Ambasadori gjerman shuplakë Ramës: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta parakusht i panegociueshëm për në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reag...
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...

Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren fondet publike, duke theksuar se vendi përballet me kosto të larta në sektorin e transportit dhe me probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore.
Raporti “Albania Public Finance Review 2025” analizon shpenzimet publike dhe vlerëson se përmirësimi i cilësisë së investimeve, sidomos në transport, është thelbësor për rritjen ekonomike dhe për afrimin me Bashkimin Europian.
Sipas raportit, Shqipëria ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, duke çuar gati 6% t ë PBB-së për investime publike, por rrjeti i transportit vazhdon të vuajë nga probleme të mëdha. Rrugët karakterizohen nga gjendje e dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje, ndërsa transporti hekurudhor dhe ai detar mbeten të penguar nga infrastruktura e vjetruar.
Banka Botërore thekson se eliminimi i jo-efikasitetit në investimet infrastrukturore mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e përgjithshme të infrastrukturës në vend. Në mënyrë konkrete, përmirësimi i efikasitetit të shpenzimeve në energji dhe transport mund të rrisë indeksin e infrastrukturës me deri në 18.6%.
Kjo do të përmirësonte konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe cilësinë e shërbimeve publike, duke ulur kostot për bizneset dhe qytetarët.
Raporti paralajmëron se rreziqet fiskale në Shqipëri lidhen edhe me detyrimet nga ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike-private (PPP), veçanërisht në sektorët e energjisë dhe transportit.
Efikasiteti i dobët i investimeve publike mbetet një shqetësim i vazhdueshëm, duke rritur presionin mbi financat publike dhe duke kufizuar efektin e investimeve në rritjen ekonomike.
Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i transparencës dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore është thelbësor për të shmangur rritjen e borxhit dhe për të siguruar që investimet të japin rezultatet e pritshme.
Një tjetër problem i madh lidhet me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Sektori i transportit dhe energjisë konsiderohet shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike, ndërsa financimi për menaxhimin e fatkeqësive dhe mbrojtjen e mjedisit mbetet i pamjaftueshëm.
Për t’u afruar me standardet rajonale, Shqipërisë do t’i duhet të rrisë shpenzimet për klimën dhe mjedisin me 0.4–0.9% të PBB-së.
Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të fokusohet në përmirësimin e përzgjedhjes së projekteve infrastrukturore, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve, forcimin e institucioneve dhe monitorimit të investimeve.
Sipas raportit, pa rritjen e cilësisë së investimeve dhe pa projekte më të përgatitura, shpenzimet e larta në transport rrezikojnë të mos japin efektin e pritur në zhvillimin ekonomik.
Studimi thekson se Shqipëria nuk ka problem vetëm nivelin e investimeve në transport, por mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e tyre. Përmirësimi i menaxhimit të projekteve dhe rritja e transparencës konsiderohen vendimtare për rritjen ekonomike dhe afrimin me BE-në.
Seanca gjyqsore për procesin e veçuar ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit, të përfshirë në atenta...
Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e sigurua...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykata e Posaçm...
KORÇË- Një 67-vjeçare ka denoncuar në polici largimin e djalit të saj. Sipas policisë, në kallëzimin e saj n...
Pas më shumë se 4 muajsh nga ndalimi i qarkullimit me monopatina , një grup aktivistësh dhe qytetarësh protestojnë sot para Mini...
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas, ku qytetarët po p&e...
Një banore e fshatit Rrushkull, në Durrës i është drejtuar redaksisë së Piranja News për problemin e saj. Ajo ankohet,...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rrallë sigurie, duke këshilluar qytetarët am...
Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë të martën, ku humbi jetë...