj që ka denoncuar pikërisht mikun e kryeministrit që po lëvizte në sektorin e armatimeve, e përmendi dhe mbrëmë rastin e ndërrimit të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, që ishte gjithashtu një lidhje miqësore e kryeministrit Edi Rama, e të tjerë e të tjerë në atë kohë.

Dhe ne kemi nisur hetimin, kemi bërë vëzhgimin dhe ne nuk zbuluam sepse në fakt ato janë të gjitha vendime publike, janë vendimet e Këshillit të Ministrave se si është themeluar "Kayot", se si janë bërë pastaj VKM të ndryshme për të hequr aksionet e "Kayot"-s dhe për t'ia kaluar pikërisht kompanive private në mënyrë që këto të përfitojnë llokmat e buxhetit të shtetit, janë pagesat, janë publike e të tjera. Ajo që ka qenë e rëndësishme në atë kohë, mendoj që ka qenë pikërisht se emisioni "Plug" shkoi përtej kësaj, zbuloi pikërisht që Eron Ymeri ishte një lidhje edhe e Charles McGonigal, i cili për fat ne e njohim shumë mirë se kush është. Ka qenë njeriu që ka drejtuar FBI-në në SHBA por që dyshohet, edhe sot e kësaj dite, që është korruptuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe është dënuar sot, po vuan dënimin për dosjen shqiptare, për lidhjet apo për vizitat e tij në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Për fat të keq, SPAK atë dosje pretendon se e ka prej vitit 2022 dhe ende nuk kemi asnjë përgjigje, janë tentuar disa herë, ish-kreu i SPAK Altin Dumani, është pyetur Klodian Braho dhe nuk kanë dhënë një përgjigje të saktë se çfarë po ndodh me dosjen "McGonigal". Dhe ne kemi shkuar pikërisht te ajo dosje sepse kemi zbuluar lidhjen e përbashkët të Ymerit, McGonigal-it dhe një shtetasi kinez i cili është dënuar gjithashtu, sanksionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, këto janë detajet e asaj periudhe. Po ka pasur pafund indicie që që në atë moment SPAK do të duhej të shkonte pikërisht në zyrat apo në ambientet ku supozohet se prodhohen armatimet e kompanisë "Mac Defense". Sot në mëngjes do duhej të shkonte, jo unë nuk kam informacion që të ketë ndodhur, mund të ketë ndodhur, nuk dua të paragjykoj veprimtarinë e prokurorisë së posaçme, por indicia është e pastër. Elementi i dytë apo fakti i dytë, zoti Ahmetaj publikoi pasqyrat financiare të kompanisë që tregon se ka vetëm 14 punonjës. Tani, çdo mendje ose çdo logjikë e thjeshtë do të tregonte ose do të ngrinte pikëpyetjen: a mund të prodhohen armatime me 14 veta staf?

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës