"Shqipëria nuk shitet"/ Nis grumbullimi i qytetarëve për tubimin e pestë për Zvërnecin, protestuesit: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...

Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH, ndërsa shtoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë, pasi dyshohet për një aferë korruptive.
“Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit. Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguraur të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit. Janë zhvilluar kontrolle paraditë deri në drekë. Kanë qenë vetëm hetues të BKH. Pasi ka përfunduar kontrolli i banesës dhe zyrës te Artan Dulakut, është kryer edhe te Genard Kastrati, është shtetas i Kosovës. Është pyetur zonja Olta Xhaçka. Dyshohet se ka patur rol edhe Presidenti aktual në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.
Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes. Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar, se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre. Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve. Është zoti Begaj, që ka edhe kallëzim tjetër. Është histori që përfshin numër të lartë të zyrtarëve. Pavarësisht pretendimit të zotit Rama, prokuroria ka dyshime se ka aferë”, deklaroi Lala.
Baza detare e portit të Limionit në Sarandë u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare. Këtë vendim e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit të Posaçëm, por edhe nga Gjykata e Lartë.
Pas vendimit të tre shkallëve të mëparshme të gjyqësorit, shoqëria “Marina Bay Saranda” iu drejtua Kushtetuese, por edhe kjo e fundit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim. Në 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi me kompaninë Marina Bay Saranda një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.
Por brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.
Ndërkohë që gjatë kësaj kohe për këtë çështje është thirrur disa herë në SPAK ministrja Olta Xhaçka, por edhe funksionarë të lartë të forcave të armatosura, përfshirë ish-shefin e Shtabit, Bardhyl Kollçaku.
Rama ka sulmuar drejtësinë për sekuestron
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka sulmuar drejtësinë për sekuestron e vendosur ndaj portit të Limianit në Sarandë. Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së më 17 Mars të këtij vitit, Rama e konsideroi si një absurd këtë vendim të drejtësisë, teksa sipas tij, të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje. Kreu i qeverisë deklaroi se ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh.
“Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive, në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjike, 200 milionë euro, rreth, në limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për Marinë turistike dhe është pjesë e Programit tonë qeverisës, ndërkohë që prej 2 a 3 vjetësh rri i bllokuar se hetohet mënyra sesi është lidhur kontrata.
Unë nuk dua të komentoj, nuk e bëj asnjëherë, arsyet e atij hetimi, kjo nuk është puna ime, ama nuk duhet një diplomë në juridik për të kuptuar se të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje, aq më tepër ta bësh këtë në emër të NATO-s dhe të sigurisë kombëtare, duke e bërë NATO-n të qeshë, kur e dëgjon këtë histori dhe duke ndërhyrë në kompetencën e një pushteti tjetër të pavarur, i cili është sovran në vendimmarrjet e veta për sigurinë kombëtare.
Ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët e huaj do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh, por e solla këtë këtu për faktin se kjo buron nga një arbitraritet që shkon shumë përtej horizontit të një hetuesi dhe lidhet me një mendësi të vjetër dhe të gabuar për mbrojtjen e kohëve të sotme dhe për atë që duhet të bëjmë ne në funksion të mbrojtjes.” – tha Rama në atë kohë.
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së str...
Një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që...
Lotaria amerikane, që tradicionalisht hapet çdo fillim tetori, këtë vit ka vonuar publikimin e datës zyrtare, duke ngritur pyetje d...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje, shkëmbyen akuza të enjten përpa...
Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea Vieri të veshura robdisham. Një para...
Një tragjedi e mundshme është shmangur mbrëmjen e sotme në Valias, ku një kamion këputi telat e korrentit që punonj&eu...
Ankthi i pritjes së ekspertizës për vdekjen e djalit të tyre Brianit, vetëm tre vjeç, mori fund mëngjesin e 23 shtatorit,...
‘Komisioni Evropian të veprojë kundër shkeljeve të rënda të qeverisë italiane në Shqipëri, duke nisur edhe ...
Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge në Itali, teksa 11 persona janë arrestuar, mes tyre...
Të rinjtë me probleme psikologjike, por edhe përdorues të lëndëve narkotike, po e shohin policinë si një mundësi ...