Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË - Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e jashtme (INSTAT).
Në vitin 2024 janë importuar nga jashtë rreth 1,3 milionë kilogram ushqim me një vlerë 156 miliardë lekë. Një kilogram nga grupi “ ushqim, pije duhan” kushtoi 120.8 lekë në vitin 2024 nga 129.8 lekë në vitin 2023 me një rënie rreth 7 për qind. Në raport me vitin 2022 çmimi i një kilogrami ushqim dhe pije ka rënë mesatarisht me 17%.
Në anën tjetër në vitin 2024 inflacioni i grupit ushqim, pije duhan shënoi rritje me 2.7 %. Importet janë përbërësi kryesor i inflacionit, pasi Shqipëria e ka të bazuar konsumin në import. Ushqimet e importuara ishte 2.7 herë më të larta se eksportet në vitin 2024.
Rënia e çmimeve të importit në grupet ushqimore vitin e kaluar është favorizuar nga dy faktorë themelorë. I pari është kurs i këmbimit. Forcimi i lekut ndaj euros i ka bërë importet më të lira, duke rritur në këtë mënyrë fitimet e importuesve.
Së dyti çmimet e ushqimeve në tregjet ndërkombëtare kanë vijuar uljen e edhe vitin e kaluar pas krizës që pësuan me nisjen e luftës në Ukraine.
Mirëpo tregu vendas me pakicë nuk po tregohet elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtar, duke mos-përcjellë uljen e çmimeve dhe fitimet nga kursi i këmbimit. Importuesit dhe distributorët e ushqimeve kanë pohuar, se po përballen me rritjen e kostove të brendshme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore që i ka detyruar të rrisin pagat.
Një importues në kushtet e konfidencialitetit tha se nga momenti i porosive deri të pagesat e mallrave ka pasur rritje të të ardhurave me më shumë se 5-6 për qind nga nënçmimi i euros. Por ndërkohë Shqipëria përballet me çmime të larta sidomos në produktet ushqimore, pavarësisht se ndryshe nga Rajoni është favorizua në zhvillimet e kursit të këmbimit.
Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë. Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut.
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork.
Kosto e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e e tjera të Europës, shqiptarët çojnë më shumë se 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.
Teksa Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Rajon mesatarisht (30% më të ulëta) me të dhëna zyrtare, nga ana tjetër ka çmime më të larta të produkteve ushqimore.
Në anën tjetër, Shqipëria ka më të lirë indeksin e qirasë. Shpenzimet e një banori në Tiranë janë sa 13.6% e një qytetari në Nju Jork./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Sipas informacioneve ...
foto ilustruese TIRANË- Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 jana...
foto ilustruese TIRANË- Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" ka reaguar për zgjatjesn e afatit të vl...
foto ilustruese TIRANË- Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 jana...
POGRADEC- Një magazinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Çërravë t&e...
ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë është evidentuar nga banorët në periferi të Elbasanit. Mësohet se sot në me...
Foto ilustruese KORÇË- Një problem shqetësues prej ditësh ka alarmuar autoritetet në Korçë pasi vajza minorene ...
logoja e kompanise "integrated energy" ne hyrje te landifillit te sharres TIRANË- Në maj të vitit 2023, thuajse dy muaj përpara sekuest...
ITALI- Disa muaj pas vdekjes së 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila janë zbardhur detaje të reja nga shkaqet që çuan në ...
pamje nga aktiviteti VATIKAN- Papa Françesku ka organizuar sot në Vatikan një aktivitet të veçantë një Audiencë...