“Reuters”: Mijëra në rrugë, protesta më e madhe deri tani në Tiranë
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të mërkurën në demonstrat&e...
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të mërkurën në demonstrat&e...
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të m...
Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës para kryeministrisë në Tiranë, ku i ka dhënë &ldqu...
Protesta qytetare në kryeqytet është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta dhe slogane kundër qeveris&e...
Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi ka filluar të mendojë edhe për ...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi protestën që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, dhe protestojnë duke kërkua...
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kund&eu...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Piranjave ngre shqetësime për ndotje të mjedisit në fshatin Shakuj të Lushn...

Emri i Sabah Nuzit, për vendosjen e tritolit “C4” në makinën luksoze të Oltjon Klosit, del nga dëshmia e Renato Ballës, i cili u arrestua nga policia kriminale, pasi u “tradhtua” nga shoku i tij, Jurgen Gjonaj.
Nuzi, qëndron në burgun e Fushë-Krujës për shkak të një mase sigurimi “arrest në burg” që ka vendosur SPAK pas dyshimeve se ai ka marrë pjesë në vrasjen e shokut të tij, 24-vjeçarit Klevis Lleshi. Dhe këtë gjë sipas dosjes hetimore e ka kryer me kërkesë të Aurel Hoxhës, kundrejt 50 mijë euro që e ka paguar.
Por teksa ka qëndruar në burgun e Fushë-Krujës, Sabah Nuzi, është njohur me një masë të dytë “arrest në burg”, ku këtë rradhë nuk është SPAK, por prokuroria e Tiranës.
Hetuesit pretendojnë se kanë mbledhur prova të vlefshme të cilat sipas tyre tregojnë se, Sabah Nuzi, teksa ka qëndruar i izoluar në burg ka vijuar aktivitetin kriminal, duke urdhëruar shkatërrimin me tritol të makinës luksoze të Oltjon Klosit.
Prova më bindëse që prokuroria pretendon se ka kundër Sabah Nuzit, është rrëfimi i të arrestuarit Renato Balla, i cili ka implikuar Nuzit në këtë veprimtari kriminale të shkatërrimit të makinës së Klosit.
Nga ana tjetër, gjatë momentit të daljes para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë Arrest në burg, Sabah Luzi, është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me krimin e ndodhur ne 10 Mars 2026 në Tiranë dhe nuk ka asnjë njohje me shtetasin e arrestuar Renato Balla.
Por gazetari Elton Qyno ka mësuar se, Renato Balla, gjatë marrjes në pyetje në policinë e kryeqytetit ka treguar se:
“…dy javë më parë u takova me Eklips Letin dhe ky më dha një masë me lëndë tritoli, duke më thënë se e kishte nga Sabahu dhe do ta merrte Jurgeni…”.
Rezulton se në datën 8 Mars 2026, Renato, e takoi Jurgen Gjonaj në Burrel, dhe i dha lëndën plasëse. Ai nuk i ka thënë se çfarë do të bënte me lëndën plasëse, pasi sipas tij, Jurgeni e dinte vetë, pasi kishte folur me persona të tjerë për këtë punë.
Gjatë marjes në pyetje, Renato Balla ka deklaruar se nuk njihej me të dëmtuarin Oltjon Klosi, pronarin e mjetit “Benz-Mercedez” me targa AA 888 UE. Ai mohoi që Jurgeni t’i kishte para borxh, ndërsa theksoi se shtetasin Eklips Leti e kishte të njohur.
Renato Balla, ka pohuar se ka takuar në Burrel më pas Jurgenin, ku ai ka ardhuhr me një mjet BMW me targa AB 160 D7, së bashku me dy djem që Renato nuk i njihte.
Jurgeni hodhi një çantë me rroba në kanal dhe i tha Renatos se ishin bërë pis. Pranon që ka qëndruar me Jurgenin ne Hotel “Kros” në Klos. Gjithashtu Renato Balla ka pranuar se ka shoqëri me Kristjan Ahmeraman.
Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranës ka arrestuar,Jurgen Gjonaj, Renato Ballën, Kristjan Ahmeraman, Eklips Letin, Sabah Nuzin, Glentjan Kotarin, Dorjan Hamollin dhe Geris Molla.
Ndaj tyre janë ngritur akuza nga prokuroria si “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Mbajtjes pa lejë të municioneve shpërthyese” dhe “Moskallëzim krimi”.
Porosia për të shkatërruar makinën e Oltjon Klosit, dyshohet se është kërkuar nga Sabah Nuzi, i cili prej muajit Tetor 2025 ndodhet i arrestuar nga SPAK për akuzat e vrasjes në bashkëpunim me Aurel Hoxhën. Nuzi mbahet i izoluar në burgun e Fushë-Krujës dhe prej këtej dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për shkatërrimin e makinës.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në rrugën Korçë-Maliq, ku humbi jetën tragjikisht në a...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ka reaguar mbi politikat e taksave për karburantet, duke vën&eum...
Zbardhet bastisja e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, e ndodhur katër ditë më parë në Lezhë. Polici...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast që sipas saj dëshmon abuzi...
Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një kontribut të spikatur në...
Një emigrant fiton të drejtën për të qëndruar në Britani pasi argumentoi se djali i tij nuk pëlqen kotoletat e pul&eum...
Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin...
Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i cili u arres...
Policia kriminale gjermane zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi në Greven. Pesë shqiptarë dhe një gjerman u arrestu...
Pas gati dhjetë muajsh bllokimi, Komisioni i Prokurimit Publik ka zhbllokuar procedurën për tenderin “Ndërtimi i Sistemit Informatik...