Një automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme brenda tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.
Sipas njoftimit zyrtar, në orën 20:10 Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Gjirokastër u informua nga Policia e Shtetit për ngjarjen, dhe menjëherë një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes u nis drejt vendngjarjes.
Në momentin e mbërritjes, automjeti tip Volkswagen ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në mes të tunelit.
Ekipi zjarrfikës ndërhyri me shpejtësi, duke arritur të shuajë plotësisht zjarrin pas disa minutash përpjekje.
Për fat të mirë, nga ngjarja nuk janë raportuar persona të lënduar dhe nuk ka pasur dëme të tjera materiale, përveç djegies së plotë të automjetit. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.