
Ushqimi i kafshëve që vjen nga Serbia në Shqipëri është i kontaminuar me toksinën kancerogjene, aflatoksinë. AKU ka bllokuar 25 ton misër serb në pikën kufitare në Han të Hotit pasi në bazë të analizave laboratorike ky produkt ka rezultuar i pasigurtë për shëndetin e kafshëve. Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat.
Ushqimi i kafshëve me aflatoksinë nuk vë në rrezik vetëm shëndetin e lopëve dhe të bagëtisë së imtë, por përbën rrezik edhe për njerëzit sepse aflatoksina më pas depozitohet tek qumështi.
“Është konstatuar gjatë aksioneve tona një ngarkesë misri me aflatoksinë, gjithashtu janë bllokuar dhe ngarkesat e tjera. Janë marrë 10 kamionë misri, ndërsa sasia e produktit të bllokuar me aflatoksinë është 25 ton, dhe është vendosur që të asgjësohet pasi të bëhet verifikimi i të gjitha veprimeve administrative“, është shprehur Poliksen Drazho nga AKU për TopChannel.
Duke qenë përballë këtij alarmi të sigurisë së ushqimore, inspektorët e AKU që ushtrojnë detyrat në pikat doganore në kuadër të monitorimit do të analizojnë çdo ngarkesë ushqimi blegtoral, para se të shkojë në stallat e bagëtive që furnizojnë me lëndë të para fabrikat e qumështit. Në muajt e fundit, Shqipëria është përballur me një sërë skandalesh që lidhen me sigurinë ushqimore. Ngarkesa të tëra me produkte bujqësore janë refuzuar nga tregjet evropiane për shkak të niveleve të larta të pesticideve dhe substancave të ndaluara.
Vetëm gjatë vitit 2025, sistemet europiane të alarmit ushqimor (RASFF) kanë raportuar disa raste të bllokimit të produkteve shqiptare nga specat e kuq dhe domatet, tek mandarinat e Divjakës duke ngritur alarmin për standardet e kontrollit dhe mungesën e transparencës në zinxhirin ushqimor vendas.
Në të njëjtën kohë, në tregun e brendshëm janë zbuluar raste të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë, si dhe qumësht me alfatoksinë një toksinë e rrezikshme që lidhet me kancerin e mëlçisë. Këto ngjarje tregojnë se, përtej reputacionit të dëmshëm në eksport, konsumatori shqiptar është bërë viktima më e ekspozuar ndaj mungesës së kontrollit të qëndrueshëm dhe zbatimit të protokolleve të sigurisë ushqimore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Nëntor20:38
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Policia e Shtetit plan masash për procesin zgjedhor
Policia e Shtetit garanton sigurinë e procesit zgjedhor, duke vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 55 efektiv...
AKTUALITET
7 Nëntor20:29
E rëndë në Berat/ Po vilte ullinjtë, gjen vdekjen tragjikisht 43-vjeçari (emri)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një pemë ...
AKTUALITET
7 Nëntor20:18
Këngëtarja Mihrije Braha zbulon moshën dhe tregon sekretin e bukurisë
Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha ka habitur publikun teksa ka zbuluar moshën e saj të vërtetë, plot 58 vjeç.
E n...
AKTUALITET
7 Nëntor20:15
Policia i ngre pritë, 46-vjeçari shqiptar arrestohet me 1 kg kokainë sapo zbret nga trageti grek
Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u arrestua në Kos për transportimin e një pakete që përmbante më shum...
AKTUALITET
7 Nëntor19:48
Trupi i karbonizuar dyshohet i një shqiptari u gjet me pranga në automjet, detaje tronditëse dalin në dritë
Detaje tronditëse dalin në dritë pasi një trup i karbonizuar që dyshohet se i përket një shqiptari, u gjet brenda një ...
AKTUALITET
7 Nëntor19:41
U arrestuan me bujë për vilat e ish-deputetit të PS, Gjykata liron inspektorët e IMT-së
Dy ditë pas arrestimit të inspektorëve të IMT-së të akuzuar se lejuan ndërtimin e tre vilave pa leje në zonën e S...
AKTUALITET
7 Nëntor19:33
‘Paketa e maleve’ e Ramës kapërcen kufijtë, ‘merr’ edhe bregdetin e kodrinat
‘Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto m...
AKTUALITET
7 Nëntor19:00
Zbardhen dëshmitë për atentatin e Shkozetit, Rrumi dëshmon për vajzën që pa gjatë kthimit
Janë zbardhur dëshmitë e Aleksandër Lahos dhe një dëshmitari okular për atentatin e 2019 në Shkozet që i mori jet&e...
AKTUALITET
7 Nëntor18:12
Arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat. Grabiti paratë e klientit
Një ish-drejtor banke, i cili në vitet 2018 dhe 2019 grabiti paratë e një klienti nga dega e një banke në Kombinat, ësht&eu...