BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala së fundmi ka konfirmuar se janë sekuestruar një shumë parash te qendra e Harabelit gjatë kontrolleve të BKH-së. Lala e ftuar tek emisioni "Të paekspozuar" u shpreh se gjatë kontrollit janë sekuestruar një shumë parash por pa e specifikuar sesa para janë gjetur. Ajo shtoi se nuk është në gjendje të tregojë nëse shuma e parave është e njëjtë me paratë e deklaruara nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Lala më tej tha se avokatët e Arjola Xoxës dhe Arbër Veliajt janë duke bëra gati një ankimim për Gjykatën e Posaçme për kontrollin e ushtruar nga BKH-ja ndërsa ata e cilësojnë të paligjshëm. Lala foli edhe për kontrollet në dy vilat e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj dhe në kompaninë e tij "Gogel".
"Në kuadër të një hetimi pasuror, të çelur nga SPAK, nga prokurori Olsi Dado, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për disa kontrolle personale dhe të banesave. Gjykata e Posaëme ka firmosur disa urdhër kontrolle banesash dhe kontrolle personale.
Hetuesit e BKH janë paraqitur të premten në mëngjes përpara vilës së Veliajt në Kodrën e Diellit, për të zbatuar vendimin e gjykatës, për kontroll personal ndaj bashkëshortes, Ajola Xoxa. Pasi kanë pritur një orë e 40 minua, kanë hyrë në banesë dhe kanë sekuestruar telefonin e Xoxës. Kanë zhvilluar kontrolle edhe në qendërën Harabel, te galeria dhe te zyra e zonjës Xoxa. Është gjetur shumë e konsiderueshme parash. Te Harabeli janë sekuestruar dokumenta, fatura, etj, të rëndësishme për hetimin. Ky është kontrolli për bashkëshorten e zotit Veliaj. Veliaj ka qenë në Hamburg të Gjermanisë dhe është kthyer të premten në mbrëmjen.
Sa i përket vëllait, Arbër Veliaj, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar kontroll në dy vila, një në Kodrën e Diellit dhe tjetra në Qerret të Kavajës. Në këto vila nuk janë gjetur sende me vlerë të hetimit. Më pas ka patur kontroll pranë kompanisë Gogel, ku janë marrë dokumenta, kontrata, fatura, laptopë, që sipas hetuesve janë me vlerë për hetimin pasuror që po kryhet.
Vendimi i gjykatës nuk është ekzekutuar plotësisht, sepse ishte urdhëruar edhe sekuestrimi i celularit të Arbër Veliajt, por ai nuk ndodhej në banesë ishte në Vienë.
Mund të konfirmoj që gjatë kontrollit në qendrën Harabel, është sekuestruar një shumë e konsiderueshme por nuk jam në gjendje të them nëse është e njëjta shumë që deklaron Sali Berisha. Avokatët mbrojtës të zonjës Xoxa dhe Arbër Veliaj, kanë thënë se po bëjnë gati ankimin në gjykatë, pasi e konsiderojnë të paligjshëm kontrollin.
Konfirmoj nga burime të besuara, që është gjetur shumë e konsierueshme parash te Harabel, që i përket zonjës Xoxa, që të konfirmoj apo provojë, që këto para janë të ligjshme, para që rrjedhin nga aktivitet i ligjshëm ekonomik. Mbetet për t’u parë.
Henrik Ligori, avokati, sa i përket mos sekuestrimit të celularit të Arbër Veliaj, tha se ka dorëzuar shkresë që është i gatshëm ta dorëzojë telefonin. Megjithatë nuk mendoj se do të dorëzojë njeri celular me prova kompromentuese. Sa i përket parave duhet të presim ankimimin dhe cilat janë pikat që ankimojnë mbrojtësit", tha Lala.
SHBA- Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës ...
SHBA- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi kreun e SPAK, Altin Dumani me çmimin e “K...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi transparencën e burimeve të financimit në zgjedhje. M...
Adi Sybardhi TIRANË- Ditën e sotme janë vënë në pranga dy të rinj në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur p...
Foto ilustruese ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se...
Bora SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë më një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve pas rënies pa ndë...
TIRANË- Shoku i Martinit, Luis Meçja dhe familjarët e tij kanë shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhën...
Tiranë TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar një plagosje e një 13-vjeçari pas një sherri në kryeqyte...
policia DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka goditur dy raste mitdhënie në tentativë, duke proceduar penalisht dy drejtues automj...
TIRANA- Një konflikt mes 5 adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Ti...