AKTUALITET

Trafiku në Tiranë/ KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2026, 15:18
Trafiku në Tiranë/ KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit,

Në një Tiranë ku dëmtimi i semaforëve dhe kamerave gjatë protestave të fundit nuk duket se ka sjellë ndonjë kaos të ri në trafik, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregon se sistemi i menaxhimit të qarkullimit kishte probleme serioze edhe më parë.

Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve.

Raporti i KLSH-së, që shqyrton periudhën 2023–2025, evidenton gjithashtu mangësi në transportin publik, vonesa në projektet infrastrukturore dhe probleme në monitorimin e shërbimeve urbane.Sipas audituesve, masat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës janë zbatuar pjesërisht dhe nuk kanë arritur të sigurojnë përmirësimet e synuara në lëvizshmërinë urbane.

Mbi gjysma e kamerave të trafikut jashtë funksionit

Nga 71 kamera të instaluara për monitorimin e trafikut në kryeqytet, 40, ose 56.3%, nuk transmetonin pamje gjatë verifikimit të KLSH-së më 1 korrik 2026, përpara dëmtimeve të fundit gjatë protestave.Për 11 kamera, ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga dy deri në shtatë vjet, ndërsa 14 të tjera kishin qenë jashtë funksionit për periudha nga një deri në shtatë muaj. Sistemi i kamerave ishte plotësuar nëpërmjet një kontrate të vitit 2021, me vlerë rreth 59.9 milionë lekë.

Auditimi konstatoi gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e njëkohshme të pamjeve nuk funksiononte. Operatorët i monitoronin kamerat individualisht në kompjuter, ndërsa 10 semaforë nuk ishin integruar në sistemin qendror.Edhe gjashtë pajisjet elektronike për informimin e drejtuesve të automjeteve rezultuan jashtë funksionit. Sipas KLSH-së, këto probleme kufizojnë kapacitetin e Qendrës së Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut për monitorimin e qarkullimit. Audituesit konstatuan gjithashtu se Bashkia nuk kishte hartuar dhe miratuar një Plan Urban të Trafikut si dokument të veçantë.

Investimet në transport, tre vite nën objektiva

Shpenzimet e programit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës u rritën nga 325 milionë lekë në vitin 2023 në 1.53 miliardë lekë në vitin 2025. Megjithatë, pjesa dërrmuese e fondeve është përdorur për subvencione dhe rimbursime, përfshirë abonetë e studentëve dhe pensionistëve. Sipas raportit, investimet përbënin 13% të shpenzimeve të programit në vitin 2023 dhe 30% në vitin 2024, por realizimi i tyre ishte zero.

Në vitin 2025, investimet zinin vetëm 4% të shpenzimeve dhe u realizuan në masën rreth 2%. KLSH ka analizuar veçmas projektet që ndikojnë në lëvizshmërinë urbane, përfshirë korsitë e dedikuara për autobusët, infrastrukturën për biçikletat dhe sistemet e menaxhimit të trafikut.

Për këto projekte, niveli i realizimit ishte 26% në vitin 2023, 22% në vitin 2024 dhe 50% në vitin 2025. Megjithëse përqindja e realizimit u përmirësua vitin e kaluar, fondet faktike të investuara ishin më të ulëta se në vitin 2023.

Raporti konstaton se gjatë tre viteve nuk është arritur të realizohet as niveli i investimeve të planifikuara për një vit të vetëm, vitin 2023. KLSH paralajmëron se struktura e shpenzimeve, e orientuar kryesisht drejt subvencioneve, e kombinuar me realizimin e ulët të investimeve, krijon rrezik për mungesë ndikimi në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe cilësisë së shërbimit.

Transporti publik, nga menaxhimi i linjave tek gjendja teknike e autobusve

Vetëm 29% e banorëve të Tiranës janë të kënaqur me transportin publik, sipas studimit të Komisionit Europian “Cilësia e jetës në qytetet europiane 2023”, të cituar nga KLSH. Rreth 22% e banorëve përdorin transportin publik në një ditë tipike, duke e renditur Tiranën në vendin e 82-të nga 83 qytete të studiuara.

Ndërkohë, mbi 55% përdorin makinën si mjetin kryesor të lëvizjes. Auditimi identifikoi probleme në menaxhimin e linjave urbane, gjendjen teknike të autobusëve dhe vlerësimin e performancës së operatorëve.

Mangësi u konstatuan edhe në administrimin e ankesave të qytetarëve. Portali Urbani funksiononte pa procedura të brendshme të miratuara, ndërsa për një pjesë të ankesave mungonte dokumentimi i trajtimit.

Bashkia nuk kishte realizuar as anketat periodike të planifikuara për cilësinë e transportit publik gjatë periudhës së auditimit.

Në përfundim, KLSH vlerëson se masat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës nuk kanë arritur të sigurojnë një shërbim transporti publik efikas, të besueshëm dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve, duke kërkuar forcimin e monitorimit dhe përshpejtimin e zbatimit të reformave të planifikuara./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?