Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave: 'Nuk heqim dorë nga e drejta jonë'
Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zo...
Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zo...
Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar rreth orës 12:00 pranë tregut të Kavajës. Sip...
Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe me rrezik të shtuar. Zjarri ka dalë nga territori i Lundresë, ka përfsh...
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën p...
Alban Eftimi i kompanisë “Atelier 4” është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, ku ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një portal për të...
“Starchitect shkoni në shtëpi!” Më 3 qershor, mes flamingove të fryra dhe pankartave që shpallnin “Shqipëria n...
Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të saj të arit nga Amerika e Veriut drejt ...
Edi Rama foli për rreth 70 minuta në Facebook për Besën, Pasqyrën dhe dialogun me qytetarët. Një fjalim i gjatë, i nd&...
I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri TV, avokati Saimir Vishaj u shpreh se GJKKO-ja ka tejkaluar kompetenca...

Pas tragjedisë ku humbën jetën dy të rinj, David Deda dhe Sokol Preka, qytetarët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë para qendrës shëndetësore, duke kërkuar përgjegjësi dhe rikthimin e shërbimeve urgjente në zonë.
Një prej protestuesve ngriti shqetësimin për gjendjen e shërbimit shëndetësor, duke deklaruar se prej rreth tre muajsh Vau i Dejës nuk ka ambulancë dhe se gjatë natës në qendrën shëndetësore nuk ka mjekë.
Ai u shpreh se në rastin e dy të rinjve që humbën jetën pas kontaktit me energjinë elektrike në fshatin Karmë, ambulanca është nisur nga Shkodra dhe ka mbërritur pas rreth një ore e gjysmë. “Kjo është mungesa e madhe e shtetit”, u shpreh protestuesi.
Banorët kërkojnë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të kthehet në një urgjencë funksionale, me mjekë 24 orë, ambulancë të përhershme dhe shërbime të plota për banorët.
Protestuesi tha se qyteti, me rreth 50 mijë banorë është lënë pa shërbim urgjence gjatë natës, ndërsa mjekët roje janë hequr prej rreth dy muajsh.
Reagimi i plotë:
"Kjo protestë është në shenjë humbje e dy djemve të rinj të Vau Dejës, nga fatkeqësia e madhe që ndodhi, nga mungesa e shtetit, mungesa e ambulancave, infermierëve, doktorëve e të gjithëve. Kjo qendër shëndetësore është kthyer, domethënë e hoqën të gjitha, është kthyer në një qendër nuk kemi as urgjencë, nuk kemi as ambulancë. Ka 3 muaj që s'ka ambulancë hiç ky qytet. Jemi 50 mijë banorë, 50 e sa mijë banorë, e s'kemi një ambulancë.
S'kemi një urgjencë, s'kemi një shërbim doktorësh, nuk kemi doktorë hiç. Bëjnë shërbim doktorët vetëm paraditeve edhe s'ka doktorë hiç. Kjo është mungesa e shtetit, mungesa e institucioneve, e drejtorisë Shkodër e të gjitha të tana. Në mungesë të ambulancës, 1 orë e gjysmë ka bërë ambulanca me ardhë prej Shkodre, me njoftu Shkodra me ardhë ambulanca me shku në vendngjarje.
Edhe prej mungesës së ambulancës kanë vdekë edhe çunat e rinj e të tana. Njëri i thotë Shkodrës, tjetri Shkodrës, kjo është mungesa e madhe e shtetit. Ne kërkojmë qendra shëndetësore e Vau Dejës të bëhet urgjencë. Të ketë shërbim 24 orë doktorët. Të ketë shërbime të tjera shtesë, ambulanca, urgjenca, dihet se çfarë shërbimesh ka, se ka mjekët e vet. Ne kërkojmë prej shtetit, prej institucioneve, prej të gjithëve, kërkojmë që kjo të bëhet qendër shëndetësore urgjencë.
Ne banorët e Vau Dejës vijmë këtu, janë vetëm infermierët. Mjek nuk ka. Vetëm infermieret çfarë i bëjnë shërbim këtu. Mjek nuk ka, mjeku është vetëm paradite. Mjek s'ka, se ka pasur mjek roje të natës, ka nja një muaj e gjysmë a dy që i kanë heq. Kanë bërë mjek rojet, i kanë heq, janë shfuqizu krejt kjo gjë këtu. Ne jemi veç me infermierë. Infermierja çfarë mund të ndihmojë, çfarë mund të bëjë. Kjo është e keqja jonë."
Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në dep...
Pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, P...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme. K...
Me rikonstruksionin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, u krijua edhe një ambient i përshtatur për ...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar këtë të hënë (1 shtator 2026) se kanë vendosur të ulin &ccedi...
Qarku i Beratit vijon të mbetet pa një drejtues të emëruar të Policisë, pas transferimit të Luigj Vathit në detyrën...
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka nisur një monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, r...
Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën e fundit të një operatori ekonomik dhe lejoi AKSHI-n të vijojë tenderin me fond lim...
Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëngulëse të protestë...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79 lekë, në shitje me 80 lekë. Euro do të blihet me 92 lek...