Zinedin Zidane, në prapaskenë po punon për Francën e Botërorit të ardhshëm…
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si paraqitet lufta kundër korrupsionit në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ai deklaroi se statistikat e SPAK po përdoren për të krijuar një perceptim të rremë të suksesit.
Sipas Hoxhës, fokusimi te hetimet ndaj kryetarëve të bashkive të vogla nuk pasqyron realitetin e korrupsionit në vend. Ai argumentoi se dëmi më i madh lidhet me projektet e mëdha publike, duke përmendur investime infrastrukturore si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Llogara, të cilat sipas tij kanë krijuar kosto të larta për shtetin.
Gazetari theksoi se korrupsioni në nivele të mëdha është më i rrezikshëm për ekonominë, pasi lidhet me fonde të konsiderueshme publike dhe projekte strategjike. Ai shtoi se, ndonëse raportohet për rritje të hetimeve, kjo nuk po përkthehet në ulje të fenomenit.
Hoxha ngriti gjithashtu shqetësime për sektorë të tjerë publikë, duke përmendur shëndetësinë dhe mungesën e kapaciteteve në spitale, si dhe projekte ndërtimi që sipas tij nuk adresojnë nevojat reale të qytetarëve.
Në analizën e tij, ai argumentoi se niveli i korrupsionit mbetet i lartë dhe, pavarësisht veprimeve të institucioneve të drejtësisë, perceptimi publik është se fenomeni vijon të jetë i përhapur. Hoxha u shpreh se situata aktuale ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e politikave kundër korrupsionit dhe ndikimin e tyre real në jetën e qytetarëve.
‘Kjo përralla që këtu po luftohet korrupsioni duke shitur statistikat e SPAK-ut. Dhe thua, janë 40 kryetarë bashkie që janë hetuar për korrupsion. Fillojmë. Kryetari i Bashkisë Bajram Curri, ku ngulet gozhda te harta e Shqipërisë? Më imagjino sa e ka fondin ai, çfarë korrupsioni mund të bëjë, kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, kryetari i Bashkisë Bulqizë.
Dhe vijmë te batuta e fundit që e përdori Çimi. Te pjesa e teleskopit dhe e vrimës. Në qoftë se vrima e Shukriut u krijua, ajo nuk vlen asnjë lek më, maksimumi dëmtonte Shukriun. Nuk na bënte asnjë dëm ne.
Po vrima e tunelit që çon për Sarandë dhe vrima e tunelit që s’mbaron kurrë për Rrugën e Arbërit dhe vrima e Llogarasë, a kupton sa, ato janë vrima që i janë hapur Shqipërisë. Ja kanë hapur Shqipërisë. Ky njeriu tjetër që është në krye, nuk ja fusin dot si Shukriu se ky s’ka mbajtur brekë ndonjë vakt, ky do mbajë brekë sot. S’ia ke dot te brekët se s’ka fare ai. Ne po themi te dëmi që i është shkaktuar vendit.
Dhe kur del ai, dhe kur del sot ai dhe thotë, ne kemi nivelin më të lartë të luftës kundër korrupsionit, kur ata që kanë bërë korrupsion para, duke xhepista, xhepista para. Nivele të tilla të korrupsionit, që ty nuk të ekziston objekti fare dhe ti vazhdon paguan para. Ti ke dy ‘Tigra’ atje, që kanë bllokuar bregdetin e Vlorës atje dhe ti i paguan çdo ditë 91.000 euro atyre. Pa u ndezur fare.
Pra, këtë nivel korrupsioni është kaq i frikshëm sa ajo që tha Entoni, ata të marrin lekë dhe kur kalon te rruga, ata të marrin lekë në qoftë se ty të shkon mendja. Kur të shkon mendja ty se të ke për të zgjidhur një hall, gjëja e parë mendon, a i kam unë kaq lekë?
Kur kryeministri shkoi në fillim të muajit janar tek spitali Onkologjik, që është spitali që ka numrin më të lartë për shkak të sëmundjes, të vdekshmërisë nga shkaku i këtij vendi, që i ka ikur brezi i ri dhe shiko çfarë i ndodh. Dhe shkon atje, te ky spitali janë vetëm 19 shtretër dhe njerëzit e bëjnë kimion në këmbë dhe ai thotë do hapim 1400 poste parkimi dhe ndërton një hotel mu në mes të spitalit.
Tani ku të vesh më? Çfarë korrupsioni lufton ti? Sa më shumë SPAK-u çon ndonjë kryetar bashkie në gjykatë, aq më shumë rritet niveli i korrupsionit. Dhe unë po të them sot, gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetingun, nuk i gënjen dot më me 2000 euro, 5000 euro. Sot ata i kanë shifrat maksimum. Kjo lufta, që ne luftojmë korrupsionin, korrupsioni na rritet.
Kjo nuk ka sens dhe nuk ka logjikë. Dhe ky është problemi i madh që kemi ne sot. Dhe me gjithë këtë korrupsion të madh, po ti s’ke shans me i fituar zgjedhjet se ai i ka fituar pa filluar fushata. Se ai të ka blerë, nga A-ja te Zh-ja e ke marrë fund. Ti s’ke më zgjedhje. Ai ka blerë çdo gjë. Rekruton, korrupton, po të blejnë dhe diasporën’, tha ndër të tjera Hoxha.
Publikohen pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ...
Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka dënuar me 35 vite burg Azgan Mërnicën, i cili vrau me armë zjarri, policin...
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për kallëzimin në prokurori që ka depozituar pronari i MCN TV, Endri Meksi, për kërcënimin ...
Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një skenë sa të pazakontë, aq edhe komike, të ndodhur te Zgara Op...
Një ditë pas denoncimit të Syri Televizion, për skandalin e rëndë të vrasjes së qenëve endacak në zonën e...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hap...
Daniel Shima, i konsideruari nga SPAK si dëshmitari “kyç” në shpjegimin e aferave të paracaktimit të fituesve në ten...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se fugat metalike të Urës së Milotit janë dëmtuar si pasojë e një tentative gra...
Nëna e aktorit dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë, Petrit Malaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për ndarjen ...
Në një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare, kryeministri Edi Rama tha se sektori i ndërtimit ka pr...