AKTUALITET

Thellohet skandali i Irena Gjokës/ Jo vetëm dekriminalizmi: Si u zhduk dokumenti i Komisionerit Publik që kërkonte mos kalimin e Vettingut

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 14:23

Ka dalë në dritë një tjetër skandal lidhur me gjyqtaren famoze, Irena Gjoka. Përveç mashtrimit me formularin e dekriminalizimit, rast të cilin e ka denoncuar Syri edhe më herët, Irena Gjoka rezulton se ka patur probleme edhe me deklarimin e pasurisë, gjë për të cilën është kërkuar shkarkimi i saj nga detyra, por ky dokument zyrtar është zhdukur dhe gjyqtarja në fjalë ka kaluar Vettingun.

Procesi i Vettingut, i konceptuar si themeli i “drejtësisë së re”, po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah paradokse dhe raste që hedhin hije të rënda dyshimi mbi integritetin e tij.

Një nga rastet më domethënëse është ai i gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, e cila, pavarësisht kundërshtimit të argumentuar të ish-Komisionerit Publik të kohës, të ndjerit, Darjel Sina, u konfirmua në detyrë përmes një procedure që, siç vërtetohet nga hulumtimi i Syri-t, përfshin zhdukjen e një vendimi zyrtar të Komisionerit dhe zëvendësimin e tij me një tjetër, me përmbajtje tërësisht të kundërt.

Thellohet skandali i Irena Gjokës/ Jo vetëm dekriminalizmi: Si u zhduk


Ish-Komisioneri Publik, i ndjeri Darjel Sina, me vendimin nr. 204/5, datë 12 qershor 2020, kishte ankimuar vendimin nr. 241, datë 26 shkurt 2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili kishte konfirmuar në detyrë Irena Gjokën. Në këtë vendim, Sina kërkonte qartazi shkarkimin e saj nga detyra, duke argumentuar se ajo nuk përmbushte kriteret e pasurisë dhe besueshmërisë.

 

Por ky vendim është zhdukur në mënyrë të pashpjegueshme nga dosja, për t’u pasuar më vonë nga një akt tjetër, që mbështeste qëndrimin në detyrë të gjyqtares. Një veprim që ngre dyshime serioze për manipulim institucional dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin e Vettingut.

Pas largimit të Darjel Sinës nga posti i Komisionerit Publik dhe emërimit të tij si anëtar i Gjykatës së Lartë, detyra iu besua Irena Ninos. Ishte pikërisht kjo e fundit që, në mënyrë të beftë, tërhoqi ankimin, duke i hapur rrugë konfirmimit përfundimtar të Gjokës. Një veprim nuk ishte thjesht procedural, por politik dhe i diktuar nga klane të konsoliduara brenda sistemit të drejtësisë me interesa të forta me pushtetin.

Në dokumentin e Darjel Sinës dhe që Syri disponon dhe e sjell me dokument, renditeshin një sërë shkeljesh serioze. Ai konstaton se gjyqtarja Irena Gjoka ka kryer deklarime të pasakta, kontradiktore dhe të pamjaftueshme lidhur me burimin e pasurive të saj dhe të personave të lidhur. Sipas tij, subjekti nuk ka dhënë prova bindëse për krijimin e pasurive dhe rezulton me mungesë të burimeve të ligjshme financiare.

Një nga rastet më flagrante lidhet me deklarimin e një apartamenti, ku Gjoka fillimisht pretendon se ka marrë 2 milionë lekë hua, ndërsa një vit më pas deklaron se detyrimi i është kaluar vëllait. Më tej, ajo ndryshon sërish version, duke deklaruar se dispononte cash në vlerën 1.7 milionë lekë. Këto kontradikta, sipas Sinës, nuk janë justifikuar dhe as verifikuar nga KPK-ja.

Thellohet skandali i Irena Gjokës/ Jo vetëm dekriminalizmi: Si u zhduk

Edhe justifikimi i gjyqtares se bëhej fjalë për “një interpretim të gabuar të ligjit në vitin 2004” nuk është shoqëruar me verifikime konkrete. Përkundrazi, Komisioneri Publik thekson se subjekti nuk ka deklaruar kursimet cash në DV-2004 dhe për rrjedhojë nuk justifikohet burimi i ligjshëm i shumës 1.700.000 lekë.

Probleme serioze evidentohen edhe në pretendimet për të ardhura nga një ullishte në Patos, për të cilën, sipas Komisionerit, nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë përfitime reale financiare. Po ashtu, janë konstatuar pasaktësi të rënda në deklarimin e gjendjes cash ndër vite, përfshirë mosdeklarimin e shumës 1.000.000 lekë.

Një tjetër element shqetësues lidhet me një transaksion prej 34.500 USD, të përdorur për përfshirjen e bashkëshortit të gjyqtares në biznesin e lojërave të fatit. Edhe në këtë rast, shpjegimet e dhëna janë cilësuar të pabesueshme dhe pa dokumentacion mbështetës.

Për të gjitha këto arsye, Darjel Sina i kërkonte Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e menjëhershëm të Irena Gjokës nga detyra, duke argumentuar se ajo nuk arrinte nivelin minimal të besueshmërisë për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Zhdukja e këtij dokumenti e thellon përmasën e skandalit në sistemin e drejtësisë, ku duket qartazi se ka patur një dorë që ka lëvizur fijet për të çuar Irena Gjokën pikërisht në atë detyrë që është sot.

Thellohet skandali i Irena Gjokës/ Jo vetëm dekriminalizmi: Si u zhduk

Tashmë faktet për Irena Gjokën janë publike, pas verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila konstatoi vetëm pak ditë më parë se gjyqtarja Irena Gjoka ka mashtruar edhe në procesin e dekriminalizimit. Ajo ka deklaruar se nuk ka qenë e hetuar, e dënuar apo e dëbuar nga një shtet tjetër, ndërkohë që dokumente zyrtare provojnë të kundërtën, vjen edhe rasti i publikimit të zhdukjes së dokumentit zyrtar të Komisionerit publik për shkarkimin e Gjokës nga Vettingu për çështjen e mos justifikimit të pasurisë.

Rasti i Irena Gjokës, bashkë me “zhdukjen” e vendimit të Komisionerit Publik, përbën një provë alarmante se si Vettingu, në vend që të pastrojë sistemin, në raste të caktuara duket se ka shërbyer për të mbrojtur individë të caktuar, duke cenuar rëndë besimin publik te drejtësia.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë