Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit "Koço Gliozheni", Ervis Vata dhe Aida Hoxha, për veprën penale "Neglizhencë në trajtimin mjekësor", pas një hetimi të kryer mbi vdekjen e një foshnjeje gjatë lindjes. Hetimet filluan pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z., e cila humbi foshnjën gjatë procesit të lindjes.
Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e foshnjës ishte pasojë e dëmtimeve të rënda nga përdorimi i forcepsit, një mjet i zakonshëm për lindjet e vështira. Ekspertiza ka treguar se dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik nuk ishin pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte mundësuar një seksio cezarian, siç ishte planifikuar fillimisht.
Prokuroria thekson se mosveprimi i mjekes që kujdesi gjatë shtatëzanisë dhe i mjekut roje ka qenë faktori kryesor që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë për ‘Neglizhëncë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.
Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur.
Çfarë është Forcepsi?
Forcepsi është një mjet mjekësor që përdoret nga gjinekologët gjatë lindjeve të vështira, kur foshnja nuk po del dot në mënyrë natyrale.
Në pamje, forcepsi ngjan me dy pjata të holla metalike të harkuara, që bashkohen si pincë e madhe. Mjeku i vendos me kujdes rreth kokës së foshnjës dhe, gjatë kontraksioneve, ndihmon në nxjerrjen e saj nga kanali i lindjes.
Përdorimi i forcepsit bëhet vetëm në rrethana të caktuara, si p.sh. kur gruaja është tepër e lodhur për të shtyrë;
kur rrahjet e zemrës së foshnjës tregojnë rrezik; ose kur lindja nuk përparon siç duhet.
Megjithatë, nëse nuk përdoret me kujdes ose në momentin e duhur, forcepsi mund të shkaktojë dëmtime si te foshnja (dëmtime në kokë, gjakderdhje, trauma) ashtu edhe te nëna. Për këtë arsye, sot në shumë raste mjekët preferojnë operacionin cezarian si alternativë më të sigurt.

Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë dëgjuar në zonën e Spitallës në Durrës. Mësohet se nga kjo...
Shkelqim Hajdari, koordinator i protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ...
Pavarësisht motit me shi, edhe sot minatorët e minierës së bakrit në Spaç janë grumbulluar që në orën 6 t&...
Policia e Kurbinit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Streha”, që kishte si objektiv goditjen e veprimtarive kriminale në...
22-vjeçari, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në krimin e rëndë, dha versionin e tij për atë që ndodhi në...
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në parkimin e qendrës tregtare “Megatek” në Tiranë...
Sot në Tiranë pritet të mblidhen mijëra protestues në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...
Një shpërthim mësohet se është dëgjuar në zonën e Paskuqanit rreth orës 02:00 të natës. Sipas raportim...
Sot, e premte 17 tetor 2025, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të zhvillohet një protestë mbarëkomb&eu...
Sot dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.4 lekë, në shitje me 83.5 lekë. Euro do të blihet me 96.5 lekë, d...