
Sot mori detyrën drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili në fjalën e tij, teksa vlerësoi rolin e Policisë tha se kjo organizatë ka një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE.
iu drejtua drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të fortë, vizionit të qartë dhe vendosmërisë në përmbushjen e detyrës.
Ai e cilësoi besimin e dhënë si një përgjegjësi të madhe për të avancuar drejt një policie moderne, në përputhje me standardet evropiane.
“Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit ka një rol thelbësor. Sepse integrimi europian nuk është vetëm një proces politik apo teknik; është një transformim i përditshëm i shtetit dhe shoqërisë. Është ndërtimi i një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku siguria është e garantuar dhe ku institucionet janë të besueshme. Çdo hap përpara në luftën kundër krimit, çdo standard i rritur profesional, çdo qytetar që ndjehet më i sigurt, është një hap më afër Europës. Nga ana tjetër, duhet ta themi qartë: çdo përpjekje për të cenuar rendin, për të nxitur dhunë apo për të dëmtuar imazhin e vendit, është një pengesë për këtë rrugëtim. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetit, të ligjit dhe të zhvillimit dhe kjo rrugë nuk do të ndalet.“, deklaroi ndër të tjera ministri i Brendshëm.
Po ashtu, Lamallari tha se drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit duhet të garantojë që policia të mos jetë një forcë represive, por të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Zoti Drejtor, ju merrni këtë detyrë në një moment kur kërkohet lidership i fortë, vizion i qartë dhe vendosmëri. Besimi që ju është dhënë sot është njëkohësisht edhe një pritshmëri e lartë, për të çuar përpara një polici moderne, profesionale dhe të denjë për standardet europiane. Roli juaj është i qartë: të forconi më tej profesionalizmin, të thelloni luftën kundër paligjshmërisë dhe të garantoni që Policia e Shtetit të mbetet një institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi ta, një institucion që ofron shërbim dhe nuk qaset vetëm si forcë represive, një organizatë që modernizohet vazhdimisht dhe është në lartësinë e sfidave të kohës” tha Besfort Lamallari.
Fjala e plotë e ministrit
E nderuar Zv.kryeministre Albana Koçiu,
I nderuar Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Bizhga
Të nderuar të pranishëm,
Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit,
Është kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë për mua si Ministër i Punëve të Brendshme të marr pjesë në këtë moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, duke i besuar drejtimin e saj një drejtuesi të ri, në një kohë kur kërkesat ndaj këtij institucioni janë më të larta se kurrë. Ceremonia që na ka bërë këtu bashkë sot nuk është thjesht formalizimi i lidershipit të ri të Policisë së Shtetit, por kjo ditë shënon edhe rikonfirmimin e angazhimit tonë për një organizatë gjithnjë e më profesionale, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve. Përtej solemnitetit dhe formalitetit të këtij rasti, dua të evidentoj tre elementë domethënës.
Së pari, për të mbërritur në këtë ceremoni është kaluar përmes një procesi transparent dhe të bazuar mbi merita. Në cdo fazë është përfshirë vlerësimi i përvojës, profesionalizmi dhe integriteti i kandidatëve, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohet një një figure që përfaqëson standardet më të larta publike e profesionale të kësaj organizate. Pavarësisht fituesit, i cili në cdo rast do të ishte një, unë dua të vlerësoj të gjithë kandidatët e tjerë që morën pjesë në këtë garë për drejtimin e Policisë së Shtetit. Angazhimi, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre tregojnë forcën e talentit dhe përvojës që ekziston brenda strukturave tona. Secili prej tyre kontribuon në ngritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.
Së dyti, jam i bindur se të gjithë ju këtu e më gjerë në radhët e Policisë së Shtetit e jo vetëm, bini dakord me faktin se Skënder Hita reflekton besimin se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit në një moment të rëndësishëm për vendin, duke garantuar stabilitet, lidership të vendosur dhe përkushtim ndaj shërbimit ndaj qytetarëve dhe ligjit. Ai është një oficer karriere, profesionist dhe i udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë që ka mbajtur. Unë kam pasur fatin dhe mundësinë ta njoh nga afër e të punoj me të për një kohë të gjatë. Do të vazhdojmë sot e tutje të bashkërendojmë punët, për të përmbushur misionin tonë si shërbëtorë publik.
Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Vendi ynë është në një proces real dhe të pandalshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian. Negociatat janë të hapura, reformat po avancojnë dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët tanë europianë. Ky është një proces që nuk matet me retorikë, por me rezultate konkrete, me institucione të forta dhe me standarde të qëndrueshme. Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit ka një rol thelbësor. Sepse integrimi europian nuk është vetëm një proces politik apo teknik; është një transformim i përditshëm i shtetit dhe shoqërisë.
Është ndërtimi i një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku siguria është e garantuar dhe ku institucionet janë të besueshme. Çdo hap përpara në luftën kundër krimit, çdo standard i rritur profesional, çdo qytetar që ndjehet më i sigurt, është një hap më afër Europës. Nga ana tjetër, duhet ta themi qartë: çdo përpjekje për të cenuar rendin, për të nxitur dhunë apo për të dëmtuar imazhin e vendit, është një pengesë për këtë rrugëtim. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetit, të ligjit dhe të zhvillimit dhe kjo rrugë nuk do të ndalet.
Z. Drejtor, ju merrni këtë detyrë në një moment kur kërkohet lidership i fortë, vizion i qartë dhe vendosmëri. Besimi që ju është dhënë sot është njëkohësisht edhe një pritshmëri e lartë, për të çuar përpara një polici moderne, profesionale dhe të denjë për standardet europiane. Roli juaj është i qartë: të forconi më tej profesionalizmin, të thelloni luftën kundër paligjshmërisë dhe të garantoni që Policia e Shtetit të mbetet një institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi ta, një institucion që ofron shërbim dhe nuk qaset vetëm si forcë represive, një organizatë që modernizohet vazhdimisht dhe është në lartësinë e sfidave të kohës! Në emër të Ministrisë së Brendshme, ju uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Shqipëria ecën përpara. Edhe Policia e Shtetit është dhe do të mbetet një nga garantët kryesorë të këtij rrugëtimi drejt Europës. Faleminderit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Mars10:06
Betohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit: Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit!
Skënder Hita është betuar, mëngjesin e kësaj të marte, si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Me...
AKTUALITET
31 Mars10:02
Lirohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, u arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit
Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shp...
AKTUALITET
31 Mars09:49
Luleshtrydhet me pesticide, eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja çfarë duhet të bëni
Eksperti i industrisë ushqimore, Kapllan Sulaj, ka ngritur shqetësimin për praninë e pesticideve në luleshtrydhe, duke theksuar se f&...
AKTUALITET
31 Mars09:00
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”: Do e paguani
Një sulm kibernetik dyshohet se ka goditur sistemet e Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ndërsa përgjegjësinë p&...
AKTUALITET
31 Mars08:41
BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh
Qeveria shqiptare ka premtuar uljen e akcizës së naftës “me 20%” ndërsa ministri i Financave deklaroi të hënën ...
AKTUALITET
31 Mars07:49
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 83 lekë, në shitje me 84.2 lekë.
Euro do të blihet me 95.7...
AKTUALITET
31 Mars07:18
Çmimi i naftës 30% më i lartë se vendet e rajonit, u arkëtuan 250 milionë euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit! Pse qeveria nuk pranon ta heqë
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 24.2 miliardë lekë, apo rreth 250 milionë euro në vitin 2025 nga taksa e qarkullimit mbi karburantet, sip...
AKTUALITET
31 Mars07:13
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parash...
AKTUALITET
30 Mars23:23
“Jam në gjyq se e quajta Dukën sulltan dhe matrapaz”, Artan Hoxha: Po shpopullohet futbolli, mund të luash edhe me 11 të huaj
Gazetari Artan Hoxha, u shpreh kritik për gjendjen në futbollin shqiptar. Ai u shpreh se gjithë vëmendja është përqendruar t&...