54 ditë revoltë! Protestuesit rrethojnë godinën, deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj masave të shtuara të sigurisë të vendosura nga...
Ashtu siç pritej, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë që policia ka blinduar zonën duke vendosur gardhë me...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...

Ende mbetet mister motivi i vendosjes së tritolit në Shkodër, ngjarje në të cilën humbi jetën 67-vjeçari Hysni Ymeri. Gerti Bushati është personi që akuzohet si autor i vendosjes së lëndës shpërthyese në boksin e sahatëve të energjisë elektrike. Bushati është identifikuar përmes pamjeve të një kamere sigurie të instaluar në një biznes pranë pallatit, ku shihet se mbrëmjen e datës 27 dhjetor vendos lëndën shpërthyese në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit.
Lënda shpërthyese është aktivizuar dy ditë më vonë, më 29 dhjetor 2025, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 67-vjeçarit. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Hysni Ymeri po ngjitej shkallët e pallatit për të hyrë në banesë. Pas hetimeve dhe analizimit të disa kamerave të tjera të sigurisë, është mësuar itinerari i lëvizjes së autorëve, çka ka çuar në arrestimin e katër personave: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Policia nuk e ka zbuluar ende motivin e porositjes së ekzekutimit të 67-vjeçarit. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar 28 telefona celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike (kokainë), pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar.
Ndërkohë, Report TV ka raportuar më herët për një histori gjakmarrjeje të familjes së Hysni Ymerit. Në vitin 1995, në lagjen Kiras, vëllai i tij vrau Shefqet Çekorjen. Autori u arrestua dhe u dënua në atë kohë. Disa vite më vonë, sipas burimeve, dy familjet arritën pajtimin.
Shefqet Çekorja ishte vëllai i Ismet Çekores, i cili u vra në shtator të vitit 2022 pranë banesës së tij.
Pak ditë para ekzekutimit të Hysni Ymerit, në Shkodër kishte ardhur edhe djali i tij, i cili jeton jashtë Shqipërisë. Alban Ymeri i ka deklaruar policisë se familja nuk kishte konflikte dhe se nuk kishte marrë asnjë kërcënim. Gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Shkodrës, të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin deklarime. Burime pranë policisë dhe grupit hetimor bëjnë me dije se të ndaluarit, përveç marrjes në pyetje, janë lënë së bashku në një ambient të monitoruar, me qëllim zbardhjen e identitetit të porositësit të tritolit, i cili deri tani mbetet ende mister.
Të arrestuarit pritet të njihen me masën e sigurisë gjatë ditës së hënë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Orikum të Vlorës, ku Llogora Xhebro dhunoi për...
Vijon fluksi i shtuar i qarkullimit në Pikën Kufitare të Kontrollit Morinë, si pasojë e lëvizjeve të shumta të qytetar...
Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në Portin e Vlorës, i cili vijon të mbetet i ekspozuar nda...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin,...
Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut. Situata më pr...
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë. Vih...
Reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës. Sipas ra...
Vendi ynë është përfshirë prej ditës së sotme nga reshjet e shiut, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë...
Një 37-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ishte shpallur në kërkim për drogë. Në vijim të pun&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Llogo...