Wesley humb Botërorin pas dëmtimit të rëndë në miqësoren Brazil–Egjipt!
Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është ...
Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është ...
Projektligji për Amnistinë penale, është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë me 9 vo...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Kamzën ditën e sotme, teksa raportohet...
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksionimin edhe ditën e sotme. Ka të paktën që nga dhjetori i vitit të...
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy a...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës. Një 26-vje&...
Një person ka mbërritur te Spitali i Trauma i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Kamëz. ...
Është arrestuar autori i plagosjes në Shijak, Elton Beqiri. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku i plagosur mbeti Bjo...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka nxjerrë një vendim të vitit 2010, kohë kur në qeveri...
Një 25-vjeçar nga Rubiku i Mirditës është kthyer në një nga figurat më të spikatura dhe më të shp&eum...

Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj.
Belinda Balluku mbërriti e shoqëruar nga avokati i saj rreth orës 08:50, por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.
Balluku akuzohet për abuzim me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
Ndërkohë pak minuta para saj, në GJKKO mbërriti edhe e motra avokate që e përfaqëson, Pamela Qirko.
Belinda Balluku ka përforcuar ekipin e saj ligjor për t’u mbrojtur. Krahas motrës së saj, ekipit të saj iu është shtuar edhe është Ardian Kalia, i cili më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit.
Seanca nisi në orën 09:00 dhe do të zhvillohet për marrjen në pyetje, si edhe verifikimin e kushteve, kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli e Erald Elezi, të cilët akuzohen për abuzim me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
Balluku rrezikon deri ne 5 vite burg
Belinda Balluku mund të rrezikojë deri në 5 vite burg. Kështu thuhet në vendimin e zbardhur të GJKKO, që e pezulloi atë nga detyra dhe i ndaloi daljen jashtë Shqipërisë.
Sipas vendimit të GJKKO, Balluku, e cila tashmë përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuzive në Unazën e Madhe mund të kryejë të tjera krime të rënda, ekziston rreziku të prishë provat dhe të arratiset.
“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim”, sqarohet në vendimin e GJKKO.
Në lidhje me rrezikun që për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet, Gjykata vlerëson se, “në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë”.
Në lidhje me ekzistencën e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës Gjykata vlerëson se, “në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A). ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet”
Masat per Ballukun dhe vartësit e saj
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, sqaroi përmes një njoftimi për shtyp mbrëmjen e të enjtes paligjshmëritë e kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në të cilat është bazuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tyre.
Veç masave të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit të Ballukut, është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Sipas SPAK, masat e sigurimit janë ekzekutuar të enjten.
Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.
Në tenderin me objekt ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, me fond limit më shumë se 18.9 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të pandehurës Belinda Balluku, e cila në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, e deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
“E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘I….dhe A…..’”, citohet në njoftim.
Po ashtu, shpjegohet se në kohën e kryerjes së veprimeve, i pandehuri Evis Berberi ka mbajtur funksionin si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Erald Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar; Gentian Gjyli si drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa të pandehurat Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë qenë specialist të nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Tenderi i dytë në të cilin Balluku është gjetur përgjegjëse është ai i Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë në vitin 2021, me fond limit 2 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ARRSH. Sipas SPAK, ka rezultuar se dhe në këtë rast, Balluku ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejton.
Edhe në këtë rast, Balluku akuzohet se në bashkëpunim me Berberin, tre anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K. e D.Xh, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi, K.K. e M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e tenderit duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë të shpallur fitues.
Sipas SPAK, hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, që vijojnë ende hetimet për këtë çështje, Berberi është nën akuzë dhe i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij.
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, janë paraqitur mëngjesin e së shtunës në GJKK...
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të ve&cce...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.3 lekë. Nd...
Ndërtimi vijon të jetë më tërheqësi për investimin e kapitaleve të lira. Jo vetëm sipërmarrjet që kan&e...
Ashtu si të gjitha luftërat, kudo dhe kurdo që kanë ndodhur ato, edhe ajo që njihet tashmë si “Lufta Antifashiste Nacional...
Energjia, mbi 90% e së cilës vjen nga hidro, është një treg që shënon luhatje të shumta. Në vitet me reshje, prod...
Zhvillohet sot në GJKKO, në orën 09:00, seanca për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra dhe iu hoq e drejta për të dal...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vran&eu...
Policia e Fieri dha detaje për ngjarjen e ndodhur më herët ku u regjistruan edhe të shtëna me armë zjarri. Në ngjarje jan&eum...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pas disa të shtëna me armë zjarri pranë qendrës tregtare ETC. Si...