Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka denoncuar episode të tjera dhune dhe pengimi ndaj gazetarëve gjatë protestave të zhvilluara mbrëmjen e 19 tetorit në Tiranë, duke kërkuar hetimin e rasteve dhe marrjen e masave ndaj punonjësve të policisë përgjegjës.
Sipas njoftimit të UGSH-së, gazetari Armand Bajrami është goditur në shpatull nga një plumb gome, teksa raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bajrami ka bërë me dije se plumbi i gomës e ka prekur tangencialisht dhe se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Një incident i ngjashëm raportohet edhe ndaj një operatori të televizionit Klan, i cili gjithashtu është goditur nga një plumb gome. Probleme gjatë raportimit janë hasur edhe nga gazetarët Elkier Bushkolaj dhe Julian Hoxhaj. Sipas Unionit, ky i fundit është tërhequr zvarrë nga punonjës policie, ndërsa ndërhyrja e kolegëve të tjerë gazetarë ka bërë të mundur lirimin e tij.
Përmes reagimit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i dënon këto veprime dhe u bën thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që të hetojnë rastet e raportuara dhe të marrin masa ndëshkuese për shkeljet e pretenduara.
Reagimi i UGSH:
Reagim Dite i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Episode të tjera dhune ndaj gazetarëve nga punonjës policie në Tiranë
Tiranë më 19.10.2026
Episode të tjera pengimi, shtyrjeje dhe ndalim filmimesh për reporterët janë raportuar gjatë mbrëmjes së sotme pranë Zyrës Informuese të UGSH. Sipas këtyre njoftimeve, kolegu Armand Bajrami ka pësuar goditje në shpatull nga një plumb gome, ndërsa po raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas kolegut Bajrami plumbi e ka prekur tangencialisht dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që goditje të njëjtë ka pësuar edhe një operator i Tv Klan.
Incidente në raportim ka pasur edhe ndaj reporterit Elkier Bushkolaj si dhe Julian Hoxhaj, i cili është tërhequr zvarrë nga punonjës policie, duke shkaktuar reagimin dhe ndërhyrjen e kolegëve të tjerë gazetarë të pranishëm, duke u lënë i lirë.
Nga raportimet e degëve dhe kordinatorëve të UGSH-së në nivel vendi, këto kanë qenë episodet e një mbrëmjeje më parë dhe gjatë ditës së sotme.
UGSH i denoncon këto akte dhe sjellje policore ndaj kilegëve. Kërkojmë nga auoritetet drejtuese të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm si dhe nga struktura e Agjencisë së Mbrojtjes Policore hetimin e rasteve dhe marrjen e masave ndëshkuese ndaj këtyre shkeljeve dhe tejkalimeve ligjore nga punonjësit e policisë.
UGSH njëkohësisht vëren, se në disa raste, nëpër rrjetet sociale qarkullojnë dhe pasazhe audiovizive ku konstatohen shkelje të Kodit të Etikës dhe tejkalim të rolit dhe detyrës si reporter apo gazetar në raportim. Misioni dhe detyra jonë profesionale dhe publike konsiston në raportim kurajoz, të pakufizueshëm dhe në liri dhe sipas parimeve profesionale.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Të rinjtë vijojnë rezistencën para policisë. Një grup vajzash adoleshente janë bërë zinxhir përpara policis&eu...
Gazetari Poli Hoxha deklaroi se një grup aktivistësh, të mbështetur nga juristë, po përgatit një kallëzim penal në ...
Protestuesit kanë debatuar me efektivët e policisë, të cilëve u kanë bërë me dije se nuk paguhen nga Kryeministri Rama, ...
Ish-deputet dhe këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të hënë në emis...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Protestat studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa në mes të tensioneve dhe përplasjeve që kanë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimit të publik...
Saimir Korreshi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku pretendohet se dy persona, pjesë e Policisë së Shtetit debatojnë me n...