AKTUALITET

Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike në prill

Nga Klodian Tomorri Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 14:00

Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike

TIRANA- Shqipëria është shndërruar në një makth për të gjitha vendet e botës për shkak të përfshirjes së vendit në tregtinë ndërkombëtare të mbetjeve toksike, të cilat hyjnë e dalin në pikat kufitare pa asnjë problem. Faktet e reja të dala në dritë dëshmojnë se ai i Tajlandës nuk ishte një rast i izoluar, por me sa duket pjesë e një aktiviteti të vazhdueshëm kriminal, që dyshohet se bëhet më korruptimin e strukturave shtetërore.

Kapitali.al publikon dokumentat ekskluziv që tregojnë se në prill të këtij viti Shqipëria i dërgoi Kinës 115 kontenierë me mbetje toksike. Ngarkesa e cila ishte deklaruar se koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontenierët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinë.

Vendimi për të bllokuar menjehërë ngarkesën ka ardhur pas analizave të kryera nga autoritetet kineze, të cilat kanë provuar se kontenierët ishin të ngarkuar me mbetje të dala nga rafinimi hidrometalurgjik i metaleve jo hekur, që përmbanin nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë. Rezultatat e analizave e kanë klasifikuar ngarkesën si mbetje, ndryshe nga sa deklarohej në dokumentat shoqëruese të eksportit.

Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike

Edhe këto ngarkesa janë transportuar nga kompania Maersk, e njëjta e cila transportoi ngarkesën e mbetjeve toksike që ishte parashikuar të çohej në Tajlandë.

Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike

Skandali është konfirmuar edhe nga Rrjeti i Veprimit të Bazelit, i cili i ka bërë thirrje kompanisë Maersk që të kthejë kontenierët e bllokuar në Kinë sërish në Shqipëri.

“Maersk duhet të kthejë 115 kontejnerë me mbetje nga Shqipëria, që janë të bllokuara në Portin e Nansha, në qytetin Guangzhou, Kinë që prej datës 2 prill 2024. Këto kontenierë janë bllokuar nga dogana Fengcheng pasi analizat treguan për nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, duke dëshmuar se ato janë mbetje. Ashtu siç Maersk ka pranuar të kthejë 100 kontejnerët këtë muaj, edhe kontejnerët e mëparshëm duhet të kthehen në Shqipëri,” deklaroi rrjeti i Bazelit.

Thellohet skandali, Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike

Këto fakte hedhin dyshime të forta se në Shqipëri organizohet një aktivitet i mirëfilltë mafioz me tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregti është e pamundur të realizohet pa korruptimin e institucioneve shtetërore që përgjigjen për sigurinë e kufijve duke filluar nga autoriteti portual, doganat dhe më tej policia kufitare.

Tashmë që faktet po zbulohen nga mediat ndërkombëtare, mbetet që organet e drejtësisë të hapin menjëherë hetimet për të parë se çfarë mbetjesh kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregti dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti në këtë aktivitet kriminal./ Kapitali.al

mbetjet toksike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë