AKTUALITET

SPAK zbërtheu rrjetin e drogës së lidhur me kullat në Tiranë. Kush janë dy “kokat” e trafikut që mbushën Evropën me kokainë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Qershor 2026, 19:12
SPAK zbërtheu rrjetin e drogës së lidhur me kullat në

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi zyrtarisht për goditjen e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës, në një nga operacionet më të mëdha të trafikut të drogës që kishin investuar në kullat e Tiranë.

SPAK theksoi se rolin kryesor e kishin shtetasit, Alfredo Hamzai dhe Luciano Koceku alias Artur Koceku, të cilët merreshin me organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Europës, përmes porteve kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës.

Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.287/1, të vitit 2021 për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal
“Trafikimit të lëndëve narkotike” e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31, datë 10.6.2026 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 shtetas shqiptarë:

A.H,
A.Z (alias G.B, G.T)
A.R,
A.SH,
A.I,
E.M,
O.B,
O.S,
D.A,
L.K, (alias A.K)
A.V,
K.V,
D.K, (alias A.K)
E.K,
I.SH
 si edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 5 shtetas të tjerë:

 

G.I,
L.B,
E.J,
B.M,
E.R
Në datën 12.06.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka ekzekutuar katër masa sigurimi dhe vazhdojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të tjera të sigurimit.

Autoritetet ligjzbatuese greke kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit I.Sh, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar më shumë se 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë. 

Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike                          

 

Në kuadër të një hetimi të gjerë mbi trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, autoritetet ligjzbatuese kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Europës dhe Amerikës Latine. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.H. dhe L.K dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Europës, përmes porteve kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës. Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.

Nga të dhënat hetimore rezulton se në këtë aktivitet kanë bashkëvepruar edhe personat nën hetim O. B, O.S, A.R, E.M, D.A, A.G dhe M.M, ndërsa janë dokumentuar lidhje dhe bashkëpunime me shtetas të huaj dhe grupe kriminale që operojnë në vende të ndryshme.

Një prej episodeve kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë të Spanjës, ku u arrestuan disa shtetas të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar sekuestrime të tjera të sasive të konsiderueshme të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e rrjetit kriminal nën hetim.

Përmes  analizës së komunikimeve të siguruara në platformën SKY ECC dhe përgjimeve telefonike të kryera përgjatë këtij hetimi, të shoqëruara me këqyrje të dokumenteve dhe akteve të ndryshme,  autoritetet kanë dokumentuar kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm mes personave nën hetim në lidhje me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, menaxhimin e laboratorëve në Amerikën Latine, transportin e ngarkesave dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në tregjet europiane. Paralelisht me hetimet për trafikimin e narkotikëve, janë dokumentuar edhe dyshime të arsyeshme për pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.R, E.M, E.R, A.H, A.Z, L. K, O.B dhe O.S., dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përfshirjen e personave nën hetim A.Sh, A.I,  B.M dhe E.J në veprime që dyshohet se kanë shërbyer për fshehjen e origjinës së pasurive dhe integrimin e të ardhurave të paligjshme në ekonominë formale.

Sipas organit procedues, një pjesë e investimeve të dyshuara lidhen me prona dhe projekte ndërtimi në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe me shoqëri tregtare të përdorura për qarkullimin dhe investimin e fondeve që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet partnere ndërkombëtare për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?