Një tentativë vrasjeje u regjistrua të enjten, më 29 janar, në mesditë, në burgun e Malandrinës, kur një shqiptar i burgosur me të kaluar kriminale të rëndë, u sulmua me dhunë vetëm pak minuta pas hyrjes në institucion.
Viktima e këtij sulmi të dhunshëm është shtetasi shqiptar 45-vjeçar, Dhimitër Meci, i njohur me nofkën “Dimos”, person me rol qendror në strukturat e krimit të organizuar dhe me një histori të gjatë në raste kriminale të rënda.
“Dimos” ishte sapo transferuar në Malandrino nga Spitali Psikiatrik i Burgjeve të Koridhalosit, ku kishte qëndruar së fundmi për ekspertiza psikiatrike të urdhëruara për çështjen e tij. Mediat greke bëjnë me dije se sulmi ndodhi gjatë përfundimit të procedurës së pranimit në burg.
Para se të mund të dërgohej në krahun ku ishte planifikuar të mbahej, ai u sulmua papritur nga një tjetër i burgosur, i cili iu afrua dhe e qëlloi disa herë me thikë të improvizuar.
Lëndimet që ka marrë cilësohen të rënda, por sipas të njëjtave burime, pavarësisht ashpërsisë së sulmit, jeta e tij nuk rrezikohet në mënyrë të menjëhershme.
Autoritetet trajtojnë incidentin si një përpjekje të qartë ekzekutimi brenda burgut, ndërsa profili i viktimës shpjegon edhe rëndësinë e ngjarjes.
Sipas burimeve policore, “Dimos” konsiderohet një nga “armët kryesore” të natës së Athinës dhe në të kaluarën ka pasur lidhje direkte operative me Panagiotis Vlastos. Emri i tij është përfshirë në dosje voluminoze që lidhen me urdhër-vrasje, rrjete shantazhesh dhe plaçkitje të armatosura.
Veçanërisht rëndësishme është përfshirja e tij në çështjen e njohur të Giannis Lalas. Autoritetet kanë arritur në përfundimin se 45-vjeçari ishte organizatori kryesor dhe “truri” i prapaskenës kriminale të sulmit vrasës që u zhvillua në maj 2025 kundër Lalas.
Gjatë atij sulmi, viktima u qëllua me dhjetëra plumba nga një automatik tip Kalashnikov, por shpëtoi për fat të mirë, pasi blindimi i rëndë i Mercedes-it luksoz që drejtonte rezistoi goditjet.
Megjithatë, përpjekja nuk mjaftoi për ta shpëtuar përgjithmonë. Giannis Lalas u vra më 1 nëntor në Arahova, në një rast që mbetet prioritet për Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar.
Për këtë vrasje janë arrestuar tashmë katër persona, nga Rusia dhe Greqia, të cilët akuzohen për përfshirje në planin ekzekutiv.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Janar21:14
Ervin Resuli i përgjigjet Ilir Pilkut: Mos pështy në sofër ku ke ngrënë! Qumështi i fermerëve nuk është i helmuar
Një reagim i fortë ka ardhur nga Ervin Resuli, i cili kritikon deklaratat e fundit të Ilir Pilkut lidhur me cilësinë e qumështit t...
AKTUALITET
29 Janar21:10
Nën akuzë për vrasjen e Arjan Spahiut/ Partnerja nga Elbasani mbron gjatë dëshmisë Franc Çopjan: Nuk është agresiv
Disa dëshmitarë kanë kaluar njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes para Gjykatës së Krimeve të Rënda n&eu...
AKTUALITET
29 Janar21:07
Greqi, shqiptari goditet me thikë në burgun e Koridhalos
10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar ësht&eum...
AKTUALITET
29 Janar20:29
Media publike: Zbulohet plantacioni i dytë i madh me kanabis i mafies shqiptare në pak ditë
Përsëri, policia e Turingisë në Gjermani ka zbuluar një të ashtuquajtur plantacion të brendshëm me bimë kanabisi &n...
AKTUALITET
29 Janar19:43
‘Cili është hapi i radhës?’/ Adriana Kalaja njofton deklaratë para KLGJ-së për rastin e Irena Gjokës
Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar opinionin publik se ditën e nesërme në orën 10:30 do të japë një deklaratë për ...
AKTUALITET
29 Janar19:21
Plantacione droge dhe skenar rrëmbimi, 7 shqiptarët dalin para drejtësisë gjermane
Autoritetet gjermane kanë deklaruar se një bandë shqiptare e drogës ka operuar në disa plantacione të mëdha kanabisi n&e...
AKTUALITET
29 Janar19:08
Vetëm 21 vjeç, i riu shqiptar kapet me plot 6 kg heroinë. Si ranë hetuesit në gjurmët e tij n
Ai po fshihte 6 kilogramë heroinë dhe 15 kilogramë të tjerë material prerës në çantën e shpinës në gara...
AKTUALITET
29 Janar19:02
“Kisha borxh bixhozi”/ I riu shqiptar justifikohet, por gjyqtari “nuk e fal”. Ja sa u dënua dhe çfarë e pret pas burgut
Një i ri shqiptar do të deportohet nga Britania pasi të shlyej dënimin për shitjen e lëndëve narkotike. Trafikanti i drog&eum...
AKTUALITET
29 Janar18:49
Tomorri për ‘5D’: U vodhën mbi 30 mln euro që u investuan në hotelin në Durrës, asnjë lek nuk është kthyer pas
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës s&eum...
AKTUALITET
29 Janar18:17
Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg
Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë n&...