AKTUALITET

Të abuzosh edhe me të sëmurët mendorë – Jonaid Myzyri shkon te oferta e 5-të për pastrimin e “Ali Mihali” në Vlorë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Gusht 2026, 18:40

Të abuzosh edhe me të sëmurët mendorë – Jonaid

Drejtues i ri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Jonaid Myzyri, një emër që është lakuar shpeshherë gjatë kohës që ka drejtuar Komisionin e Prokurimit Publik, po vijon të njëjta “bëma” edhe në OBP, një institucion në varësi direkte të Këshillit të Ministrave, i krijuar për të centralizuar tenderat dhe për ti kanalizuar ato në firma të preferuara.

Caktimi i Myzyrit në atë pozicion ngriti shumë pikëpyetje, duke qenë se vetë zyrtari në fjalë vinte nga një eksperiencë me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila e mori nën hetim por që çuditërisht dosja u mbyll, ndërkohë që disa kallëzime të tjera janë ende në verifikim e sipër.

Por, gjatë këtyre muajve të parë, redaksia e Vox News ka analizuar dhjetëra procedura të kryera nga Operatori i Berjeve të Përqendruara, tepër të dyshimta dhe me vendime që ngjallin shumë dyshime, duke qenë se vetë Myzyri është mësuar me prapaskena. Madje ai arrin që të ndryshojë që në APP fituesin, njëherë duke shpallur X firmë dhe më vonë, me ankesa që vetëm ai i di, shpall fitues kompaninë Y, megjithëse ofron më shumë, duke i shkaktuar shtetit një dëm shumë të madh ekonomik.

Në këto radhë do të ndalemi e të një tjetër procedurë tepër e dyshimtë dhe që, nëse hetohet ose verifikohet nga institucionet ligjzbatuese, mund të ketë edhe vepër penale. Tenderi i radhës që ka finalizuar ditët e fundit Myzyri ka qenë ai i pastrimit të ambienteve të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, ku vetëm me një të rënë të lapsit, ai ka arritur që të shkojë te oferta e 5-të më e lartë në atë garë, duke snobuar 4 ofertat më të ulta, duke i skualifikuar të gjitha.

Të abuzosh edhe me të sëmurët mendorë – Jonaid

Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit të pastrimit për Spitalin Ali Mihali në Vlorë

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Jonaid Myzyri ka bërë “gjëmën” e radhës, teksa për tenderin në fjalë, atij nuk i kanë bërë përshtypje as diferenca prej 200 mijë eurosh nga oferta më e ulët te ajo fituese. Sërish përdori mekanizma të dyshimtë, duke i skualifikuar nga gara, ndërkohë që kriteret e vendosura në tender janë shumë në favor të fituesve dhe jo atyre që ofrojnë më pak, pavarësisht se nëse do t’i analizojmë firmat, janë me të njëjta eksperienca apo me stafe.

Tenderi ka qenë mjaft kompleks, i zgjatur në kohë, teksa ish drejtuesja Arlinda Pogaj ka hezituar për vite me radhë për të firmosur mbi këtë procedurë, duke qenë se çështja shkoi deri në gjykatë, pikërisht nga firmat që ofruan më pak. Madje, kishte ankime e kundërankime, teksa edhe Myzyri ka qenë në dijeni për të gjitha, pasi para se të merrte këtë post, ka qenë në Komisionin e Prokurimit Publik dhe ai e vartësit e tij e kanë gjykyar këtë procedurë.

Megjithatë koha kaloi dhe ai ka vënë firmën në procedurën “shërbim pastrimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme, për nevoja të Spitalit Psikiatrik ‘Ali Mihali’, Vlorë”, me fond limit 135 milionë lekë.

Të abuzosh edhe me të sëmurët mendorë – Jonaid

Faksimile: Fitues i tenderit për pastrimin e Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” u shpall firma e 5-të që ofroi më shumë

Vox News ka shfletuar dokumentet e këtij tenderi, ku rezulton se ofertën më të ulët e ka bërë kompania “Air”, me vlerë 92,9 milionë lekë. Më pas, ofertat vijonin me 101 milionë, “REJ” me me vlerë 101.9 milionë, “Silver” 107 milionë e duke shkuar te oferta e 5-të, e shpallur edhe fituese.

Fitues sipas Operatorit të Blerjeve të Përqendruara u shpall kompania “CLEAN FAST” me një vlerë prej 113 milionë lekësh, teksa nëse do t’a krahasojmë me ofertën më të ulët në këtë tender, diferenca shkon në mbi 200 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, teksa në të kaluarën kemi parë nga dosjet e SPAK-ut se kjo diferencë përdoret shpesh për manovra të tjera jo ligjore.

Vlera konsiston në rreth 20 % të tenderit, teksa në të kaluarën një shumë e tillë përdorej për të joshur edhe zyrtarët për t’u dhënë tendera apo leje ndërtimi, ndërkohë që në ditët e sotme gjërat kanë evoluar, teksa kemi parë se zyrtarët s’marrin më zarfe në dorë, por marrin aksione, vila, apartamente, madje edhe jashtë Shqipërisë./ voxnews

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...