
Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht.
Burime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar ditën e djeshme, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit. Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit.
Policia ka konfirmuar se Naldo Gjini është emri i parë i dyshuar për ekzekutimin mafioz të biznesmenit. Struktura të shumta të policisë janë angazhuar në kërkim të tij, ndërsa kontrollet po shtrihen në disa qytete.

Hetimet kanë zbuluar një tjetër element të rëndësishëm: përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, një automjet i dytë i dyshuar si i përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar. Dy mjetet po analizohen për gjurmë biologjike, shenja gishtash dhe çdo provë që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve.
Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën Jugore. Sipas ekspertëve, Mehalla është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë ,një metodë tipike e ekzekutimit profesional. Ai sapo ishte futur në automjet kur u sulmua.
Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e Elbasanit dhe vijon kontrollet në banesa, rrugë dytësore dhe zona periferike. Familjarë dhe të afërm të viktimës janë marrë në pyetje për të ndihmuar në identifikimin e konflikteve të mundshme që 43-vjeçari mund të ketë pasur së fundmi.
Burime zyrtare konfirmojnë se Mehalla kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Ky fakt, së bashku me konfliktin e ditëve të fundit, po konsiderohet një pistë e fortë që hetuesit po e ndjekin me përparësi.
Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vazhdon punën për mbledhjen e çdo prove dhe për analizimin e pamjeve filmike të zonës. Autorët vijojnë të jenë ende në arrati, ndërsa priten zhvillime të reja në orët në vijim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Dhjetor07:41
Gjysma e emigrantëve shqiptarë të kthyer duan të ikin sërish! Vështirësitë për ta, edhe më të mëdha se para largimit të parë
Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkoj...
Nga Vehbi Bajrami
AKTUALITET
2 Dhjetor07:32
Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka: Çun Kuraj u arratis së bashku me të shoqen dhe vajzën e 7 muajshe
Nëse skenaristët tanë kërkojnë tema për të realizuar filma të suksesshëm nga jeta reale e njerëzve, le t&eum...
AKTUALITET
2 Dhjetor07:16
Reshje shiu dhe dëbore, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jet&eum...
AKTUALITET
1 Dhjetor22:52
Vrasja në Elbasan, gazetarja: Dyshohet për 2 autorë, ja mesazhi që dhanë
Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me ekzekutimin e regj...
AKTUALITET
1 Dhjetor22:16
“Skema si te ekzekutimi në Rinas”, gazetari tregon se çfarë ndodhi në rrugën ku kaloi vrasësi i Mondi Mëhallës
Analisti Andi Tela tregon se çfarë ndodhte mbrëmë në rrugën Elbasan-Librazhd ku mendohet se ka kaluar makina e personit që...
AKTUALITET
1 Dhjetor21:42
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gazetarja tregon tre pistat që po heton policia
Tre janë pistat ku është fokusuar më tepër hetimi i policisë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla mbr&eum...
AKTUALITET
1 Dhjetor21:29
"Doli me kapuç dhe qëlloi gjashtë herë!"/ Gazetarja Lala jep detaje si u ekzekutua biznesmeni në Elbasani, pistat dhe ortakët
Gazetarja Klodiana Lala dha detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan dhe pistat që po hetojnë autoritetet.
"Ka patur sh...
AKTUALITET
1 Dhjetor21:16
Aksident në Berat, kamionçina me 4 persona fluturon nga rruga dhe përfundon në përrua (VIDEO)
Një aksident u regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Mbreshtan-Pashalli në Berat.
Një mjet tip kamionçinë ka humbur kontro...
AKTUALITET
1 Dhjetor21:09
Korrupsioni në AZHBR nuk ka të sosur. Si u zhvatën 2 milionë euro për sherbelë dhe livando në Malësi të Madhe
Si në shumë skema të tjera të subvencioneve, AZHBR ka abuzuar edhe me skemën e investimeve në fushën e bimëve medicinale...
AKTUALITET
1 Dhjetor20:48
Skandali/ Proda drejtori i keq me shokë të mirë
Nga Flavio Qarri
Në Marrakesh të Marokut u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Interpol. Një bashkëpunim me Shqipërinë...