I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANË- Kompanitë e Ermal Beqirit rezultojnë fitues në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande 19 milionë euro, të mbyllur në javë e dytë të Dhjetorit 2024 nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një total prej 50 milionë eurosh, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.
Deri më tani, janë mbyllur të paktën tre prej tyre, të cilët, për një rastësi thuajse perfekte, janë ato me vlerën më të lartë.
Dy nga këto procedura kanë gjurmën e shoqërinë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, në pronësi të Ermal Beqiri, një prej individëve që shfaqet në vijimësi si fitues në tenderat me vlerë më të lartë të zhvilluar nga AKSHI, sidomos gjatë periudhës që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj.
Në fillim të Tetorit 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli tenderin me objekt “Implementimi i platformës qeveritare të ndërveprimit 2.0 dhe site sekondare”.
Fondi limit për këtë procedurë u përcaktuar në vlerën 816.6 milionë lekë të reja ose rreth 8.2 milionë euro.
Në procedurë rezulton se ka marrë vetëm një konkurent, i cili ishte një bashkim operatorësh. Ky grup kompanish përbëhej nga “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të dyja këto në pronësi të Ermal Beqirit, si edhe nga shoqëritë “First”, “Fastech” e “ATD”.
Bashkimi i operatorëve paraqiti ofertën në vlerë 757.999,999 lekë të reja ose rreth 7.6 milionë euro.
Pasi u kryen verifikimet dhe shqyrtimi i dokumentacionit, AKSHI arriti në konkluzionin se ato ishin të plota dhe, në përfundim, shpalli fitues bashkimin e operatorëve.
Po në Tetor 2024, AKSHI shpalli procedurën tenderuese me objekt “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, për Ministrinë e Brendshme”, me fondet e Buxhetit të Shtetit, të parashikuara nga vetë institucioni përfitues.
Fondi limit për këtë procedurë u parashikua në vlerën 364.798.118 lekë të reja ose mbi 3.6 milionë euro.
Referuar dokumentave zyrtare, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë. Mes tyre ishte “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit, e cila nuk kishte paraqitur ofertën më të ulët.
Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përjashtoi nga gara dy operatorët e tjerë ekonomikë dhe, në fund shpalli fitues kompaninë “Soft & Solution”, e cila paraqiti ofertën ekonomikë në vlerë 313.579.999 lekë të reja ose rreth 3.2 milionë euro.
Ndërkohë, tenderi i tretë në radhë, me objekt “Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware”, dhe me fond limit 715.745.660 lekë të reja, u fitua nga kompania “Infosoft System”. Dokumentat zyrtare tregojnë se në atë procedurë nuk ka pasur konkurentë të tjerë./BoldNews
reshje debore DIBËR- Reshje dëbore me intensitet të lartë kanë mbuluar bypassin e Murrizit, teksa është vështir&eum...
Foto ilustruese LEZHË- Qyteti i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu që prej orëve të para t...
TIRANË- Eksperti i njohur i të dhënave në rrjetet sociale, Blerim Gjeladini shkruan se rrjeti TikTok po mbyllet nga Edi Rama për arsy...
Gjader ITALIA- Qeveria italiane synon të rifillojë transferimet e emigrantëve në Shqipëri në janarin e vitit 2025. Me ...
policia spanjolle SPANJË- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle. I riu shqiptar dyshohet si autor i nj&eu...
TIRANA- Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur të përjashtojë për gjashtë muaj nga pjesëmarrja në tenderat publik&eu...
SHKODRA- Një 29-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi ka kërcënuar të vrasë babanë e tij 61-vje...
Selim Cekaj TIRANË- SPAK i ka kërkuar për herë të dytë GJKKO-së pushimin e çështjes penale ndaj Selim &Ccedi...
gjykata e tiranes TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar "arrest me burg" 34-vjeçarin Darin Gezdarin, ndërsa ka dhënë "arrest...
mot me bore SHKODËR- Qarku i Shkodrës është përfshirë gjatë natës nga reshjet e dëborës me instensitet t&...