Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

TIRANË- Arrestohen babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha si dhe shpallet në kërkim organizatori Florian Gjergji. Sipas njoftimit të Policisë, babë e bir do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen. Gjergji ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.
Pas identifikimit, babë e bir janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni. Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.
Vijon puna për kapjen e Gjergjit dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Telegram”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare. Tentuan t’i merrnin një biznesmeni, shumën 100 000 euro, me anë të mashtrimit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir). Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash.
Zbardhet një rast tjetër i marrjes së një shume të madhe parash, nga këta shtetas, me anë të kësaj mënyre mashtrimi.
Sekuestrohen 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.
Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Telegram".
Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç (babë e bir), banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit B. V. dhe A. V. do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen. Shtetasi F. Gj. ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.
Pas identifikimit, shtetasit B. V. dhe A. V. janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.
Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.
Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.
SHQIPËRI- KQZ ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platfo...
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter ka tronditur Greqinë. Lëkundjet janë ndier pasditen e kësaj të...
Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Mësohet se ajo është vrarë...
Policia ka arritur të zbardhë një skemë mashtrimi të tre personave që zhvatnin biznesmenët. Mësohet se Bedri dhe Albe...
Është lënë në burg 34-vjerçari Leke Vuksani, pas vrasjes së Petrit Vuksanit më 2 maj në lagjen ‘Skën...
Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u lar...
Komisariati i Policisë në Pukë ka arritur të identifikojë autorin e të shtënave me armë pas mesnate në dalje t&eu...
Dalin sot rezultatet e Lotarisë Amerikane Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së shtunë, të gjithë ata që kanë aplikuar ...
Thirrja e dëshpëruar e kësaj gruaje për të rimarrë djalin e saj 13 vjeçar, u bë publike një javë më p...
Jemi në pikun e fushatës elektorale dhe Tirana është kthyer në kantier ndërtimi. Më shumë po punohet këtë mu...