Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve për 9-mujorin 2024 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 18.3 miliardë lekësh, me një rritje vjetore prej 7.4%. Një vit më parë, në fund të 9-mujorit rritja kishte qenë afërsisht 9.9%.
Vlerësohet se pjesërisht ngadalësimi i tregut i detyrohet efektit të kursit të këmbimit dhe faktit që një pjesë e konsiderueshme e produkteve të sigurimit shiten në euro. Sipas AMF-së, në gjysmën e parë të vitit pesha e primeve të shkruara bruto në euro kundrejt totalit u rrit në 33.2%, nga 31.2% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Euro ka vijuar të zhvlerësohet këtë vit në kursin e këmbimit me lekun dhe aktualisht rënia vjetore e kursit ka arritur pranë nivelit të 7%.
Rritja e tregut të sigurimeve është më e ngadaltë në segmentin e tij më të madh, atë të sigurimeve të jo-jetës. Primet e shkruara bruto për 9-mujorin 2024 arritën vlerën e 16.8 miliardë lekëe, në rritje me 7.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tregu i sigurimeve të jo-jetës vazhdon të mbështetet kryesisht te sigurimet e detyrueshme motorike. Këto produkte sollën afërsisht 66% të primeve të shkruara bruto për 9-mujorin 2024. Primet e shkruara bruto u rritën me afërsisht 8%, të mbështetura kryesisht nga sigurimi i brendshëm TPL.
Rritja të lartë këtë vit po shfaqin produkte të veçanta të sigurimit vullnetar, kryesisht sigurimi Kasko i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me pothuajse 22% krahasuar me një vit më parë, të mbështetura sidomos nga zgjerimi i biznesit të makinave me qira.
Rritje të lartë po shënojnë edhe sigurimi i përgjgjësive civile të avionëve dhe anijeve, por pesha e tyre është e papërfillshme në raport me volumin total të tregut.
Ndërsa sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, që është edhe produkti kryesor i sigurimit vullnetar, edhe këtë vit po shënon një rritje modeste. Siaps shifrave të AMF-së, primet e shkruara bruto për 9-mujorin kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, me një rritje prej 3.4% krahasuar me një vit më parë.
Tregu i sigurimi të jetës edhe këtë vit po shfaq një rritje pak më të lartë krahasuar me atë të jo-jetës. Për 9-mujorin, primet e shkruara bruto u rritën me 9.2% krahasuar me një vit më parë.
Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt siguron 77% të numrit të përgjithshëm të kontratave dhe më shumë se 80% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha.
Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Rritja e kontratave të sigurimit të jetës së debitorit është në mënyrë të tërthortë edhe i financimeve të bankave për kredi hipotekare dhe i nivelit të kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. /MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Kredia për ekonominë në euro shënoi një rritje të fortë në muajin gusht. Sipas statist...
TIRANA- Një nga themeluesit e "Diasporës për Shqipërinë e Lirë", Florian Haçkajn, një lëvizje e angazhuar inten...
Andi Cera dhe Eringlen Cani ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli. Mësohet se Eringlen Cani, 32 vjeç u...
SHKODËR -39-vjeçari i cili u plagos me motorsekë mbasditen e sotme në Malsinë e Madhe ka ndërruar jetë. Mondi Makaj ...
SHKODËR- Dy persona kanë mbetur të plagosur aksidentalisht me motorsekë. Siç raportohet dy personat teksa po prisinin dru ...
KORÇA- Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë ...
KORÇA- Sot u raportua se Policia e Korçës zhvilloi një operacion anti-drogë që çoi në zbulimin e një m...
EUROPA- Këshilli Europian për Refugjatët dhe Emigrantët thotë se ka konfuzion në lidhje me të ardhmen e qendrave itali...
BRITANI- 43-vjeçari shqiptar Roland Cankaj është shpallur fajtor në Angli si trafikant vajzash për shfrytëzim seksual. Si...
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas arrestimit të 5 zyrtarëve të Bashkisë Rrogozh...