Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Në një kohë kur shifrat e turistëve në Shqipëri janë në trend rritës, agjencive të shërbimeve dhe rrjetit të hotelerive nuk u ka mbetur asnjë “Plan B” për të zgjidhur emergjencën kombëtare të punonjësve.
Nëse i pyet tur-operatorët shqiptarë se ‘kush do t’i presë turistët’ përgjigja që merr nuk ndryshon fort nga dy vitet e shkuara.
“Kemi burime njerëzore shumë të kufizuara e madje edhe ata që kanë mbetur, janë punonjës të pakualifikuar”, deklarojnë ata.
Frika se shërbimi jocilësor mund të kthehet në boomerang është shqetësimi parësor i industrisë për këtë vit.
Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit vlerëson se shifrat pozitive të prurjeve turistike aq sa duhet të na gëzojnë në njërën anë, duhet të shërbejnë edhe si këmbanë alarmi në anën tjetër.
“Platforma Booking konfirmon trefishim të rezervimeve për Shqipërinë, në periudhën qershor-gusht 2023. Ky është një lajm i mirë, por njëkohësisht kambanë alarmi për mobilizimin jo vetëm të strukturave të shërbimit, por dhe pushtetit qendror e atij lokal”, thotë ai ndërsa deklaron se aktualisht 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga mungesa e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri i bizneseve është dyfishuar.
“Turizmi po mbijeton me punonjës të pakualifikuar që mezi gjenden pasi shteti nuk po harton politika që të mbajë të mbërthyer profesionistët në vend. Duhet një kombinim mes gjithë institucioneve. Nuk është vetëm çështja e një ministrie”, thotë ai ndërsa shton se këtë sezon do të punohet me politika afatshkurtra gjë që mund t'i ndikojë negativisht sektorit.
Topuzi ndërsa flet për rëndësinë e të paturit stafe të trajnuara, deklaron se punësimi sezonal krijon një hendek të pakorrigjueshëm për punonjësit e specializuar.
“Pas një sezoni 3-5 muaj ky punonjës, në rastin më të mirë duhet t’i kthehet bujqësisë apo ndërtimit.
Por a mundet të kesh shërbim me standarde kur ke punonjës sezonalë dhe nuk mund të kryesh trajnime pasi pas kësaj periudhe ata duhet të largohen?”, shton mandej për Gazetasi.al.
Sipas tij, zhvillimi i vrullshëm i turizmit ka bërë që një pronar apo të afërmit e tij, nuk mund të jenë të aftë të drejtojnë me sukses, pa pasur fillimisht një përgatitje profesionale.
“Sipërmarrësit duhet të tentojnë gjithnjë e më shumë të angazhojnë staf të dedikuar, të trajnuar dhe me përvojë në këtë sektor. Kjo ka bërë të mundur edhe aktivizimin e profesioneve të reja si: menaxher marketingu, SPA apo shitje, bartender, somelier etj”, thekson ai.
Sipas një ankete të zhvilluar nga PNUD, me bizneset e hotelerisë, 27% e tyre pohuan se kanë problem me stafin e pakualifikuar.
“Përfaqësuesit nga hotelet theksojnë se ka mungesë të madhe të fuqisë punëtore, veçanërisht në postet sanitare, të cilat më parë plotësoheshin nga gratë e moshës së mesme që tani po dalin në pension. Pavarësisht rritjes së pagave vitet e fundit, të rinjtë nuk e favorizojnë këtë formë të punës”, thekson anketa.
Që hoteleritë do bëjnë “sa dhe si të munden” e pohon për Gazetasi.al edhe Kreu i Tur-Operatorëve Shqiptarë, Besnik Vathi.
“Do të shihet më tej nëse kjo situatë do të ndikojë në dëm apo jo të cilësisë”, vëren ai ndërsa shton se rritja e kërkesës për Shqipërinë si destinacion pushimesh kërkon angazhim serioz edhe në rritjen e kapaciteteve të duhura akomoduese.
Në total, sipas shifrave zyrtare, Shqipëria kishte 98 mijë shtretër në fund të vitit 2021 (publikimi Turizmi në Shifra 2022 ende nuk është publikuar).
Durrësi dhe Kavaja sipas INSTAT duket se janë rajonet me kapacitetin akomodues më të lartë, kurse në Jug ka pasur një tendencë drejt fshatrave turistikë.
Masat që janë marrë nga bizneset këto dy vite nuk duket se kanë dhënë rezultatin që pritej.
Shumica e hoteleve të anketuara pretendojnë se paguajnë “paga më të larta se tregu” (53%) dhe “ofrojnë rroga në të gjithë vitin” pavarësisht sezonalitetit (45%) për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, por sërish kanë mungesë stafi.
5% e hoteleve të anketuara i kanë hedhur sytë nga tregjet ndërkombëtare të punës, kryesisht nga Azia Juglindore, për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.
Megjithatë, duket se ka mosmarrëveshje mbi efikasitetin e kësaj zgjidhjeje.
Shumica argumentuan se punësimi i punonjësve të huaj është joproduktiv për shkak të kostove më të larta të strehimit si dhe vështirësitë që ata hasin me të mësuarit e zakoneve dhe mënyrave të punës vendase.
Numri i të rriturve që jetojnë me diabet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050 sipas një studimi t&e...
Përtej problemeve të tjera që lidhen me tranzicionin e gjatë, varfërinë që nuk po çrrënjoset dhe demokracin&eum...
Në Shqipëri, nëse ka një statistikë për të cilën nuk je shumë i sigurt, është ajo e popullsisë dhe...
Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ‘përvëluese’ fundjava pritet të jetë...
Për herë të tretë radhazi, Kukësi nuk ia doli të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Një dështim...
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet si...
Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo ka mbërritur në spitalin e Vlorës. 35-vje&c...
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, në protestën e 29 majit në Zveçan, shkruan...
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dytë sot pasi kundër...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin, ndërsa për të bijën Dhurata Picarin ka kërk...