AKTUALITET

Tallje dhe ironi/ Ish-punonjësit e Call Center-ave mashtrues “shpërthejnë” në komente ndaj atyre që vijojnë punën

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 13:38

Pas operacionit të fundit të policisë ndaj një call centeri, ku u arrestuan disa persona dhe u sekuestruan qindra mijëra euro, reagimet në rrjet nuk kanë munguar. Por ajo që bie në sy janë komentet e ish-punonjësve të këtyre strukturave, të cilët jo vetëm konfirmojnë mënyrën e funksionimit, por edhe ironizojnë hapur ata që vijojnë ende të punojnë aty.

Në komentet e publikuara, disa prej tyre tregojnë se aktiviteti ka qenë i njohur si mashtrim, pavarësisht se u prezantohej si “punë e ligjshme”. Një prej komentuesve shprehet se kishte punuar vite më parë në një prej këtyre zyrave, ku paga ishte rreth 600 euro, ndërsa sipas tij fitimet reale nga mashtrimet arrinin deri në 40 mijë euro në muaj.

Të tjerë shtojnë se skema ishte e njëjtë kudo: punonjësit ndiqnin të njëjtin “skenar” për të bindur klientët dhe për t’u marrë para, ndërsa përfitimet e mëdha shkonin kryesisht për drejtuesit. Sipas tyre, punonjësit shpesh mbeteshin pa pagesa ose përballeshin me presion, ndërsa puna zhvillohej edhe nga shtëpia.

Ironia nuk mungon as për situatën pas ndërhyrjes së policisë. Në një tjetër koment thuhet se paratë e sekuestruara mund të kenë qenë pjesë e pagave të padhëna për punonjësit, duke shtuar se pasojat në fund i vuajnë pikërisht ata që janë në nivelet më të ulëta të skemës.

Këto reagime hedhin dritë mbi një realitet të njohur, por pak të pranuar publikisht: funksionimin e call centerave të dyshuar për mashtrim dhe mënyrën se si të rinjtë përfshihen në to. Ndërsa hetimet vijojnë, komentet e ish-punonjësve duket se po ekspozojnë edhe më shumë prapaskenat e këtij aktiviteti./Piranjat News 

Tallje dhe ironi/ Ish-punonjësit e Call Center-ave mashtrues

Tallje dhe ironi/ Ish-punonjësit e Call Center-ave mashtrues

Tallje dhe ironi/ Ish-punonjësit e Call Center-ave mashtrues

Tallje dhe ironi/ Ish-punonjësit e Call Center-ave mashtrues

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve