Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Situata që zbuluam në këtë familje është pak të quhet emergjente. Në bashkëpunim me autoritetet, Piranjat vendosën se duhet ndërhyrë menjëherë. Ajo që e shton edhe më shumë nxitimin është fakti se halla dhe partneri i saj janë rikthyer në Shqipëri, pas një qëndrimi të përkohshëm në Korfuz. Në hyrje të banesës, gazetarët u përballen me nënën e fëmijëve, e cila tregon se Arta dhe Vasili ndodhen pak kilometra më larg.
Psikologia që është pjesë e ekipit nuk humbet kohë dhe përpiqet t’i shpjegojë nënës se situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe se nuk mund të vazhdohet më kështu. Por për të shmangur që dy abuzuesit të mësojnë për praninë e autoriteteve aty, i kërkojmë nënës t’i kontaktojë ajo vetë.
Pas pak, gazetarët nisen drejt vendndodhjes që tregon ajo bashkë me agjentët e policisë së Fierit. Vetëm disa minuta më vonë, grupi përballet në një lokal pranë spitalit të qytetit.
Gazetarja e “Piranjat” i drejtohet Vasilit dhe Artës: “Çfarë kuptoni me fjalën intimitet? Po privatësi? Marrëdhënie seksuale e dini çfarë është?
A e bëni në sy të të tjerëve? A ua shfaqni fëmijëve? Kush e ka fajin këtu? Ju të dy.”
Përgjigjet janë po aq tronditëse sa vetë gjesti që kanë kryer. Në pamjen e tyre nuk ka asnjë shenjë përgjegjësie apo pendese. Gati çdo gjë u duket normale.
Në këtë debat shfaqen edhe ndërhyrje të tjera. Fëmijët flasin për çfarë ndodh pas derës, dhe Piranjat i kujton hallës se gjithçka është bërë me vetëdije.
Gruaja mundohet të justifikohet: “Nuk di gjë o Vasil, për Zotin e madh, nuk di gjë…”
Në përpjekje për t’u larguar, Vasili kapet nga policët. Ndërsa Vasili shoqërohet në komisariat, Arta, halla e fëmijëve, nis të tregojë versionin e saj: “Atë ditë po flija gjumë, më tha mbulo kokën. Pse ta mbuloj, i thashë. Më tha mbuloje, pastaj bëmë… E kuptova çdo gjë, por s’fola sepse më rreh ai.”
Tani historia merr një tjetër drejtim. Arta na zbulon edhe anën e dhunshme të partnerit të saj. Ajo flet për goditje, për ditë të tëra nën frikë dhe për sjelljet e rënda të tij, që e përfshinin edhe në prani të fëmijëve.Në fytyrën e saj duken shenja që ngjajnë me djegie nga cigaret.
Tregon se ai linte derën hapur, fuste qëllimisht fëmijët brenda kur kryente marrëdhënie seksuale, madje e puthte vajzën e vogël “për shaka”.
Arta shton se Vasili e ka kërcënuar me jetë nëse ai futet ndonjëherë në burg. Pas shoqërimit të të dyve në komisariat, vjen pjesa më e vështirë. Një ekip me psikologë, punonjës socialë dhe oficerë policie shkon në shkollën ku mësojnë fëmijët, për t’i marrë nën kujdestari të veçantë.
Ky veprim duhej bërë shumë më herët, sepse fëmijët ishin në kushte të rënda fizike dhe emocionale. Por kur specialistët shkojnë në shtëpi për t’i marrë, nëna refuzon të bashkëpunojë. Ajo hesht, nuk përgjigjet, nuk pranon asgjë që i thuhet.
Ndërkohë ndodh diçka e papritur: Vajza 11-vjeçare, që deri në atë moment nuk kishte folur, fillon të flasë. I drejtohet nënës me një pjekuri që të lë pa fjalë, duke i thënë gjëra që çdo prind duhej t’i dëgjonte.
Në atë shtëpi, rolet janë përmbysur: Vajza është bërë e rritura, nëna e humbur.
Pas një bisede të gjatë mes tyre, nëna bindet dhe pranon të udhëtojë me fëmijët drejt një qendre të specializuar rehabilitimi. Një vend ku do të kenë kujdes, dashuri dhe një mundësi për të filluar nga e para. Një fëmijëri e mohuar. Në këtë histori të rëndë, mes varfërisë, dhunës dhe abuzimit, ajo që na tronditi më shumë ishte vajza 11-vjeçare mënyra si e pranon realitetin, me qetësinë dhe maturinë e një të rrituri. Por kjo pjekuri, në fakt, është dëshmia më e dhimbshme e një fëmijërie të mohuar./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj një shtetasi 75 vjeçar, pas dyshimeve se ky person ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykat&eum...
Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmundja në shtrat dhe temp...
Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim...
Interpol Tirana njofton se është finalizuar procedura e ekstradimit nga Spanja në Shqipëri e shtetasit Juxhin Drazhi, i kërkuar p&eum...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndë...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Er...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës, në mes të sallës së gjyqit, teksa po jepte vendimin e marrë, ka sh...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit tronditi opinionin publik, por jo të gjithë. Në rrjetet sociale shpërth...
Dy burra janë burgosur pasi një sasia kokaine me vlerë 20,000 paund u shkatërrua në Suffolk. Xhenis Demaj, 27 vjeç, dhe Ezmir Ze...
Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar një raport dhe n...