Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Si të mos mjaftonin shkeljet ligjore, ryshfetet për qeveritarët dhe 60 milion euro nga kontratat e majme, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë marrë me vetë në Austri edhe paratë e dy kredive, për të cilat kanë lënë peng inceneratorët.
Skandali është zbuluar nga emisioni Kronos në MCN, sipas të cilit llogaritë e inceneratorëve sot janë të bllokuara nga banka Credins, sepse kompanitë e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit nuk kanë shlyer këstet,
“Fieri për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e Elbasanit është lënë peng për një kredi me vlerë 4.7 milion USD” raporton Kronos.
Dokumentat e siguruara nga Kronos zbulojnë se 4.7 milion dollarë u morën kredi në muajin Prill të vitit 2021.
Integrated Technology Services në pronësi të Klodian Zotos ka lënë peng kontratën koncesionare, që shteti kishte lidhur për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit me firmën “Albtek Energy”.
Një vit më pas, SPAK sekuestroi inceneratorët. Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u arratisën dhe këstet e kredisë mbetën pa u paguar. Sot, llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë të bllokuara nga banka Credins.
Për pasojë kanë nisur përplasjet mes bankës Credins dhe Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Këto fakte thellojnë akoma më shumë aferën e inceneratorëve që i ka kushtuar shtetit miliona dollarë dhe për të cilin janë arrestuar ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS, Alqi Bllako dhe dhjetëra zyrtarë shtetërorë.
Pronarët e kompanive Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja ende vazhdojnë të paguhen, pasi kryeministri Rama thotë se nëse shteti nuk do të paguante, kjo do të ishte shkelje e kontratës.
Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit kanë kushtuar rreth 60 milionë euro, por i pari është në remont dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë.
SPAK i akuzon se i dhanë ryfshfet Lefter Kokës për të marrë koncensionin e inceneratorit. Inceneratori i Elbasanit, në pronësi të kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k, e administruar nga Stela Gugallja bënte fatura fiktive duke i faturuar punë të pakryera kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Pasi janë faturuar punimet në mënyrë fiktive, sipas SPAK, shuma prej 3.6 milion euro i ka kaluar Lefter Kokës sërish përmes faturave fiktive, tashmë të lëshuara nga dy kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. ndaj kompanive në pronësi të ish-ministrit apo të të afërmve të tij. /Lapsi.al
ELBASAN- Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave për porositjen e një sërë vrasjesh në Elbasan, përfshirë atë të...
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në QSUT. Mjeku ka probleme me shëndetin dhe është shtruar tek n...
Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punuan pa u lodhur e ata q&...
GREQI- Personi në foton e siguruar nga 'Top Channel' është Visar Dakrama, 34-vjeçari shqiptar i ekzektuar mëngjesin e sotëm n&eu...
KIEV- Një paketë e re ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën u njoftua nga presidenti amerikan Joe Biden nga Kie...